Më 6 maj në Bullgari festohet Dita e trimërisë dhe Festa e Ushtrisë bullgare. Ajo shënohet që nga krijimi i Ushtrisë bullgare – në vitin 1880, vetëm dy vjet pas Çlirimit nga zgjedha pesëshekullore osmane.
Ushtria është një prej simboleve të pavarësisë së një shteti. Që nga krijimi i Bullgarisë në vitin 681 deri tani ushtria bullgare është garant për ekzistencën tonë si popull dhe shtet. Ajo ka zhvilluar shumë beteja gjatë shekujve dhe gjithmonë ka gëzuar dashurinë dhe besimin e bullgarëve. Duhet të shënohet shprehimisht se nuk ka një ushtri tjetër në botë, përveç ushtrisë bullgare, e cila nuk ka lejuar që asnjë flamur i saj të grabitet dhe të paraqitet në ndonjë muze tjetër në botë. Heroizmi dhe aftësitë luftarake të bullgarëve janë njohur nga kapacitetet më të respektuara ushtarake, disa prej operacioneve të ushtrisë sonë gjatë luftës së parë botërore dhe asaj ballkanike kanë hyrë në librat mësimore dhe mësohen në akademitë ushtarake në botë.
© Foto: arkiv
Sot, në kushtet e një bote, që ndryshohet vazhdimisht, e pastruar nga kundërshtimet ideologjike, kur ushtria jonë është anëtare e familjes së NATO-s, u ndryshuan dhe prioritetet e saj. Detyrat kryesore të forcave të reformuara ushtarake, të shkruara në Librin e bardh për mbrojtjen dhe në planin për zhvillim të ushtrisë bullgare janë tri – mbrojtja e vendit, përkrahja e paqes ndërkombëtare dhe e sigurimit, si dhe përkrahja e popullsisë në raste fatkeqësie dhe avarish. Vendi ynë aktualisht nuk është kërcënuar drejtpërsëdrejti, jemi rrethuar nga shtete mike. Rreziqet sot shumë shpesh vijnë nga regjione, të cilat janë larg kufijve bullgarë. Prandaj dhe ushtarakët bullgarë marrin pjesë në operacione ndërkombëtare në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin e politikës së përgjithshme të sigurimit dhe mbrojtjes të BE-së.
© Foto: arkiv
Ushtarakët bullgarë përtej kufirit sot janë 4 për qind e forcave tona tokësore. Me profesionalizmin e demonstruar këta 750 ushtarakë krijojnë jo vetëm një mjedis të favorshëm për realizimin e interesave kombëtare bullgare, por dhe kushte të mira për realizimin e qëllimeve të politikës së jashtme dhe rritjen e autoritetit të Bullgarisë në BE dhe NATO. Është parashikuar që në misionet e reja ndërkombëtare të marrin pjesë dhe helikopterë ushtarakë bullgarë, si dhe anije ushtarake. Shembulli i fundit është fregata “Drëzki”, e cila patrullon afër brigjeve të Libisë dhe ndihmon për respektimin e embargos së vendosur mbi armët mbi Tripoli.
Aktualisht forcat ushtarake të Bullgarisë janë duke zbatuar detyrat e tyre patriotike dhe të aleatit në kushtet e krizës së rëndë ekonomike dhe financiare, në kohëra mungese financash. Pikërisht kriza është shkaku që vendi ynë të livrojë më pak para në buxhetin e ushtrisë së tij nga të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore në vitin 2010. Për vitin e shënuar vendi ynë ka shkurtuar shpenzimet e veta ushtarake me 28 për qind. Megjithë vështirësitë e përkohshme gjeneralët dhe admiralët, oficerët, rreshterët dhe ushtarakët janë trashëgimtarë të denjë të paraardhësve të tyre. Ata zbatojnë me përgjegjësi të madhe angazhimet e tyre kushtetuese të sigurimit të vendit dhe marrin pjesë në garantimin e sigurimit dhe paqes kolektive në botë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..