Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 10 vjet çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 10 për qind

Foto: Tanja Harizanova

Me 200 për qind rritën çmimet e pronës së patundshme në Bullgari gjatë 10 viteve të fundit. Dhe kjo nuk është e rastit. Mezi në fillim të shekullit të ri në Bullgari u vendos tregu i vërtetë i pronës së paluajtshme. Të dhënat janë nga analiza e Agjencisë së Pronës së Patundshme Bulgarian Properties. Ato iu bazohen informacionit të Institutit Kombëtar Statistikor dhe Agjencisë së Regjistrimeve. Nga viti 2000 deri në vjeshtën e vitit 2008, kur filloi kriza në Bullgari, çmimet e banesave shënuan një rritje të vazhdueshme. Pas kësaj periudhe filloi rënia e çmimeve. Niveli mesatar i rritjes së çmimeve gjatë kësaj dekade për kryeqytetin ishte 171 për qind. Në fillim të viteve 2000-2001 çmimet e pronës së patundshme në Bullgari ishin tepër të ulëta. Pikërisht atëherë u formua tregu i pronës së paluajtshme. Ky ishte një nga shkaqet për çmimet e larta brenda këtyre 10 viteve. Autorja e analizës dhe drejtoreshë operative e kompanisë Polina Stojkova shpjegon:

“Dekada e analizuar ishte e para, pas krijimit të tregut të pronës së paluajtshme në Bullgari. Në fakt gjatë kohës së socializmit gjithçka i rregullonte shteti. Kështu që kjo ishte një periudhë, në të cilën nuk ekzistonte treg të pronës. Në vitet 90, gjatë periudhës së tranzicionit kishte hiperinflacion. Krahas kësaj mungonte edhe iniciativa për ndërtimin e banesave. Për këtë shkak baza e çmimeve fillestare ishte tepër e ulët. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor në këtë periudhë çmimet lëvizeshin përafrisht 6 leva, ose 3 euro, për një metër katror. Kështu që në atë kohë të pasigurt, në mungesën e interesit nga jashtë ndaj pronës bullgare, në mungesën e kreditimit dhe me çmime të tilla, nuk mund të flitej për treg modern të pronës. Prandaj në analizë si vit fillestar i krijimit të tregut të pronës së paluajtshme në Bullgari tregohet viti 2000. Procesin e ndoqëm për periudhën e pastajme prej 10 vitesh.”

Nëse do të krahasojmë zhvillimin e tregut tonë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, në ç’vend radhitet Bullgaria, deshëm të mësojmë nga zonja Stojkova:

“Akoma çmimet në Bullgari janë nga më të ulëtat në Evropë, sidomos pas rënies në vitin 2008. Çmimet në Sofje janë përafërsisht 800 euro, gjë që është një nivel tepër i ulët për një kryeqytet evropian. Brenda periudhës së analizuar prej 10 vitesh, të gjitha tregjet përjetuan një bum të çmimeve, jo vetëm ai bullgar. Në përmasë botërore shihej një tendencë për investimin e kapitaleve në pronën e patundshme. Tani tregjet janë relativisht të qeta. Mund të thuhet, se me gjysmë vit tregu bullgar mbetet mbrapa nga tendencat dhe proceset në përmasë botërore.”

Investimet në pronën e patundshme ishin jashtëzakonisht të larta gjatë 10 viteve të fundit. Që nga viti 2003 kapitalet e huaja tek ne orientohen kryesisht në fushën e pronës së paluajtshme. Ky proces ishte karakteristik jo vetëm për Bullgarinë. Edhe në përmasë botërore shiheshin fenomene të tilla. Kriza ekonomike në SHBA-në filloi pikërisht nga ky sektor.

Me çfarë karakterizohet tregu i sotëm i pronës së paluajtshme?

“Investitorët tashmë nuk presin fitime aq të mëdha dhe shitjet spekulative u kufizuan. Nuk mund të pritet një rishitje të shpejtë me fitim të madh – komenton situata e tregut Polina Stojkova. – Te tregu i pronës shihen dy faza – herë ka kërkim të madh, herë nuk shfaqet interes ndaj asnjë loje prone. Në Bullgari mund të shihet në plan afatgjatë si lëvizen çmimet dhe si zhvillohet tregut. Mund të thuhet se kulmi i tregut ishte në vitin 2008. Prej disa muajve shihet një stabilizim i çmimeve. Pas kësaj pritet të gjallërohet kërkimi, gjë që do të provokojë një rritje të çmimeve. Parashikohet, që deri në fund të vitit do të ketë një rritje nga 2 deri në 5 për qind, por në kusht, se situata ekonomike do të vazhdojë të përmirësohet dhe nuk do të ketë rënie ekonomike, pas zhvillimeve të fundit botërore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD