Nga 1 deri në 12 qershor në Bullgari zhvillohet për herë të 19 me radhë festivali teatral ndërkombëtar. Programi kryesor i festivalit është në qytetin bregdetar bullgar Varna. Prandaj festivali e ka emrin “Vera e Varnës”. Disa prej spektakleve do të paraqiten në Sofje dhe në qytetin Ruse pranë lumit Danub.
“Në qoftë se duhet të them me një fjalë se çfarë është theksi i edicionit të sivjetshëm, kjo është shumëllojshmëri – shënon aktorja e njohur bullgare prof. Cvetana Maneva, drejtoreshë artistike e festivalit. Në program janë paraqitur si shfaqet e zakonshme teatrale, ashtu dhe spektakle koreografike dhe me kukulla, një musical, një operë, koncerte, instalime 3 D, instalime digjitale, performance akrobatike, filma... Mbi 220 janë aktorët nga Bullgaria dhe jashtë, të cilët do të takohen me publikun e festivalit. Miqtë tanë të huaj vijnë nga Anglia, Austria, Gjermania, Danimarka, Portugalia, Franca, Rumania, Belgjika. Pse kemi dhe koncerte? Sepse koncerti i muzikantit bullgar të njohur të xhazit për shembull Millço Leviev është sipas veprave të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigerov. Ato janë krijuar për pjesa të regjisorit të njohur gjerman Maks Rajnhard në Vjenë dhe Berlin akoma gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar.”
30 janë spektaklet bullgare, kurse 10 – ato të huaja në edicionin e sivjetshëm të festivalit. Me një interes të madh pritet pjesëmarrja e teatralëve bullgarë me karrierë të suksesshme jashtë. Në dy pjesa shikuesit do të mund të shohin aktorin e talentuar Samuel Finci, i cili mori çmimin teatral të Berlinit për vitin 2011, bashkë me dy kolegë të tij gjermanë. Një prej spektakleve është vënë nga një bullgar tjetër, i cili punon afro 10 vjet në Gjermani – Ivan Panteleev. Galin Stoev paraqet pjesën klasike të Kalderon de la Barka “Jeta është ëndërr”. Ajo luhet në Theatre de la Place në Liezh të Belgjikës.
Seleksionuesi i shfaqjeve bullgare për skenën e madhe është teatrali Asen Terziev. Gjashtë prej titujve të zgjedhur nga ai, pjesa “Karnaval.com” e Zhordi Galseran dhe “Nën kontroll” e Frederik Zontag janë seleksionuar si arritje të padyshimta në fushën e dramaturgjisë bashkëkohore evropiane. Monospektakli “Tregime bullgare” i Marius Kukrinskit dhe pjesa e tij “Një çift i hapur martesor” bëjnë përshtypje me mjeshtërinë e aktorit. Pjesa “Rrëmuja” e teatrit “Sofja” është një interpretim jashtëzakonisht interesant bashkëkohor i pjesës klasike të Jordan Radiçkovit. Një lexim jashtëzakonisht modern të pjesës së Shekspirit “Përralla dimërore” ofron Punishtja teatrale “Sfumto”. Në programin e festës janë përfshirë gjithashtu pjesët më të rëndësishme të grupeve të pavarura teatrale bullgare, si dhe spektakle studentore.
Partneri tradicional i festivalit “Vera e Varnës” tashmë 15 vjet është Këshilli Britanik. Me këtë rast në Teatrin dramatik në Varna mund të shihet një ekspozitë, kushtuar projekteve të partnerit dhe një slide show me fragmente të pjesëve, të cilat kanë marrë pjesë në festival gjatë këtyre viteve. Theksi tjetër i pranisë britanike është paraqitja e veprave moderniste. Më shumë hollësi për këtë na solli Desisllava Stojçeva – menaxhere regjionale e projektit “Bashkëpunime krijuese” në Këshillin Britanik – Bullgari:
“Këto janë forma të reja, të cilat nuk janë të njohura, por janë një mënyrë e përshtatshme që tërhiqet një auditor i ri – thotë ajo. – Prandaj sivjet në festival merr pjesë koreografi Bili Kaui, i cili është regjisor. Ai do të paraqesë tri instalime të tij 3 D në salla të ndryshme të Muzeut Arkeologjik. Ato janë njëfarë ure midis valles dhe kinemasë. Njëri instalim do të projektohet në dyshemenë e një prej sallave, të tjerat – përkatësisht në murin dhe në tavanin në sallat e tjera, kurse publiku do të marrë pjesë në to. Përveç kësaj Dejvid Kaui do të paraqesë në godinën e Radio Varnës programin “Lëvizje përpara”, i cili përbën një seleksionim të filmave koreografikë. Kjo gjini është zhvilluar shumë në Britaninë e Madhe. Në program janë përfshirë arritjet më interesante të kinemasë koreografike britanike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..