Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yjet e reja të biznesit bullgar

Foto: Junior Achievement Bulgaria
Mbi 500 sipërmarrës të rinj prezantuan idetë e tyre inovative para udhëheqësve të kompanive të mëdha dhe institucioneve në Bullgari gjatë forumit të biznesit “Yjet e reja” në Sofje. Aktiviteti zhvillohet për vit të tretë të radhës me nismën e Junior Achievement Bulgaria. Në të marrin pjesë nxënës dhe studentë nga tërë vendi, të cilët krijojnë kompani të veta si një pjesë e arsimit të tyre. Në kuadër të një viti shkollor të rinjtë formojnë ekipe dhe zhvillojnë një ide biznesi, krijojnë prototipin e produktit ose shërbimit dhe realizojnë shitje. Në fund të vitit kompanitë likuidohen, kurse të ardhurat ndahen midis aksionarëve. Fushata studentore “IDEAL” nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore për shembull ofron shërbime të llojit Guerrilla Marketing.

“Kjo është një lëvizje moderne në marketing, e cila i mbështetet më shumë provokacionit dhe skandalit, sesa vendimeve standarde dhe gjëja kryesore është se fushatat realizohen me një buxhet shumë të vogël – shpjegon Stojan Atanasov, njëri prej aksionarëve në “IDEAL”. – Kemi për qëllim të krijojmë emocione dhe një kontakt më të ngushtë me klientët dhe kështu të tërheqim vëmendjen e tyre, i provokojmë të mendojnë në një mënyrë jostandarde, të dalin jashtë stereotipave. Sipas nesh Guerrilla Marketing do të zhvillohet në Bullgari në të ardhmen.”

Një veprimtari të suksesshme zhvillon dhe fushata e nxënësve nga Gjimnazi teknik profesional “Nikola Vapcarov” në qytetin Samokov. Nxënësit nga klasa e teknikës dhe teknologjisë kompjuterike merren me montimin e televizorëve LCD dhe tashmë kanë gjetur treg për produktet e tyre.

“Ne prodhojmë gjithashtu sisteme për vëzhgim video – thotë Danieli, nxënës i klasës së 11-të. – Bëmë sisteme të tilla për shtatë kopshte fëmijësh në qytetin Samokov dhe bashkia na pagoi 14 mijë leva (7 mijë euro) për këtë projekt. Instaluam gjithsej 40 kamera. Montojmë dhe sisteme për kontroll të hyrjes, të cilat janë me karta magnetike. Çdo nxënës ose punonjës regjistrohet me kartën e tij, duke hyrë në institucion, dhe kështu drejtori mund të ndjekë sa punonjës ose nxënës ka. Instalojmë dhe sisteme kundër zjarrit me alarm. Riciklojmë printerë dhe kështu ndihmojmë për ruajtjen e mjedisit, sepse ata e ndotin.”

Fushata studentore “LOST” nga Universiteti i Ruses merret me blerjen e pronës intelektuale. “Detyra jonë është të prezantojmë idetë inovative të inxhinierëve të rinj dhe të gjejmë realizim të produkteve të tyre”, shpjegon Irina Ivanova. Ajo është e bindur se shumë ide të njerëzve të rinj janë duke pritur realizimin e tyre.

Sivjet në garë u përfshinë 44 fushata të nxënësve dhe 12 të studentëve. Skuadra e Universitetit të Sofjes, NSolution, e cila përpunon aplikime për smartphone, fitoi çmimin për fushatë më të mirë studentore. Ndër fushatat e nxënësve më e mira ishte ajo e Gjimnazit profesional për teknologji dhe teknikë ushqimi nga qyteti i Plovdivit me emrin “Bota e nxënësve”. Ata riciklojnë peshqirë të vjetër për lodra fëmijësh. Dy fushatat do ta prezantojnë vendin tonë në një finale ndërkombëtare, ku do të bëjnë garë me sipërmarrësit e rinj më të mirë nga Evropa.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD