Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra e re për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Bullgari

Kryeministri Bojko Borisov paraqiti ekipin udhëheqës të dikasterit BORKOR. Në krye të tij është Rumen Millanov (djathtas), ndërsa zëvendësdrejtorë janë Petko Sertov (majtas) dhe Eleonora Nikollova.
Foto: BGNES
Qendra për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar pranë Këshillit të Ministrave tashmë është fakt. Si emër i shkurtuar i dikasterit u shpall BORKOR. Formimi i tij është rezultat i zbatimit të njërës prej masave miratuara nga qeveria muajin korrik të vitit 2010 në përputhje me Mekanizmin e Komisionit Evropian për Bashkëpunim dhe Verifikim në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Qendra e re për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar u krijua me ide dhe me kontributin e ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Ekipi i dikasterit BORKOR do të përbëhet nga 155 veta. 40 prej tyre do të jenë nga organika e Këshillit të Ministrave, ndërsa të tjerët do të punojnë me shërbim dhe do të jenë inspektorë dhe magjistratë nga dikasteret e tera në këtë fushë.

Në krye të qendrës është Rumen Millanovi, i cili ishte këshilltar i kryeministrit Bojko Borisov për çështjet e sigurisë. Sipas tij dikasteri BORKOR do të merret me analizimin dhe vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Qëllimi është të zbulohen vendet e dobëta, të cilët mund të rritin nivelin e rrezikut të korrupsionit ose krimit të organizuar. Për qendrën e re zoti Millanov shpjegoi: “Ideja është, që dikasteri të jetë një strukturë horizontale, në të cilën të gjithë do të punojnë bashkë mbi një projekt. Për të do të shfrytëzohet informacioni, dituritë dhe aftësitë e dikastereve të ndryshme për arritjen e qëllimit definitiv dhe rezultatet më të mira.”

Qendra e re u krijua ashtu, që puna e tij të jetë transparente. Ajo duhet të ketë besimin e mbarë shoqërisë. Për këtë arsye u zgjodhën dy zëvendësdrejtorë, të cilët kanë besimin e partive të ndryshme politike. Në radhë të parë kjo është Eleonora Nikollova – ish deputete e së djathtas dhe eksperte në komisionin parlamentar për luftimin e korrupsionit dhe Petko Sertovi – ish shef i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare në kohën e qeverisë së koalicionit tripartiak në përbërje të Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Zhvillim.

Sipas kryeministrit Bojko Borisov dikasteri BORKOR nuk do të dublojë funksionet e dikastereve të tjera në luftimin e korrupsionit dhe krimit. Për qendrën e re zoti Borisov tha: “Qëllimi i kësaj hallke për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është të ketë besimin e qytetarëve dhe të partive politike. I jam mirënjohës kancelares federale Angella Merkell dhe ministrit të brendshëm gjerman për ndihmën në luftimin e korrupsionit.”

Në qendrën e re do të pranohen dhe do të kontrollohen të gjitha sinjalet për praktika korruptuese, duke përfshirë edhe kundër strukturave të larta si Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Nëse do të zbulohen fakte të padiskutueshme, atëherë prokurorët do të kenë fjalën e tyre. Qëllimi është të hetohen sinjalet dhe mezi pas kësaj të ndërmerren masat e domosdoshme.

Pasi u zgjodh në postin e zëvendësdrejtoreshës së dikasterit BORKOR Eleonora Nikollova tha: “Brenda gjashtë viteve të fundit si politikane, ashtu edhe si eksperte, punova kryesisht për luftimin e korrupsionit. Për mua është një sfidë dhe kënaqësi të punoj në këtë fushë, për të cilën po përgatitesha tërë jetën.”

Zëvendësdrejtori tjetër i dikasterit Petko Sertov tha: “Për mua është nder të punoj në këtë qendër. Gjatë tërë rrugës profesionale kam luftuar korrupsionin. Kemi shumë punë për t’u bërë, por shpresoj, se do të justifikojmë besimin.”

Qendra e re për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar do të financohet nga buxheti. Puna e saj do të udhëhiqet nga një Këshill Konsultativ me kryetar zëvendëskryeministrin dhe ministër të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov. Në përbërjen e këtij këshilli do të ketë përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD