Në fushën e artit teatral talenti i aktores Desisllava Minçeva njihet me lojën e saj të shkathët me kukulla, me aftësitë e saj tërheqëse të kërcimit dhe me personazhet e saj dramatike. Ajo studioi në Akademinë Kombëtare për Artin Teatral dhe Filmor në Sofje. Gjatë vitit 1955 mbaroi për aktore në Degën e Teatrit të Kukullave në kursin e prof. Atanas Illkov. Në tandem me bashkëshortin e saj regjisori Petër Todorov, Desisllava Minçeva shënoi sukseset e veta më të mëdha teatrale. Të dytë krijuan Qendrën e Arteve “Për Rodopet” në fshatin Bostina, afër vendlindjes së aktores – qyteti Smoljan, Bullgari Jugore.
“Erdhëm këtu para 10 vjetëve, blemë një shtëpi dhe mbetëm në fshat – rrëfen Desisllava Minçeva. – Kështu lindi ideja që të krijojmë një qendër, e cila t’u shërbejë spektakleve tona. Blemë kopshtin e vjetër të fëmijëve dhe shpresojmë se do ta bëjmë një vend, ku njerëzit e artit do të vijnë dhe do të krijojnë.” Spektaklet e realizuara në qendër: “Anatomia e skajit” me pjesëmarrjen e aktores së njohur bullgare Zlatina Todeva, “Pula me karficën”, “Delta”, “Unë, Shpirti”, “Flokët”, kanë mbi 150 shfaqje në shumë vende të Evropës dhe Azisë, në Australi dhe ShBA. Me shfaqjen “Pula me karficën” Desisllava Minçeva fitoi çmimin për interpretim më të mirë teatral në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave “Dy janë pak, tre janë shumë” në qytetin Plovdiv, po ashtu dhe çmimin për aktore më të mirë në festivalet në Zagreb (Kroaci), (Bakëu) Rumani, dhe në Korçë. Projekti më i ri i familjes artistike është spektakli për fëmijë dhe të rritur sipas përrallës “Kumbulla për plehra”. Për interpretimin e saj origjinal në të aktorja mori nominim për çmimet “Ikar” të Bashkimit të Artistëve në Bullgari, të cilat do të bëhen të ditura më 27 mars.
“Jam shumë e kënaqur se për herë të dytë jam nominuar për çmimet “Ikar” – thotë ajo. – Gjatë vitit 2006 isha përzgjedhur në sajë të interpretimit tim në spektaklin “Pula me karficën”, por atëherë ia dhanë çmimin profesorit tim, që ishte logjike. Këtë vit në kategorinë “Teatri i kukullave” jam përzgjedhur bashkë me dy artistë të tjerë të talentuar – Rin Jamamura dhe Pllamen Mirçev – Mirona, të cilët janë nominuar për skenografi dhe muzikë. Jemi shumë të ndryshëm. Sipas meje secili prej nesh është fitues. Fatkeqësisht në çmimet “Ikar” ne, aktorët e kukullave, kemi vetëm një vlerësim dhe është pak e shtrembër ai të ndahet në këtë mënyrë. Por fakti se jam nominuar është një lloj fitimi. Për mua është nder, sepse njerëzit rreth meje kanë vlerësuar punën time.”
Rasti i krijimit të spektaklit “Kumbulla për plehra” u bë pjesëmarrja në projektin ndërkombëtar të KE-së “Det prej mitesh”, i cili kishte për qëllim të zbulojë pikat e përbashkëta në trashëgiminë e përrallave të Bullgarisë, Greqisë, Italisë dhe Rumanisë. Regjia e Petër Todorovit ofron një lexim bashkëkohor të përrallës popullore bullgare, i cili nxisë qeshje si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit. Përralla tregon se si një burrë kërkon nuse për djalin e tij. Ai ofron kumbulla për plehra. Vajza, e cila i sjell më shumë plehra nga shtëpia e saj, do të marrë më shumë kumbulla. Në fund vjen një vajzë, e cila ka mbledhur vetëm pak plehra në dorë, dhe burri e merr për nuse. Në sajë të lojës së shkathët të Desisllava Minçevës kukullat ringjallen dhe përngjajnë si aktorë të maskuar, që vallëzojnë nën tingujt e muzikës popullore. Në këtë teatër familjar merr pjesë dhe djali i teatralëve – 8-vjeçari Joan-Asen, cilit i përket ideja për gomarin që shndërrohet në kamion. Si realizim shfaqja është interesante – në të kukulla me madhësi sa të një njeriu vallëzojnë, këndojnë dhe përpiqen të lexojnë.
“Sipas meje ka të gjithë komponentët e duhur për një spektakël me kukulla – ka kukulla, ka aktor, shpjegon Desisllava Minçeva. – Më e ndryshme është loja ime. Nuk ka tekst të fiksuar, me të cilin të punoj. Kjo më jep në një farë mënyre liri – të shfaqem ashtu siç i ndjej gjërat. Prandaj “Kumbulla për plehra” është spektakli im më i dashur. Zakonisht te teatri i kukullave ka tekst, skenografi, kukulla, më pas vjen regjisori dhe fillon loja. Ne kemi vetëm një pikënisje – përralla. Gjatë një muaji kërkoja dhe studioja muzikë popullore bullgare. Puna me skenografen Hanna Shfarc ishte shumë e mbarë. Spektakli dallohet nga të tjerat, sepse është i thjeshtë. As skenografia, as kukullat janë të komplikuara. Vetë ato janë interesante, mbase mënyra e lojës sime është më speciale.”
Gjatë vitit të kaluar spektakli “Kumbulla për plehra” fitoi dy çmimet e para në Festivalin e XIX-të Ndërkombëtar “Dy janë pak, tre janë shumë” në Plovdiv – për spektaklin më të mirë në gjuhën bullgare nga juria ndërkombëtare dhe për spektaklin më të mirë bullgar. Çmimi i dytë u dha nga Fondacioni “Projektet Juglindore” me seli në qytetin holandez Dordrecht. Spektakli “Kumbulla për plehra” është ftuar në Teatrin e Sofjes 199, ku do të shfaqet edhe disa stina të tjera. Gjatë marsit ai do të marrë pjesë në Festifalin Ndërkombëtar në Izmir bashkë me spektaklin vallëzor “Flokët” të Qendrës “Për Rodopet”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..