Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlerësim i pavarur i projektit për Centralin atomik “Belene”

Sipas një analize të Institutit për ekonominë e tregut, ndërtimi i centralit “Belene” do të kushtojë dy herë më shumë nga shuma e shpallur paraprakisht.
Foto: BGNES
Deri më 2020-2025 sistemi energjetik bullgar nuk do të ketë nevojë për kapacitete të reja. Bullgaria duhet të zhvillojë energjetikën e saj bërthamore, por nëpërmjet zgjerimit të centralit të parë atomik “Kozlloduj”. Nuk ka nevojë për ndërtimin e centralit të dytë atomik. Ky është përfundimi i raportit të përgatitur nga ekspertët e Institutit për ekonominë e tregut.

Sipas këtij instituti tri qeveritë e fundit te ne nuk kanë diskutuar mundësinë për zgjerimin e centralit atomik “Kozlloduj”. Në të njëjtën kohë vite me radhë përgatitej një projekt për ndërtimin e centralit të dytë atomik “Belene”. Në raport shënohet se projekti “Belene” do të kushtojë mbi 11.5 miliardë euro, ose dy herë më shumë nga shuma e
Krasen Stançev
shpallur paraprakisht. Sipas Krasen Stançevit, një prej autorëve të analizës, centrali i dytë atomik do të jetë aq i shtrenjtë, sepse do të ketë nevojë për ndërtimin e kapaciteteve të posaçme, si dhe të përçuesve elektronikë me gjatësi mbi 600 kilometra. Përveç kësaj te çmimi i centralit, i shpallur nga investuesi rus për 6.3 miliardë euro, shtohet ndërtimi i infrastrukturës së sheshit, një punishte për përpunimin e mbeturinave, një depo e përkohshme, si dhe ndërtimi i një depoje të përhershme për lëndën e prodhuar djegëse. Në raport shënohet se teknologjitë bërthamore ruse, të cilat do të instalohen në Centralin atomik “Belene”, janë tashmë me karakteristika të vjetra. Ekspertët e Institutit të ekonomisë së tregut kanë llogaritur se investimet për ndërtimin e centralit të dytë bërthamor “Belene” do t’i kushtojnë çdo një familjeje bullgare 4 200 euro.

Çmimi për një kilovat orë, të prodhuar në centralin e ri do të kushtojë 14 eurocentë, që do të jetë tri herë më shumë, shënohet në raport. Pritet që energjia elektrike për konsumatorin të shtrenjtohet me më shumë se 50 për qind. Raporti i Institutit të ekonomisë së tregut tregon se gjatë periudhës 2003-2005 nevojat e Bullgarisë për energji elektrike ishin zmadhuar. Qëllimi i analizave ishte për të treguar nevojën për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore. Sipas studimeve të institutit, balancat energjetike në vend tregojnë se nuk pritet rritje e konsumimit të energjisë elektrike nga ekonomia bullgare. Analizatorët e Institutit të ekonomisë së tregut parashikojnë se ndoshta Centrali atomik “Belene” nuk do të mund të eksportojë energji elektrike për Evropën Juglindore, kurse ky është qëllimi kryesor ekonomik i centralit bërthamor. Ata nuk presin që Serbia të përfshihet si investitor në projektin e ndërtimit të centralit atomik “Belene”, siç ishte varianti i parë, sepse strategjia kombëtare e vendit parashikon ulje të importit të energjisë elektrike. Sipas raportit edhe Turqia, së cilës që prej vitesh i shitim rrymë elektrike, nuk do të jetë klient i Bullgarisë në të ardhmen jo shumë të largët, sepse ajo është duke ndërtuar kapacitete të saj bërthamore. Sa i përket pavarësisë energjetike të Bullgarisë analizatorët nga Instituti i ekonomisë së tregut janë kategorikë se po të realizohet projekti i centralit atomik “Belene”, energjetika bullgare do të bëhet e varur 80 për qind nga teknologjitë ruse dhe nga resurset energjetike ruse, gjersa varësia e tanishme e Bullgarisë sipas Eurostat llogaritet për rreth 60 për qind.

Krasimir Llakov
“Nuk mund të ketë pavarësi energjetike. Pasi centrali është me teknologji të huaja, mirëmbajta e tij gjithashtu do të jetë e huaj – është kategorik ekonomisti Krasimir Llakov. Po theksohen argumente se Bullgaria do të mbizotërojë 51 për qind prej centralit. Mirëpo këto përqindje janë parashikuar, që të paguhet kredia. Nuk duhet të mendoni se ndonjë tjetër do të paguajë. Ky investim do të paguhet nga Bullgaria. Ose do të ketë një skemë të blerjes së lëndës djegëse, siç është në Turqi, ose do të ketë ndonjë mënyrë tjetër, sipas së cilës Bullgaria do ta paguajë kredinë. Domethënë këto 51 për qind de facto nuk do të jenë bullgare dhe në qoftë se Bullgaria nuk i paguajë kreditë e veta, ato mund të bëhen të huaja në kuptimin tekstual të fjalës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD