Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një shans i ri për sukses” – projekt arsimor për bullgarët analfabetë

Një fakt i padiskutueshëm është se, arsimi i mirë është një premisë e mirë për realizim të suksesshëm profesional. Por jo të gjithë mund të lavdërohen me një të tillë. Diçka më tepër. Sipas të dhënave të Institutit kombëtar të statistikave rreth 80 000 qytetarë bullgarë janë analfabetë, ose pak të arsimuar. Mezi 30% prej tyre mundin të gjejnë punë. Projekti “Një shans i ri për sukses” i Ministrisë së arsimit, rinisë dhe shkencës ka ambicien për përgjigje të kësaj sfide. Të financuar nga Fondi social evropian në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore” ai është me vlerë 15 milionë leva. Në vazhdim të 2 vjetëve pritet të përfshihen 10 500 bullgarë të analfabetë, nga të cilët të paktën 8 000 të përfundojnë arsimin e vet me sukses dhe të marrin certifikatë.

“Projekti është i drejtuar drejt analfabetëve dhe drejt bullgarëve pak të arsimuar nën moshën 16 vjeç, sqaroi për mediat ministri i arsimit Sergjej Ignatov. Qëllimi është të lehtësojmë praninë e këtyre njerëzve deri tek arsimi, t’i përgatisim për një përfshirje të suksesshme në tregun e punës. Një nga problemet themelore është pikërisht përgatitja profesionale e njerëzve. Prandaj projekti përfshihet në politikën e përgjithshme për mësim gjatë gjithë jetës. E gjithë Evropa tani e ka këtë problem, me qenë se për shkak të përmirësimit të kushteve të jetës, vazhdimësia e tij rritet dhe kjo imponon një aktualizim të përhershëm të dijeve. Në Evropë ka një numër të madh njerëzish të moshuar, njerëzit e rinj po pakësohen. Kurse Bullgaria gjendet në një situatë mjaft të rëndë demografike sot. Ekziston prognoza e keqe 24 vjeçët tani të jenë me 60% më pak ndaj vitit 2020. Por unë jam optimist se treguesit të mos të jenë në fakt kaq dinamik pas 10 vjetëve. Mësimi gjatë gjithë jetës kthehet në një politikë bazë jo vetëm për qeverinë, por dhe të gjithë qeverisë bullgare, por dhe të gjitha qeverive në Bashkimin Evropian.”

Për njerëzit, të cilët nuk kanë një etapë të përfunduar fillestare të arsimit të vet, projekti është me vazhdimësi prej 5 muajve ose 600 orë mësimore, kurse për këta të cilët kanë mbetur në etapën pro-gjimnaziste – 3 muaj ose 360 orë. Me këtë realizohet qëllimi të fitojnë profesion dhe të mund të përfshihen aktivisht në tregun e punës. Milena Ivanova – koordinatore e projektit shton: “Bëhet fjalë për arsimimin e të moshuarve. Arsimimi është jo vetëm marrje e dijeve për lexim dhe shkrim, por dhe fitimi i kompetencave kyçe, të cilat të garantojnë mundësi për përfshirje në tregun e punës. Do të sigurojmë arsimin e njerëzve analfabetë ose shumë pak të arsimuar përmes inspektorateve regjional të arsimit, përmes shkollave, të cilat do të paraqesin dëshirë të anëtarësojnë dhe të përfshihen në projektin në kohë të ndryshme nga kjo, për të cilën arsimohen fëmijët – e shtuna dhe e diela ose në orët e mbrëmjes. Mësuesit të cilët do të punojnë me ta po kështu do të kalojnë përmes kursit kualifikues, sepse arsimi i të moshuarve është më i ndryshëm nga ai i fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD