Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria del nga Top-10 i ekonomive me risk

Foto: Архив
10 vende anëtare të BE-së kanë ekonomi me risk më të madh se Bullgaria, ku logjikisht lidere është Greqia. Sipas klasifikimit të agjencisë ndërkombëtare Credit Market Analysis, në të cilin përfshihen 65 shtete nga tërë bota, Bullgaria zë vendin e 20. Para nesh renditen Rumania, Lituania, Belgjika.

Sipas agjencisë mundësia për krizë të detyrimeve në Bullgari llogaritet në 16,2%, ndërsa për Greqinë shifra arrin 58,8% të PBB-së. Çfarë tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave? Sipas informatës së fundit borxhi shtetëror është 14,4% të PBB-së, ku pjesa e borxhit të jashtëm është 9%, kurse e atij të brendshëm – 5,4%. Përveç fqinjës sonë jugore, në vendet e para të klasifikimit janë Venezuela, Irlanda, Portugalia, Argjentina. Me risk më të madh janë dhe ekonomitë e Spanjës, Dubait, Hungarisë dhe Irakut, të cilat gjithashtu hyjnë në Top-10 të ekonomive me risk. Analiza e agjencisë thekson faktin se ndryshe nga vendet evropianoperëndimore, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përjashtim të Hungarisë, regjistrojnë rezultate të mira në fund të vitit të kaluar. Likuiditeti i ekonomive të reja evropiane si Bullgaria, Rumania, Letonia dhe Kroacia, përmirësohet në fund të vitit 2010. Tri vendet me risk më të vogël nga falimentimi janë Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.

Gjatë vitit të kaluar Bullgaria zinte vendin e dhjetë në këtë klasifikim, kurse Rumania ishte në vendin e tetë. Në raportin e ri të agjencisë vendi ynë ka përmirësim me dhjetë pozita. Si do ta komentoni këtë fakt? Me këtë pyetje i drejtohemi analizatorit ekonomik nga “Industry Watch” Georgi Stoev.

“Kjo do të thotë se Bullgaria del nga Top-10 i vendeve me ekonomi me risk më të madh dhe tashmë nuk është në fokusin e investitorëve që nuk e lexojnë tërë raportin – përgjithëson informacionin e agjencisë Georgi Stoev. – Ata lexojnë vetëm rezymenë, të dhjetë vendet e para, dhe në të shohin vende si Greqia, por bashkë me të tashmë figurojnë Irlanda, Spanja, Hungaria. Thjesht, Bullgaria del nga grupi i vendeve, të cilat investitorët më spontanë i konsiderojnë të rrezikshme për investime. Bullgaria, sipas kësaj analize, tani është në grupin e vendeve me risk të mesëm.”

A rrezikohet tani ekonomia bullgare nga falimentimi?

“Qeveria bullgare i shlyen sipas grafikut borxhet e jashtme dhe të brendshme, kurse gjatë dy vjetëve të ardhshëm nuk kemi pagesa të mëdha – përvijon tendencat e borxhit shtetëror të Bullgarisë analizatori ekonomik. – Po të zbatohen të ardhurat e buxhetit sipas parashikimeve, madje zbatimi i tyre të jetë pak nën parashikimet, mendoj se kjo nuk do të kërcënojë aftësinë e Bullgarisë të paguajë borxhet e saj. Por duhet të kemi parasysh se qeveria u premtoi më shumë shpenzime grupeve të ndryshme të qytetarëve. Këto shpenzime mund të zbatohen në qoftë se të ardhurat nga tatimet mblidhen sipas prognozave. Kështu që po të vazhdojë kriza, po të zgjatet stagnacioni dhe të ardhurat nuk zbatohen, do të ketë presion të merren financime të reja dhe si pasojë do të grumbullohen borxhe të reja. Kjo mund të jetë pjesa problematike e ekuacionit.”

Ministri i financave Simeon Djankov është kategorik se Bullgaria ka mjaft para dhe nuk ka nevojë për financim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që do të ngarkojë më shumë detyrimet e shtetit. Sipas tij Bullgaria është një nga tri vendet në BE me borxh më të vogël shtetëror.

“Po, aktualisht niveli i borxhit është shumë i ulët në krahasim me vende të tjera evropiane dhe në qoftë se qeveria do të arrijë ta ruajë nën 20% të PBB-së, do ta konsiderojmë arritje – pohon informatën e ministrit të financave analizatori Georgi Stoev nga “Industry Watch”. – Por po të duhet të dalë në tregjet financiare ndërkombëtare për të marrë një financim të ri dhe interesat rriten në nivelet, në të cilat Greqia merr kreditë e saj, do ta konsiderojmë një ngjarje shumë negative dhe do ta komentojmë si fillimi i një krize të rëndë fiskale, e cila do të transformohet në një krizë politike.”

Prognoza juaj për vitin ekonomik 2011?

“Prognoza ime është konservatore. Pres që stagnacioni të zgjatet edhe gjatë këtij viti, megjithë sinjalet pozitive që vijnë nga eksporti. Sepse ato nuk reflektojnë në tregun e punës në Bullgari, domethënë rritja e eksportit nuk çon në krijimin e vendeve të reja të punës – shpreh pozitën e vet Georgi Stoevi. – Vende të reja të punës do të ketë kur në Bullgari do të hyjnë investitorë të huaj të mëdhenj. Por nuk mendoj se viti 2011 do të jetë viti i investimeve të huaja të mëdha.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD