Tani vonë në tregun bullgar u përhap libri “Svetoslav Minkov: informatë konfidenciale” i studiueses së letërsisë Rumjana Pençeva. Ajo punoi mbi libër më shumë se 10 vjet, duke studiuar arkiva, ditarë, kujtime, gazeta dhe revista. Dhe kështu krijoi edicionin e parë dokumentar, të kushtuar njërit prej autorëve më interesantë dhe me erudicion të gjerë në letërsinë tonë, të cilin e quajnë “tregimtari i kohëve moderne”. Svetoslav Minkovi lindi në vetë fillimin e shekullit XX, gjatë vitit 1902. Ai interesohej për zhvillimin e vrullshëm të shkencës dhe teknikës dhe vlerësonte komoditetin që ato krijojnë. Por nga ana tjetër parashikonte si në jetën e përshpejtuar moderne, i rrethuar me teknikë dhe i ngarkuar me shumë angazhime, njeriu mund të automatizohet dhe të mbyllet në vetvete, të bëhet një marionetë me një jetesë standarde, monotone, pa interesa shpirtërorë. “Është interesante se Minkovi në fakt nuk ka pasardhës në veprën e tij. Është e pazakonshme dhe shfaqja e talentit të tij – tregon për radio Bullgarinë Rumjana Pençeva. – Asgjë nuk predikonte se ai do të merrej me letërsi – ati i tij ishte ushtarak, dy vëllezërit – gjithashtu.”Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..