Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familjet bullgare do të dalin më vështirë nga kriza se biznesi

Familjet bullgare fillojnë të shkëputen nga fundi, deri në të cilin i çoi kriza ekonomike, por rimëkëmbja do të jetë e vështirë dhe e vazhdueshme. Kështu Georgi Stojçevi, drejtor ekzekutiv i Institutit “Shoqëria e hapur”, komentoi të dhënat e studimit kombëtar të efektit të krizës mbi familjet në vend. Studimi është një nismë e përbashkët e “Shoqërisë së hapur” dhe Bankës Botërore.

Gjatë marsit të vitit 2011 23% të familjeve bullgare pohojnë se janë prekur nga kriza, që është me 6% më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Humbja e punës, rroga e pakësuar, vonimi i pagesave, leja e detyrueshme e papaguar janë një pjesë e efekteve negative të krizës që pësojnë njerëzit. Niveli i varfërisë tek ne mbetet i qëndrueshëm dhe i lartë për BE-në – 21%. Dy të treta të familjeve bullgare pohojnë se jetojnë në kufirin e mbijetesës, 5% kanë borxhe. Për shkak të mjeteve të pamjaftueshme njerëzit kufizojnë shpenzimet e tyre për korrent elektrik, ujë dhe ngrohje, si edhe për veshje dhe këpucë. Te njerëzit me të ardhura më të ulëta vërehen dhe masa më radikale si pakësimi i konsumit të ushqimeve bazë dhe shmangia e ngrënieve. Çdo familje e pestë privohet nga medikamentet e nevojshme dhe vizitat mjekësore.

“Kriza ekonomike do t’u ndikojë familjeve më gjatë sesa ekonomisë në tërësi – komentoi Georgi Stojçev. – Ka dhe një veçanti tjetër. Derisa disa efekte të krizës mund të jenë pozitive për ekonominë në një plan afatgjatë – për shembull kriza ekonomike çon në rritjen e prodhueshmërisë së punës, mënjanimin e prodhimeve joefektive, për familjet kriza ekonomike krijon më tepër rreziqe afatgjata. Për shembull fëmijët që kanë dalë nga sistemi i arsimit për shkak të krizës ose njerëzit që sot nuk kanë marrë një mjekim adekuat, sepse nuk kanë mjete për të, do të bien në një situatë të rëndë afatgjatë.”

Megjithëse ulja e të ardhurave mesatare tashmë ka ndalë, kriza ka çuar në rritjen e pabarazisë sociale në shoqëri, tregojnë të dhënat e studimit. Tregu i punës mbetet jo stabil. Për këtë flet fakti se numri i njerëzve që deklarojnë se kanë gjetur punë gjatë të 12 muajve të fundit është më i vogël se numri i atyre që pohojnë se e kanë humbur punën. Sipas analizatorëve kjo do të thotë se ende nuk ka premisa për pakësim të papunësisë.

Kur familjet bullgare do të ndiejnë realisht tendenca pozitive në mënyrën e jetesës?

“Kjo që mund të prognozohet është se me siguri rimëkëmbja e tregut të punës do të bëhet disa muaj pas rimëkëmbjes së treguesve të tjerë makroekonomikë për zhvillimin e vendit – tha Georgi Stojçev. – Domethënë më parë do të shohim një përmirësim gradual të rritjes së PBB-së së vendit dhe ndoshta pas 6 muajve deri në një vit ai do të çojë në përmirësim të tregut të punës. Pra, më parë do të shihen efektet si ulja e papunësisë dhe pastaj familjet do të ndiejnë këto tendenca pozitive.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD