Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet e huaja janë vendimtare për rritjen ekonomike të Bullgarisë

Makroekonomisti Lëçezar Bogdanov nga “Industry Watch”
Foto: Tanja Harizanova
Kur flitet për të ardhmen e ekonomisë bullgare, tema prijëse duhet të jetë investimet e huaja. Kjo është pozita e makroekonomistit Lëçezar Bogdanov nga “Industry Watch”. Pse analizatori ekonomik e thekson këtë fakt? Sepse diferenca midis viteve të hovit të ekonomisë dhe situatës së sotme është frapante. Vetëm për një vit investimet e huaja në Bullgari u pakësuan tri herë. Në fund të vitit 2010 arritën 884 milionë euro, ndërsa gjatë vitit 2009 vëllimi i tyre tejkalonte 2,5 miliardë euro. Megjithatë ekonomia bullgare “lundron mbi ujë”.

A jeni dakord me tezën se Bullgaria tashmë ka dalë nga recesioni dhe ka filluar faza e rritjes së ekonomisë?

“Shenja të tilla pamë që gjatë pranverës së vitit 2010, por ato vërtetojnë vetëm se aktiviteti i biznesit në të gjithë sektorët ka përfunduar, ai ka arritur fundin dhe një pjesë e sektorëve po rimëkëmben – u përgjigj Lëçezar Bogdanov. – Por njerëzit presin të shohin vrullin e përgjithshëm, domethënë të ketë rritje të prodhimit dhe si pasojë – rritje të investimeve dhe të vendeve të punës. Kjo ende nuk shihet dhe mendoj se nuk do të arrihet kaq shpejt. Në disa sektorë duket se tregu dikton recesionin. Veçanërisht në fushën e ndërtimit të vendpushimeve. Nga ana tjetër vetëm me eksport nuk do të arrijmë nivelet e aktivitetit ekonomik që kishim gjatë vitit 2006, 2007, 2008. Për shkak të prapambetjes së madhe, Bullgaria ka nevojë për investime të huaja të konsiderueshme.”

Investimet janë vendimtare për rritjen e ekonomisë së Bullgarisë, por si Bullgaria do t’i tërheqë investitorët në kushtet e stagnacionit botëror?

“Mendoj se këtë pyetje e bëjmë tashmë 20 vjet, domethënë pas fillimit të tranzicionit ekonomik drejt ekonomisë së tregut. Kjo që e ndalon më fort fluksin e investimeve tani është ndjenja e riskut – komentoi Lëçezar Bogdanov. – Bullgaria ka tatime të ulëta mbi të ardhurat dhe mbi fitimet, kështu që ky është një plus për vendin. Bullgaria është anëtare e tregut mbarevropian që gjithashtu është një plus për biznesin. Por e shohim si të gjitha këto pluset nuk mund ta kapërcejnë frikën dhe ndjesinë e riskut, se Bullgaria do të jetë shteti i radhës që do të falimentojë. Kështu që qeveria duhet të bëjë gjithçka të mundur që të mënjanojë këtë risk makroekonomik dhe politik dhe pastaj të bëjë përpjekjet e nevojshme për të tërhequr investitorë, të cilët kanë plane afatgjata të mbeten në Bullgari. Kjo bëhet me krijimin e një mjedisi të favorshëm për biznes – nga sistemi gjyqësor deri në administratën efektive. Nga një studim i Bankës Botërore gjatë vjeshtës së vitit 2010 shihet si taksat shtetërore në Bullgari bëhen një instrument për ngarkim të dytë me tatime.”

A ka rrezik për një recesion të dytë të ekonomisë bullgare?

“Është e vështirë të bëhet një prognozë kategorike, por patjetër ekonomia bullgare mund të bjerë prapë në recesion, të paktën për dy shkaqe – tha Lëçezar Bogdanov. – Shkaku i parë – shihet se ekonomia botërore, megjithëse jep shenja për rimëkëmbje, ajo nuk është e padyshimtë. Edhe në SHBA, edhe në Evropën Perëndimore problemet nuk janë zgjidhur, megjithë planet shpëtimtare. Shumë banka janë në gjendje të rëndë, buxhetet e disa shteteve evropiane janë në gjendje të tmerrshme. Është e mundur “të importojmë” një krizë të re, në se ajo do të ndodhë në botë gjatë vitit 2011. Përveç kësaj në disa vende kriza po vazhdon – në Greqi, Hungari, Rumani. Në vend të dytë, megjithëse tani për tani zhvillon një politikë të balancuar, qeveria bullgare mund të kërcënojë stabilitetin fiskal. Ka rrezik të marrë rrugën e popullizmit, aq më shumë se po vijnë zgjedhje.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD