Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari dhe rrjetet sociale

Rrjetet sociale përdorin gjithnjë e më shumë për popullarizimin e kauzave të ndryshme si p.sh. protestat në Bullgari kundër çmimeve të lëndëve djegëse.
Foto: facebook.com
Rrjetet sociale bëhen gjithnjë e më të njohura te ne. 1mln bullgarë, ose një e treta e të gjithë përdoruesve të internetit në Bullgari çdo ditë hyjnë në Facebook për të shkëmbyer informatë dhe për të komunikuar me shokë, kolegë, partnerë biznesi... 80% prej tyre janë njerëz në moshë aktive, midis 18 dhe 40 vjeç. Gjithnjë e më shumë organizata joqeveritare, kompani dhe politikanë kuptojnë se Facebook-u është një mënyrë e mirë për popullarizimin e kauzës ose produktit të tyre. Gjatë muajve të fundit rrjeti social është një mjedis i mirë për organizimin e njerëzve të pakënaqur nga ndonjë institucion shtetëror. I tillë ishte rasti me protestat në vend kundër çmimeve të larta të lëndëve djegëse.

Sipas psikologut profesor Nikollai Dançev bullgari përdor Facebook-un për të shprehur emocionet negative, për të lëshuar energjinë e grumbulluar, për të ndarë problemet e veta ose të shprehë mendime, kështu siç e ka bërë dikur në pijetore. “Bën përshtypje se një pjesë e madhe e kombit bullgar – kryesisht të rinjtë dhe inteligjenca preferojnë ambientin e ri të marrëdhënieve joformale, larg kontrollit të shtetit ose të institucioneve të ndryshme, ku lirisht mund të shprehin mendimin e tyre. Jemi dëshmitarë të shumë rretheve miqësore dhe ideologjike, të cilat shfaqin çdo ditë në Facebook. Për shembull, në televizion shikova se motoçiklistët kanë bërë një grup në Facebook dhe anëtarët e grupi vizitojnë jetimore të ndryshme dhe përpiqen t’i ndihmojnë fëmijët duke mbledhur para për kauza të mira. Kjo i pëlqen bullgarit sepse nuk është në kundërshtim me mentalitetin e tij. Në rrjetet sociale ne jemi më të sinqertë, ndajmë mendime më lehtësisht dhe në mënyrë më të lirë. Bullgari i pëlqen të ndaj mendime dhe emocione, por në ambientin e familjes ose të miqve. Në të kaluarën vendi, ku bullgarët janë mbledhur për të komunikuar ka qenë pijetorja. Tani Facebook-u luan të njëjtin rol. Një nga shkaqet, për të cilat bullgarit i pëlqen të shprehë mendimin e vet në Facebook është se ai shqetësohet të fletë publikisht. Nga komunizmi kemi trashëguar një pasiguri dhe nuk i besojmë shumë shtetit. Kombi ynë s’ka besim në institucionet dhe në partitë dhe për këtë arsye Facebook-u është vendi, ku njeriu ndihet i lirë dhe i sigurt se mendimi i tij nuk do të sanksionohet në ndonjë mënyrë. E kam përshtypjen se bullgarët mbajnë bisedime të tipit të ri – në bazë të kësaj që e kanë lexuar në rrjetin social. Atje mendimet e shkruara janë të sinqerta e të çarta, deri sa në vendet publike bullgarët preferojnë të mbajnë heshtje. Ky është edhe shkaku për aktivitetin e ulët shoqëror të qytetarëve bullgarë – ne nuk u besojmë institucioneve dhe kryesisht partive, nuk dëshirojmë të flasim publikisht për punën e tyre dhe për këtë çfarë ndodhet në shoqëri. Unë do të jem i lumtur në se bullgari fillon të dalë pak nga pak nga komunikimi elektronik dhe të shprehë lirisht mendimin e vet.”

Profesori Dançev është bindur se Facebook gjithnjë e më shumë do të luajë rol në jetën tonë dhe do të ndikojë mbi ne si popull. “Ne nuk mund të fshihemi nga teknologjitë bashkëkohore. Kjo është një tendencë botërore. Interneti u jep liri njerëzve që të komunikojnë. Është mirë sepse ai jep gëzim, para kompjuterit bullgari mund të pushojë dhe të argëtohet, mund të lirohet nga energjia e grumbulluar negative. E dini se pavarësisht nga mënyra e shprehjes së mendimit – publikisht ose në variant elektronik – fjalët e ndihmojnë njeriun që të lëshojë energjinë negative dhe të qetësohet. Shkencëtarët kanë provuar se nuk duhet t’i mbajmë këto emocione brenda nesh sepse kështu dëmtojmë psikikën tonë. Eja si mund të vuajë tërë populli. Kështu që le të komunikojmë në internet. Kështu bullgari ka mundësi të fillojë të mësohet të shprehë më lirisht mendimet dhe problemet e veta, të komunikojë me më shumë njerëz – edhe me të panjohur, jo vetëm me ata, të të cilëve beson.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD