Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perspektivat për sistemin bankar bullgar

Perspektiva e sistemit bankar bullgar mbetet negative. Kjo thuhet në raportin e fundit të agjencisë ndërkombëtare të normimit Moody’s për gjendjen e sektorit në Bullgari.

Më shumë hollësi mësojmë nga një publikim në gazetën “Dnevnik”. Shkaku kryesor për vlerësimin e agjencisë Moody’s është rimëkëmbja e ngadaltë e gjendjes ekonomike të vendit dhe mjedisi i pasigurt për biznes. Shkaqet e tjera janë pritjet për rritje të huave të pashlyera dhe varësia e madhe nga mbështetja financiare e bankave të huaja nëna.

“Mjedisi për punë është një sfidë. Ai karakterizohet me një rritje të ulët kreditore, papunësi të lartë dhe rimëkëmbje të dobët ekonomike”, shpjegon Elena Panajotu, analizatore e Moody’s dhe autore e raportit. “Përveç kësaj sektori i pronave të patundshme mbetet nën presion, sepse investitorët perëndimorë tërhiqen. Sipas nesh kërkimi nga ana e këtyre investitorëve ishte një motor kyç i bumit në sektorin e pronave të patundshme para krizës në Bullgari”, shton Panajotu.

Në këto rrethana Moody’s pret që huat e pashlyera të rriten edhe më shumë , sepse në parim ka një vonim midis fillimit të rimëkëmbjes ekonomike dhe kulmit të kredive të pashlyera në sektorin bankar.

Perspektiva që jepet nga Moody’s shpreh pritjet e agjencisë për kushtet e kreditimit në Bullgari gjatë të 12-18 muajve të ardhshëm. Prognozat janë për rritje të huave të pashlyera. Në fund të vitit të kaluar vonimi i pagesave të të ashtuquajturave kredi të këqija ka qenë mbi 90 ditë.

Në një periudhë afatgjatë Moody’s beson se do të krijohen kushte më të favorshme për bankat për shkak të rimëkëmbjes ekonomike dhe perspektivat e ardhshme si rezultat i aderimit të Bullgarisë në ERM II (mekanizmi valutor i njohur si paradhoma e Eurozonës) që pritet të bëhet gjatë të 12-18 muajve të vijueshëm. Megjithatë fitimet e bankave do të pakësohen. Por sistemi ka rezerva dhe mundësi suplementare, të cilat do t’i lejojnë të kapërcejnë humbje të paparashikuara nga kreditë në një skenar të keq. Këta janë faktorë pozitivë.

Raporti vë në dukje se dobësia kryesore e sistemit është varësia e bankave me pronarë të huaj nga financimi i bankave nëna. Në fund të vitit të kaluar financimi i jashtëm ka qenë 22% të financimit të përgjithshëm në sistem. Kjo përqindje i bën bankat të prekshme, sepse mundësitë për mbështetje financiare nga bankat nëna po pakësohen. Kjo është në lidhje dhe me politikën e BE-së për kushte të shtrënguara për marrjen e mjeteve të domosdoshme. Kështu Moody’s pret se bankat bullgare do ta financojnë rritjen e kreditimeve me depozita nga tregu vendës.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD