Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cvetan Cvetanov: “Pakësim i qëndrueshëm i kriminalitetit pritet pas daljes nga kriza”

Ministri i punëve të brendshme e përcakton kriminalitetin konvencional edhe si problem social.
Foto: BGNES
Sipas një studimi kombëtar të Qendrës së studimit të demokracisë për dinamikën e kriminalitetit konvencional në Bullgari gjatë periudhës së viteve 2000-2010, pas uljes gjatë vitit 2008, gjatë të dy vjetëve të fundit vërehet një rritje e re e krimeve dhe vjedhjeve, e cila i detyrohet krizës. Shkaku është papunësia në rritje ndër të rinjtë dhe shpopullimi i rajoneve të tëra. Kjo ruhet si tendencë edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2011. Po të mos ketë një keqësim të ri të situatës ekonomike te ne, kriminaliteti konvencional do të fillojë të pakësohet përsëri, mendojnë analizatorët. Por një ulje e qëndrueshme mund të pritet pas daljes së vendit nga kriza, komentoi ministri i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov:

“Tema për kriminalitetin konvencional është një problem social. Dhe kur vëzhgohet një dalje graduale nga kriza, ndoshta do të hapen vende të reja pune. Sepse kriminaliteti konvencional provokohet nga papunësia, si edhe nga kriza demografike. Kur do të bëhen më shumë përpjekje për hapje të vendeve të reja të punës, ai do të pakësohet. Ky është një nga mekanizmat për kufizimin e kriminalitetit. Duhet gjithashtu të investojmë në arsimin dhe edukimin e të rinjve. Pragu i moshës, kur kryhen krime, ulet vazhdimisht. Një pjesë e madhe e vjedhjeve të armatosura janë krime për 100-200 euro. Kemi raste, kur një grup të rinjsh kryen mbi 10 vjedhje të tilla në dyqane.”

Sipas raportit të Qendrës për studim të demokracisë, pakësohen vjedhjet e automobilave, si edhe vrasjet në shtëpi. Por ka një rritje të madhe te vjedhjet nga shtëpitë e njerëzve, mashtrimet telefonike dhe kërcënimet dhe sulmet kundër personit. Megjithëse numri i vrasjeve është ulur shumë, ai ende është mbi nivelin mesatar për BE. Të dhënat e studimit tregojnë se mbi 45% të bullgarëve që janë bërë viktima të vjedhjeve ose të krimeve të ngjashme, nuk e informojnë policinë për këtë. Shkaku është se qytetarët nuk kanë besim në MPB ose dëmet që kanë pësuar nuk janë të konsiderueshme që të njoftojnë për to, tregojnë përgjigjet e të anketuarve. Analiza tregon se nivelet mesatare të kriminalitetit të fshehur të disa llojeve të krimeve si vjedhjet e automjeteve dhe grabitjet janë të krahasueshme me nivelet në shumicën e vendeve të BE-së. Por niveli mesatar i të gjitha krimeve në Bullgari është më i lartë se sa në BE. Studimi tregon se kriza ekonomike, pakësimi i të ardhurave dhe papunësia në rritje gjatë viteve 2009-2010 kanë ndikuar shumë në dinamikën dhe strukturën e kriminalitetit konvencional. Në dallim nga viti 2008, tani vërehet një ulje e vjedhjeve të automobilave dhe kjo i detyrohet kufizimit të tregut të automobilave të vjetër. Pakësimi i qëndrueshëm të numrit të burrave të rinj në moshë kriminogjene aktive (nga 15 deri në 30 vjeç), si edhe emigrimi i një pjese të kontingjentit kriminal është një faktor tjetër për këtë. Po rritet numri i vjedhjeve nga shtëpitë ose të sendeve personale, i mashtrimeve dhe krimeve të ngjashme. Pikërisht atyre u detyrohet rritja e krimeve konvencionale në tërësi. Njëkohësisht pakësimi i dënimit me burg dhe numri i vogël i kriminelëve të dënuar ndikojnë negativisht në kundërveprimin dhe prevencën e kriminalitetit.

Analiza e Qendrës së studimit të demokracisë për dinamikën e kriminalitetit konvencional gjatë të dhjetë vjetëve të fundit tregon për herë të parë një situatë kriminogjene regjionale në Bullgari. Rajonet me nivele më të ulëta të kriminalitetit konvencional janë ai veriperëndimor dhe ai qendror jugor. Rritja më e madhe e numrit të viktimave të krimeve konvencionale gjatë vitit 2010 është në kryeqytet, 2 herë më shumë. Por sipas të dhënave të MPB-së gjatë vitit 2010 ka një ulje të krimeve konvencionale në Sofje në krahasim me vitin 2009 me 7,5%. Një hap i rëndësishëm për transparencën dhe efikasitetin e punës së MPB-së është krijimi i sistemit të integruar të informacionit për luftë kundër kriminalitetit.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD