Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjallërim i dobët në eksportin e verërave bullgare

Foto: BGNES
Shën Trifon respektohet në Bullgari si mbrojtës i vreshtarëve. Ai ka lindur në provincën romake Frigi të Azisë së Vogël, e cila konsiderohet si atdhe i hardhisë dhe verës. E quajnë gjithashtu Zarezan (nga folja bullgare “rezha”, domethënë “pres”), sepse këtë ditë (më 1 shkurt), sipas kalendarit të ri gregorian, ose më 14 shkurt, sipas kalendarit të vjetër julian, bullgarët i presin hardhitë e tyre. Vreshtaria dhe prodhimi i verës janë të njohura në trojet tona akoma nga koha e trakëve të lashtë, krijuesit e festave të Dionisit – festat e verës. Vreshta të jashtëzakonshëm, nga të cilët prodhohet një verë e mrekullueshme, ka edhe sot e kësaj dite, megjithëse kriza botërore e preku edhe këtë sferë.

Kriza globale e preku këtë degë në një moment, kur ajo kishte filluar të dilte nga periudha e tranzicionit nga vitet 90 të shekullit të kaluar, një periudhë gjatë së cilës humbëm shumë prej tregjeve tona tradicionale në Evropën Lindore. Sapo kishte filluar ringjalljen e këtij sektori, edhe në saje të programeve të para aderimit SAPARD të BE-së, kur erdhi kriza e re botërore, e cila kufizoi në një mënyrë drastike tregun e verës. Kriza u ndje më shumë gjatë vitit 2009, është i mendimit prof. Pllamen Mollov, kryetar i Dhomës bullgare të verës. “Tregu u kufizua me 40-45 për qind – saktëson ai. – Kohët e fundit vëzhgohet gjallërim, por akoma nuk mund të thuhet nëse kjo është një tendencë e qëndrueshme.”

Rritja e regjistruar e eksportit të verës për vitin 2010 në krahasim me vitin 2009 është 10 për qind. Eksporti gjatë vitit të kaluar ishte drejtuar kryesisht ndaj Rusisë (pothuaj gjysma prej tij), Polonisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë. Për herë të parë verëra bullgare u përhapën dhe në tregun e Brazilit. Po përpiqemi të vendosemi dhe në tregjet atraktive të Japonisë dhe Kinës. Mirëpo për fat të keq nuk do të mund të gjeni verërat më të mira bullgare në tregjet botërore, sepse tani për tani verërat tona shënojnë sukses në tregjet me çmime më të ulëta, për shkak të raportit të mirë “çmim – cilësi”. Thënë me fjalë të tjera, ato janë nënvlerësuar, sepse nuk gëzojnë famën e verërave franceze, italiane, ose spanjolle.

“Cilësia e verërave franceze nuk është më e lartë sesa ajo e verërave bullgare, madje në disa raste verërat tona janë më të mira – thotë profesor Mollovi. – Mirëpo përveç verës Franca shet gjithashtu histori dhe traditë dhe e bën këtë në një mënyrë perfekte. “Verë franceze” do të thotë “markë të rezervuar”, kurse për verërat bullgare nuk dihet shumë. Kështu qe verërat franceze shiten më shumë, sepse tregu i verërave është shumë konservator. Megjithatë disa vende – prodhuese të reja të verës arritën të vendosen në këtë treg. Mirëpo ato e bënë këtë me sasi të mëdha, çmime të ulëta dhe një cilësi të mirë.”

Bullgaria e vogël nuk mund të imponojë verërat e saj me sasi të mëdha. Ajo mund të ofrojë vetëm një cilësi të lartë. Bullgaria prodhon, edhe pse me sasi të vogla, verëra gjithnjë e më cilësore, na siguron inxhinieri Mollov.

“Në qoftë se para 5-10 vitesh ishte vështirë të shënoheshin më shumë se dhjetë marka verëra bullgare në nivel botëror, sot pothuaj çdo një kantinë mund të ofrojë të paktën nja 2-3 marka verëra të jashtëzakonshme. Gjatë një – dy viteve të fundit në treg u përhapën verëra vërtetë të jashtëzakonshme dhe ky nuk është vetëm mendim yni. Ky është mendim i shumë konkurseve ndërkombëtare, të cilat i paraqitin verërat tona. Prandaj unë jam optimist. Problemi fshihet në reklamë, sepse që të imponohet në treg një verë elitare, duhet të bëhet një hap i madh, ka nevojë për përpjekje afatgjata dhe sistematike për popullarizimin e saj.”

Një prej mënyrave për arritjen e këtij qëllimi është zhvillimi i turizmit të verës. Turistët duhet të jenë në dijeni për verërat tona. Kështu qe, po të doni të provoni verën më të mirë bullgare, ejani në kantinat tona ose në restorantet e mira. Mundësia tjetër janë ekspozitat e specializuara të verës, por atje aksesi është shumë i kufizuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD