Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Starosel – në gjurmët e odrisëve

Fshati Starosel njihet edhe me verën e tij
Foto: Veneta Nikollova
Pranvera erdhi dhe solli ditë të ngrohta, të cilat na bëjnë që të harrojmë ditën e përditshme dhe t’i dhurojmë vetes një pushim në gjirin e natyrës. Vendbanimi i lashtë Starosel, Bullgari Jugore, tashmë pret turistët e tij të parë. Përveç me tumulat dhe varrezat trake, fshati njihet edhe me verën e tij të mirë dhe komplekset turistike. Odrisët, një fis trak, i cili ka populluar këto toka pjellore më shumë se 2 mijë vjet, kanë qenë verëbërës të mirë. Sot pasardhësit e tyre e vazhdojnë traditën, duke tërhequr turistët me eliksirin magjik, të prodhuar sipas teknikës së vjetër. Në Starosel ka vreshta dhe të mbjella me trëndafila.

© Foto: Veneta Nikollova

Pamje nga kompleksi më i madh i kulteve të trakëve nga shek. V para Krishtit

Para rreth 10 vjetësh nuk dihej gjë për Staroselin, derisa në afërsi të fshatit gjatë vitit 2000 u zbulua kompleksi më i madh i kulteve të trakëve nga shekulli i pestë para Krishtit. Ekspedita studimore, në krye të së cilës ishte arkeologu Georgi Kitovi, konsideroi zbulimin si unik. Kështu Staroseli doli në “dritën e projektorëve”, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve, gazetarëve dhe turistëve. Shumë bullgarë dhe të huaj vazhdimisht vinin për të parë përmendoren e lashtë, të quajtur “Tumula e Çetinjos”. Disa studiues pohojnë se në të është varrosur vetë Sitalku – mbret i odrisëve, një prej sundimtarëve më të mëdhenj trakë. Kompleksi bie në sy me përmasat e tij madhështore. Në rajonin e Staroselit ka edhe nëntë tumula të tjera me elemente arkitekture unike dhe zbukurim shumëngjyrësh. Të gjitha ato janë të studiuara, por ende nuk hapen për vizitë.

© Foto: Veneta Nikollova

Kompleksi për prodhimin e verës

Por turistët kanë mundësi të vizitojnë kompleksin vendas të verës, ku bëhen degustime në të ashtuquajturën rotondë – një sallë e madhe, e fortifikuar tetë metra nën tokë, e cila i ngjan “Tumulës së Çetinjos”. Duke pirë gllënjkë pas gllënjke vere, do ta ndieni veten si pasardhës i odrisëve. Në Rotondë bëhen dhe demonstrata shumë interesante të riteve trake për parathënien e motit, po ashtu dhe të zakoneve fetare. Në qendrën spa të kompleksit ofrohet një terapi me verë për përmirësimin e tonusit dhe për rinimin e lëkurës. Pushimet në Starosel mund t’i kaloni, duke argëtuar në safari me xhip, duke bërë peshkim ose duke mbledhur trëndafila. Fshati ka tri shtëpi për mysafirë, në të cilat çdo fundjavë vendosen turistë. “Sa i përket turizmit, kriza ekonomike nuk na ka prekur në krahasim me vendet e tjera” – i bindur është kryebashkiaku i fshatit Ivan Zhutev. Sipas tij 30 mijë veta e kanë vizituar Staroselin gjatë vitit 2010, ndërsa ky vit interesi është akoma më i madh. “Ne e lidhim të ardhmen tonë me turizmin kulturor dhe atë të verës. Inkurajomë turistët që të ndjekin gjurmët e odrisëve dhe të kalojnë pushimet jashtëzakonisht mirë.”

© Foto: Veneta Nikollova

Për turistët behën demonstrata të riteve trake

“Ofrojmë kalërim, gjueti me udhëheqës ose me animatorë, shton zoti Zhutevi. – Mund të dilni për gjah në fushat, ku kanë gjuajtur mbretërit trakë para më shumë se 20 shekujsh dhe të përjetoni një aventurë të jashtëzakonshme. Zakonisht ndiqet gjahu i trashë – derr i egër, dre dhe kaproll. Po ashtu bëjmë demonstrata të traditave dhe zakoneve vendase, gjithçka që lidhet me jetën e përditshme të popullsisë sonë. Në fund të muajit maj festohen dita e trëndafilit, hapja e vjeljes së rrushit gjatë shtatorit etj. Të gjitha ato tradita, pasuria shpirtërore e paraardhësve tonë, tërheqin vëmendjen e turistëve, duke u ofruar magjinë e Staroselit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD