Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra për zhvillim ekonomik parashikon një rritje prej 3 për qind të ekonomisë bullgare gjatë vitit 2011

Gjatë këtij viti ekonomia bullgare do të shënojë një rritje prej 3 për qind. Lokomotiva e saj do të jetë industria. Papunësia do të tejkalojë 9 për qind. Shtrenjtimi i jetës gjatë këtij viti do të jetë më i dobët sesa gjatë vitit 2010. Çmimet do të rriten me tempe të ngadalta, por të ardhurat nuk do të ndryshohen. Këto janë parashikimet e Qendrës për zhvillim ekonomik në raportin për ekonominë e Bullgarisë gjatë vitit 2010.

“Bullgaria dhe ekonomia bullgare janë duke dalë nga kriza, edhe pse ngadalë dhe me vështirësi të mëdha – i përgjithëson të dhënat kryetari i Qendrës për zhvillim ekonomik Georgi Proharski. Kjo dalje e vështirë nga recesioni do të vazhdojë dhe gjatë vitit 2011. Ajo është lidhur si me faktorë ndërkombëtarë, ashtu dhe në një shkallë të madhe me probleme të brendshme në ekonominë bullgare. Në fakt Bullgaria filloi të dalë gradualisht nga kriza që gjatë tremujorit të dytë të vitit të kaluar. Viti 2011 gjithashtu do të jetë i vështirë për ekonominë bullgare. Në fund të vitit të gjitha degat do të jenë në fazën e rritjes dhe në fakt efektet e rritjes ekonomike do të ndihen gjatë vitit 2012.”

Çfarë është baza e parashikimeve të ekonomistëve të Qendrës për zhvillim ekonomik?

Tregtia e jashtme mbetet sektori më i suksesshëm i ekonomisë bullgare gjatë vitit 2010. Eksporti u kthye në nivelet para krizës dhe arriti një rritje prej 39 për qind. Një veçori tipike është shumëllojshmëria e tregjeve dhe prania aktive e firmave bullgare në një sërë vendesh nga Azia dhe Amerika Latine.

A përmirësohet klima e investimeve të huaja te ne?

Sipas të dhënave paraprake në vend kanë hyrë afro 900 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja, që është një e treta e mjeteve të tërhequra një vit më herët. Tani për tani nuk ka sinjale se përqindja e investimeve të huaja do të përmirësohet dhe ndoshta vëllimi i tyre gjatë vitit 2011 do të arrijë vetëm një miliard euro. Lajmi i mirë është se Bullgaria vlerësohet si një prej destinacioneve më tërheqëse për outsourcing dhe është ndër 15 shtetet e para në plan botëror.

Si zhvillohet mjedisi i biznesit në Bullgari?

Bullgaria ruan vendin e 51-të në klasifikimin për vitin 2010 të raportit Doing Business 2011 të Bankës Botërore. Raporti konstaton lirinë e bërjes së biznesit në 183 ekonomi. Bullgaria ka arritur përparim në dy fusha – pagimi i tatimeve dhe fillimi i biznesit. Sipas rezultateve të studimeve të ndryshme ndërkombëtare dhe të brendshme, megjithë përpjekjet e vendit, niveli i korrupsionit gjatë vitit 2010 mbetet i lartë. Analizat e Qendrës për zhvillim ekonomik për sistemin financiar te ne tregojnë se ai mbetet i qëndrueshëm dhe është në një gjendje më të mirë nga viti i kaluar. Treguesit kryesorë të sistemit bankar po përmirësohen, kurse aktivët e bankës shënojnë rritje prej 4 për qind. Bujqësia mbetet dega më e financuar dhe e subvencionuar. Mirëpo tani për tani efekti i derdhjes së mjeteve evropiane në bujqësinë bullgare nuk jep rezultate të konsiderueshme. Ekspertët e Qendrës për zhvillim ekonomik prognozojnë se fondet evropiane do të vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e investitorëve ndaj kësaj dege, por kryesisht sa i përket prodhimit të ushqimeve bio. Nuk pritet rritje e të ardhurave gjatë këtij viti. Ekonomistët nga Qendra për zhvillim ekonomik mendojnë se rritja eventuale e pagave në sektorin buxhetor do të jetë e dëmshme për ekonominë bullgare, sepse do të çojë deri në një deficit më të lartë, që nga ana e vet është një sinjal i keq për disiplinën buxhetore te ne.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD
Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD