Tepër i hollë është kufiri ndarës i njerëzve në të shëndoshë dhe të sëmurë. Secili prej nesh në një moment të caktuar nga jeta hyn dhe në rolin e pacientit. Atëherë përveç kësmetit me dobi është dhe njohja dhe respektimi i të drejtave të pacientëve, si nga ana e mjekëve, ashtu dhe të vet të sëmurëve. Rreth kësaj çështjeje u vërtit dhe debati, kushtuar Ditës evropiane të pacientit – 18 prill. Nën çatinë e Akademisë Ushtarako-mjekësore në kryeqytet, u takuan drejtorët e spitaleve, përfaqësues të organizatave të pacientëve dhe gazetarë, që të diskutojnë mbi çështjen. Për herë të radhës përpara opinionit shoqëror u paraqit dhe Harta evropiane për të drejtat e pacientëve. Mes tyre janë: e drejta e profilaktikes, të pranisë deri në kujdese shëndetësore, të një marrëveshjeje të informuar, të një zgjedhjeje të lirë, të fshehtësisë dhe të sekretit, të respektit drejtuar kohës së pacientit... Sipas të dhënave të organizatave të pacientëve, pacientët bullgarë nuk njohin në një shkallë të mjaftueshme të drejtat e veta dhe nuk kërkojnë respektimin e tyre. Diçka më shumë – shteti ynë është ndër një nga vendet e fundit për nga respektimi i të drejtave të pacientëve në Evropë. Mes të drejtave më të përbuzura të pacientëve në Bullgari janë e drejta e respektit të kohës së pacientit, e drejta e masave preventive, e drejta e konfidencës dhe të shërimit individual.
“Mungesa e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Bullgari po kështu është premisë për këtë klasifikim”, ve në dukje doktori Stanimir Hasërxhiev, kryetar i Organizatës kombëtare të pacientëve. – Pacienti bullgar shpesh është i shtrënguar pas murit, shton ai. Lëvizja e pacientëve në Bullgari nga ana e vet po kështu kalon përmes një periudhe të rëndë. Por prapë së prapi jam i lumtur se tre organizata të pacientëve, u pranuan zyrtarisht në radhët e Forumit evropian të pacientëve dhe tanimë janë partnerë të tij zyrtar. Ky fakt është dëshmi se pacientët në Bullgari po zgjohen dhe po bëhen gjithnjë e më të interesuar në kërkimin e të drejtave të veta. Pacientët në Bullgari janë gati të marrin përsipër përgjegjësinë të jenë pjesëmarrës aktiv në sistemin tonë shëndetësor, të jenë masë dhe kolektiv të punës së mjekëve.”
Asociacioni bullgar për mbrojtjen e pacientëve po kështu është pjesëmarrës në debatet rreth të drejtave të pacientëve dhe një korrektor aktiv për respektimin e tyre, paraqiti në lidhje me Ditën evropiane të pacientit rejtingun e spitaleve bullgare. Për vit të dytë të radhës, prijëse sipas mendimit të pacientëve, janë 2 spitalet e Sofjes – Akademia Ushtarako-mjekësore dhe spitali “Tokuda”. Të jenë më të qeshur dhe të përzemërt me pacientët e vet, iu urojë mjekëve bullgar si dhe infermiereve – gjeneral-majori prof. Stojan Tonev, shef i Akademisë Ushtarako-mjekësore.
Doktori Javor Drenski, drejtor ekzekutiv i spitalit Tokuda në Sofje tregoj për hallkën ekzistuese tek ta për punë me pacientët: “Një grup psikologësh dhe punonjës social, janë gati 24 orë t’u përgjigjen thirrjeve dhe pyetjeve të pacientëve tanë, sqaron ai. Pavarësisht nga kjo, nëse bëhet fjalë për probleme emocionale, për domosdoshmëri për sqarime për shërimin dhe diagnozën ose thjesht për bisedë me një njeri tjetër. Shpresoj që hallka të tilla të punojnë në më shumë spitale bullgare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket!..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..