Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza demografike shtron disa pyetje para tregut të punës

Për krizën demografike në Evropë flitet që prej shumë kohe. Edhe Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Popullsia e Bullgarisë po pleqërohet dhe kjo ndikon negativisht mbi ekonominë dhe tregun e punës.

Pleqërim më i madh i popullsisë ndër shtetet evropiane po vëzhgohet ndër vendet, të cilat po ecin në rrugën e reformave ekonomike – Lituania, Letonia, Estonia, Hungaria, Rumania, Polonia dhe Bullgaria. Vetëm gjatë vitit 2009, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, popullsia e Bullgarisë është ulur me 41 mijë veta. Sot bullgarët janë rreth 7 milionë e 600 mijë veta. Sipas të dhënave të Akademisë Bullgare të Shkencave vendi ynë është në vendin e katërt në botë për nga shpejtësia e pleqërimit të popullsisë dhe e shtata në botë për nga përqindja e njerëzve të moshës 60 vjeç. Situata te ne karakterizohet me një lindshmëri relativisht të ulët, të gërshetuar me lindshmëri të lartë në shtresat më të dobëta sociale të shoqërisë dhe në disa grupe etnike. Megjithatë duhet të shënohet se kohët e fundit po vëzhgohet ngadalësim i tempeve të uljes së numrit të popullsisë dhe mund të thuhet se bullgarja fillon të lindë më shumë fëmijë, madje mund të thuhet se kemi njëfarë rekordi gjatë 15 viteve të fundit. Gjatë vitit 2009 nataliteti te ne është 10,7 promilë (10,7 fëmijë për frymë të popullsisë), gjithsej për BE-në ai është pak më i lartë – 10,8 promilë. Mirëpo duhet të shënohet se lindshmëria ndër shtetasit bullgarë me origjinë rome është katër herë më e lartë sesa ndër kombësinë bullgare. Nga karakteristika demografike e Bullgarisë shihet gjithashtu se vdekshmëria e fëmijëve është e lartë, si dhe mosha mesatare e popullsisë. Ne, bullgarët, jemi ndër njerëzit më të moshuar në Evropë – mosha jonë mesatare është 41 vjeç e 7 muaj. Në Serbi mosha mesatare është 38 vjeç, kurse në Rumani – 35 vjeç.

Siç është shënuar në Strategjinë për zhvillimin demografik të vendit deri në vitin 2020, raporti i njerëzve të moshës 15 – 19 vjeç ndaj njerëzve të moshës 60 – 65 vjeç është jashtëzakonisht negativ. Kjo do të thotë se ka probleme në lidhje me riprodhimin e krahut të punës në vend dhe në të ardhmen jo shumë të largët do të ketë probleme në ekonomi dhe në tregun e punës. Ky problem është më i ashpër në fshatrat bullgare. Pasoja serioze të pleqërimit të popullsisë po vëzhgohen në sfera të ndryshme: në fushën e rritjes ekonomike, të krahut të punës, kursimeve dhe investimeve. Përqindja në rritje e bullgarëve të moshës mbi 65 vjeç është një sfidë për sistemin e ndihmës sociale, sistemin e shëndetësisë. Popullsia bullgare në moshë aktive në fund të vitit 2009 është 4 milionë e 817 mijë veta. Emigracioni i konsiderueshëm gjatë dy dekadave të fundit ka një ndikim mbi formimin e këtij numri. Pas vitit 1990 dhe në fillim të tranzicionit drejt ekonomisë së tregut shumë bullgarë të rinj dhe të arsimuar emigruan jashtë shtetit, që të kërkojnë realizim më të mirë profesional dhe një mënyrë më të mirë të jetesës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, mund të thuhet se pas vitit 1990 mbi 1 milionë bullgarë janë larguar nga vendi dhe janë vendosur jashtë, gjë që është një sfidë e madhe para ekonomisë dhe tregut të punës te ne.

Rritja e numrit të njerëzve analfabetë dhe keqësimi i strukturës arsimore ndër të rinjtë në moshë deri në 24 vjeç ka një ndikim jashtëzakonisht negativ mbi zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit. Çdo i pestë prej tyre ka arsim më të ulët nga arsimi i mesëm. Sidomos shqetësues është fakti se po rritet numri i fëmijëve nga shtresat e varfra të popullsisë, si dhe nga disa grupe etnike, të cilët nuk e vizitojnë shkollën, edhe pse kohët e fundit situata filloi të ndryshohet.

Biznesi në Bullgari që prej kohe alarmon se po vuan seriozisht nga mungesa e kuadrove të arsimuar dhe të kualifikuar. Sipas Mariana Kocevës, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Statistikave, brezi, që po vjen në tregun e punës, nuk është i arsimuar mjaftë. Sipas saj është mit se po kemi krah pune me kualifikim të lartë. Në fakt ky është përfundimi i një studimi të Dhomës Ekonomike Bullgare për cilësitë e krahut të punës në Bullgari, të bërë ndër 1500 ndërmarrje bullgare. Sipas tij çdo nëpunës i pestë në Bullgari është me kapacitet nën standardeve profesionale të firmës. Duke pasur parasysh se standarde të tilla ka në një numër të kufizuar sektorësh, mund të themi se numri i njerëzve me nivel të diturive nën kërkesat për detyrën përkatëse, është mjaftë më i madh. Në qoftë se shtojmë këtu dhe problemet në fushën e arsimit të lartë dhe profesional, mund të themi se Bullgaria ka një problem serioz me kualifikimin e krahut të punës, thonë ekspertët e Dhomës Ekonomike Bullgare. Nga ana e vet kjo është shkak për prodhueshmërinë e ulët dhe mungesën e konkurrencës të ekonomisë.

Perspektivat e zgjidhjes së problemit fshihen në reformat e shpejta në sferën arsimore, gjë që do të çojë deri në një cilësi më të lartë të arsimit. Pushtetarët shpresojnë se me rritjen e moshës për daljen në pension, do të krijohet një mundësi për mbetjen e specialistëve me kualifikim të mirë, të cilët do të plotësojnë boshllëqet në tregun e punës. Përballimi i problemit të analfabetizmit ndër popullsinë rome dhe krijimi i masave për arsimimin e saj – kjo është pjesë e mundësive për gjetjen e kuadrove profesionalë për disa sfera të ekonomisë. Dhe jo në vend të fundit – ka nevojë për një politikë adekuate për tërheqjen e emigrantëve të arsimuar bullgarë për t’u kthyer përsëri në atdhe.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD