Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Vitin e shumëllojshmërisë biologjike

Foto: arkiv
Pas një dekade të luftërave të vështira në mbrojtje të natyrës bullgare, viti 2010, i shpallur Vit i shumëllojshmërisë biologjike, solli disa lajme të mira për të ardhmen e florës dhe faunës së pasur te ne. Mirëpo sipas ekologëve bullgarë, shumëllojshmëria e ruajtur biologjike gjatë një – dy viteve të fundit i detyrohet më shumë krizës financiare, e cila çoi deri në ulje të aktivitetit ekonomik, sesa përpjekjeve të qeverive bullgare.

“Mund të thuhet se Viti i shumëllojshmërisë biologjike ishte më i mirë për natyrën bullgare sesa vitet e kaluara – deklaroi për Radio Bullgarinë Stefan Avramov nga “Fondacioni bullgar Shumëllojshmëri biologjike”. – Kjo është lidhur kryesisht me krizën botërore dhe kufizimin e ndërtimit të hoteleve, gjë që shpëtoi malet tona dhe një pjesë të detit nga asgjësimi i tyre përfundimtar. Mirëpo deri në një shkallë kjo u detyrohet dhe disa ndryshimeve në politikën shtetërore. Për fat të mirë qeveria e re është më pak e prirë nga ajo e kaluar për të dëgjuar argumentet e qytetarëve në dobi të natyrës.”

Ndër lajmet e mira gjatë këtij viti është lëvizja vendimtare sa i përket miratimit të planeve për administrimin e parqeve natyrore bullgare. Bëhet fjalë për reglamentimin e veprimtarive në malet bullgare, shumica prej të cilave janë me statutin e parqeve natyrore. Përjashtim janë vetëm tri parqet kombëtare – Rilla, Pirin dhe Ballkani Qendror. Ata janë me një shkallë edhe më të lartë të mbrojtjes dhe që prej shumë kohe kanë plane të veta për administrim. Pritet që së shpejti të miratohet plani për administrimin e Parkut natyror Stranxha, i cili përfshin malin me të njëjtin emër. Ai gjendet në pjesën më jugore të bregdetit tonë. Pikërisht atje u zhvilluan betejat më të ashpra gjatë dekadës së fundit midis ekologëve dhe sipërmarrësve ndërtimorë. Ata të fundit gëzonin përkrahjen e madhe të bashkive.

“Bashkia Carevo kishe në plan të ndërtonte hotele në bregdet, të cilat pas kësaj t’i shiste. Ideja ishte jo zhvillimi i turizmit, por shitja e tyre e shpejtë dhe përkatësisht arritja e fitimeve të shpejta. Kuptohet shoqëria u shpall kundër këtyre planeve dhe pikërisht nga protestat për Stranxhën filloi procesi i ndryshimit pozitiv në politikën shtetërore ndaj natyrës bullgare.”

Po vëzhgohet një përparim edhe sa i përket ndalimit kaotik të ndërtimit të gjeneratorëve të erës, të instalimeve solare dhe të hidrocentraleve të vogla, sidomos në zonën ekologjike evropiane “Natura 2010”.

“Me ndryshimin e ligjit për ujërat u ndalua dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vogla pa një analizë serioze të ndikimit të tyre mbi mjedisin rrethues – thotë zoti Avramov. – Mirëpo gjatë dy qeverive të kaluara ishin dhënë lejime për ndërtimin e qindra hidrocentraleve. Kjo çoi deri në asgjësimin e sistemeve ekologjike dhe në shumë lumenj tashmë nuk ka peshq.”

Lajmi i mirë është dhe ligji i ri i përgatitur për pyjet. Nën presionin e ekologëve në të ishin bërë ndryshime serioze, të cilat garantojnë ruajtjen e kësaj pasurie të vlershme bullgare – pyjet, të cilat mbulojnë një të tretën e territorit të vendit.

Stefan Avramov nga “Fondacioni bullgar Shumëllojshmëri biologjike” shënon me kënaqësi se opinioni bullgar është aleati më i madh i ekologëve dhe kjo na jep arsye për optimizëm sa i përket ruajtjes së florës dhe faunës në Bullgari, si dhe fakti se si pjesë e BE-së Bullgaria do të jetë e detyruar të respektojë legjislacionin ekologjik të komunitetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD