Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Robotët – nga fantastika drejt realitetit

Robotët mund t’i ndihmojnë njeriut në jetën e përditshme
Foto: arkiv
Robotë, të cilët mund të komunikojnë me njerëzit, të përvetësojnë vetë dituri, të ekzekutojnë detyra të ndryshme – e gjithë kjo, e cila deri përpara pak kohe ishte fantastikë shkencore, tashmë po fillon të bëhet realitet. Merita për këtë është e shkencëtarëve nga tërë bota. Një prej tyre është dhe bullgari doktor Petër Kormushev. “Ideja është që të mund të komunikojmë me robotët në të njëjtën mënyrë të natyrshme, në të cilën komunikojmë çdo ditë me njerëzit. Përveç kësaj përpiqemi që robotët të mund të kryejnë gjithnjë e më shumë detyra në jetën e përditshme” – na shpjegoi shkencëtari i ri.

Mirëpo a ka rrezik që njeriu të zëvendësohet nga roboti?

“Ky nuk duhet të jetë qëllimi ynë – është kategorik doktor Petër Kormushev. – Tani për tani qëllimi ynë është që të krijojmë robotë, të cilët mund të jenë asistentë shumë të mirë të njerëzve dhe të zbatojnë të gjitha detyrat e vështira, të cilat rrezikojnë shëndetin e njeriut, ose janë shumë të mërzitshme për njerëzit, si dhe detyra të tilla, për të cilat duhet shumë forca të mëdha fizike. Për shembull tani, pas këtyre ngjarjeve tragjike në Japoni, ka nevojë për makina të mëdha, të cilat t’i ndihmojnë njerëzit në pastrimin e mbeturinave dhe në kërkimin e njerëzve të zhdukur. Mirëpo qëllimi kryesor për mendimin tim në të ardhmen e afërt është krijimi i një intelekti artificial, kështu që robotët të mund të adaptohen më lehtë dhe të mund të zbatojnë detyra më të ndryshme. Deri tani të gjithë robotët e projektuar mund të zbatoheshin vetëm detyra konkrete dhe akoma nuk ka një robot universal, i cili të mund të përdoret në situata të ndryshme. Kjo sipas meje do të jetë qëllimi kryesor gjatë 20-30-40 viteve të ardhshme – sajimi i robotëve universalë.”

Petër Kormushev ka mbaruar dy magjistratura – “Intelekt artificial” dhe “Informatikë bio dhe mjekësore” në Fakultetin e matematikës dhe informatikës pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Ai ka mbaruar aspiranturë në Institutin e teknologjive në Tokio të Japonisë. Disertacioni i tij u është kushtuar metodave për përshpejtimin e trajnimit të robotëve, me përdorimin e simulimeve kompjuterike. Metoda e propozuar nga ai Time Hopping/Time Manipulation, e përshpejton shumë herë trajnimin në simulim dhe mund të aplikohet për një stërvitje më efektive të robotëve. Shkencëtari i ri është mbajtës i disa çmimeve prestigjioze. Nga rreth një vit e gjysmë punon si postdoktorant në Institutin italian të teknologjive në Gjenovë. Interesat e tij studiuese përsëri janë në fushën e përpunimit të algoritmeve për trajnimin dhe vetëtrajnimin e robotëve.

“Studimet e mia shkencore janë në dy drejtime. Njëri është trajnimi nëpërmjet imitimit – shpjegon doktor Kormushev. – Në këtë drejtim po krijoj algoritme, të cilat e ndihmojnë robotin për të marrë dituri, të demonstruara nga njerëzit. Drejtimi tjetër është lidhur me vetëtrajnimin e robotëve. Bëhet fjalë për metoda, nëpërmjet të cilave roboti vetë i gjen mënyrat e kryerjes së detyrës përkatëse. Kjo është një metodë relativisht e re, e cila e lejon robotin për të llogaritur vetë se cilat janë veprimet e domosdoshme për ta zbatuar detyrën. Kjo është një metodë perspektive, e cila sipas meje ka të ardhme, por ende nuk është përpunuar mjaftë mirë. Mënyra, në të cilën një robot mësohet është e ngjashme me mënyrën në të cilën një fëmijë do të mësohej. Roboti fillon me asnjë përgatitje dhe gradualisht mësohet vetë se si ta kryejë detyrën.”

Cilat janë përparësitë dhe aplikimi i metodave, mbi të cilat është duke punuar shkencëtari i ri?

“Përparësia kryesore është se një ditë, kur robotët do të mund të përdoren në më shumë shtëpi, pronarët e tyre do të mund t’i mësojnë për të kryer detyra, të cilat vetë krijuesit e robotëve nuk i kanë parashikuar – shpjegon ai. – Robotët do të mund të përdoren për zbatimin e shumë detyrave. Ky është dhe synimi ynë. Mirëpo, gjersa të arrihet deri në këtë moment, do të kalojnë shumë vite, sepse tani për tani robotët janë shumë të shtrenjtë. Madje pjesët më të thjeshta të robotëve, për shembull motorët, ose transmisioni, ende kanë një çmim shumë të lartë. Një prej faktorëve për çmimin e lartë të robotëve është prodhimi i tyre i kufizuar. Kjo që tani për tani duhet të bëhet, që të përhapen robotët në jetën e përditshme është ulja e çmimit të tyre në vend të parë dhe përmirësimi i zhdërvjelltësisë së tyre në vend të dytë, që të mund të mësohen nga pronarët e tyre në zbatimin e detyrave të ndryshme” – tha në përfundim doktor Petër Kormushev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD