Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva për reagimin evropian në raste të krizave në sfondin e ngjarjeve në Libi

Eurokomisionerja e ndihmës humanitare dhe reagimit në raste krizash Kristalina Georgieva është kategorike se pavarësisht nga vështirësitë KE-ja do të jetë gati për një fluks të madh eventual refugjatësh.
Foto: BGNES
Situata në Libi bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar për shkak të elementit humanitar brenda shtetit libian, në kufijtë dhe potencialisht – në tërë botën. Këtë e tha eurokomisionerja e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagimit në raste krizash Kristalina Georgieva në një ligjëratë në Sofje me temë “Influenca e botës që po ndryshohet mbi reagimet evropiane në raste krizash”. Ajo tha se ekipi i saj punon për të përballuar valën e madhe të refugjatëve nga Libia. Sipas saj ndër rrjedhimet e krizës në Libi mund të përmenden: rritja e numrit të të plagosurve dhe të viktimave dhe mungesa e mundësisë për organizatat humanitare të punojnë në pjesën lindore të shtetit. Por aspekti më serioz i problemit është ai ekonomik – rritja e çmimit të naftës, që do të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve, varfëri dhe uri. Në lidhje me situatën që ndryshohet shpejt komisionerja evropiane Kristalina Georgieva tha se ka biseduar me kryeministrin Bojko Borisov për gatishmërinë e Bullgarisë për ndihmë.

“Lutja ime ndaj tij dhe ndaj shteteve të tjera anëtare të BE-së është që të kanë gatishmëri për bashkëpunim, sepse situata ndryshohet çdo ditë. – shpjegoi ajo – Do të kemi nevojë për avionë ose anije, të cilët do të dërgohen atje, ku zhvillohet konflikti. Tani dëshirojmë që Bullgaria të dërgojë një avion tjetër dhe në të ardhmen në se kemi nevojë – të ketë gatishmëri për fluturime të tjera. Fakti se tashmë u bombardua një spital tregon se nga pikëpamja humanitare situata do të vazhdojë të vështirësohet. Deri tani pjesa më e madhe e këtyre 215 mijë vetave, të cilat ikën nga Libia janë të huaj që kanë punuar në Libi. Por tashmë rrit numri i libianëve, të cilët dëshirojnë të gjejnë strehim në ndonjë shtet evropian.”

Eurokomisionerja e ndihmës humanitare dhe reagimit në raste krizash Kristalina Georgieva është kategorike se pavarësisht nga vështirësitë KE-ja do të jetë gati për një fluks të madh eventual refugjatësh.

“Kur shfaqen refugjatë libianë, të cilët dëshirojnë të shpëtohen nga dhuna brenda shtetit, kjo do të jetë një problem tjetër – atëherë do të duhet t’i ofrojmë refugjatët kushte të përshtatshme për jetë – tha Kristalina Georgieva – për këtë problem punojmë që nga fillimi i krizës. Skenari më dramatik është lufta qytetare, atëherë mijëra njerëz do të kërkojnë strehim. Evropa është gati për këtë skenar me një direktivë për pranimin e refugjatëve. 25 nga 27 shtetet evropiane morën përgjegjësi dhe do të pranojnë refugjatë.”

Më 11 mars sivjet do të zhvillohet një Këshill i jashtëzakonshëm, në të cilin liderët e BE-së do të diskutojnë në detale krizën në Libi. Çfarë janë hapat konkrete të parashikuara nga Komisioni Evropian dhe nga eurokomisionerja Kristalina Georgieva?

“Në lidhje me ndihmën humanitare do të punojmë në tri drejtime – shpjegoi ajo. – Në vend të parë do të garantojmë financimin e veprimeve humanitare. Tani për tani rritim shumën që e parashikojmë – nga 3 miliona deri më 30 milionë euro. I bëjmë thirrje shtetet evropiane gjithashtu të ndihmojnë. Disponojmë me 50 miliona euro që mund të lëshohen për veprime humanitare. Nga OKB-ja do të ofrojnë 160 miliona dollarë për krizën libiane. Nëse ka nevojë ne do të diskutojmë dhe mund të lëshojmë edhe më shumë mjete. Përveç kësaj krijuam një urë humanitare ajrore dhe ujore. Bullgaria merr pjesë në të. Kemi një qendër koordinimi, në të cilën punojnë 15 veta. Ajo ndodhet në kufirin midis Tunizisë dhe Egjiptit. Qëllimi i këtij ekipi është që të koordinojë veprimet me organizatat e tjera si Organizata e OKB-së për refugjatët, Organizata ndërkombëtare të migrimit, Kryqi i kuq etj.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD