Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumente të epokave të shumta në Kodrat e Çirpanit

Enë nga Tumula e Karakoçit (majtas) dhe nga Tumula fshatare.
Foto: Veneta Pavllova
Male të ulëta dhe me kalueshmëri të lehtë, bollëk prej lumenj dhe burime të mëdha, një klimë e butë, një tokë e begatshme, vend, në të cilin prej kohe kalojnë rrugë të rëndësishme ballkanike... Këto janë shkaqet bazë që në rajonin e kodrave të Çirpanit në Bullgarinë Jugore të ketë pasoja akoma që nga lashtësia e thellë. Epoka të shumta kanë lënë këtu gjurmët e veta, të cilat janë jashtëzakonisht interesante për arkeologët. Tanimë përfundoi puna mbi projektin dyvjeçar, i përkrahur nga Mekanizmi financiar i Hapësirës ekonomike evropiane – fondi investues i Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. Puna bazë u krye gjatë vitit të kaluar. Studimet u zhvilluan në 7 objekte në bashkinë Bratja Daskallovi. Shkaku që bashkia të anëtarësojë me këtë projekt, të bërë bashkërisht me arkeologët vendasë, është ardhja e grabitësve në varrezë gjatë vitit 2008, e cila gjendet nën një tumule rreth fshatit Bratja Daskallovi.

Ja se çfarë tregon për Radio Bullgarinë docentja doktoresha Milena Tonkova, drejtuese e studimeve: “Varreza në formë kupolë në Momina mogila është mbase e vetmja tani për tani, e cila është e studiuar në kuadrin e vetëm një stine arkeologjike. Gjatë së njëjtës stinë u bë një projekt arkitekturor për konservimin e saj dhe ekspozimin dhe kjo u realizua. Kështu që, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar kryetarit të Bashkisë të Bratja Daskallovi i qe dhënë çelësi nga varreza tanimë e restauruar. Ky është një nga sukseset e mëdha të këtij projekti. Varreza është e ngjashme të atyre në rajonin e luginës së Kazanllëkut dhe në pjesë të tjera të tokave trake. Është e ndërtuar prej blloqeve prej guri, me kupolë dhe korridor. Pavarësisht se ka qenë e grabitur, në të ka mbeturina prej varrimeve të pasura. Gjatë spastrimit të rërës gjetëm fije prej një rrobe të punuar me fije ari ose të një mbulese, një pjesë prej një rrethi për kokë të artë. Rrethi i kokës në fjalë na ndihmojë të datojmë varrimin e fundit në këtë varrezë. Ai është nga fundi i shekullit të IV dhe fillimi i shekullit të III përpara Krishtit. Kjo është koha e mbretit të njohur trak Sevt i Tretë. Varreza është e një sundimtari, i cili ka qenë bashkëkohës i tij dhe i ka drejtuar tokat në jug nga mbretëria e tij. Por ne supozojmë se, rajoni i Kodrave të Çirpanit ka mundur të jetë dhe në mbretërinë e Sevtit të Tretë, me qenë se vihet re afërsi sa i përket anës kulturore. Këto janë çështje, mbi të cilat po gjykojmë.”

© Foto: Veneta Pavllova

Majtas – monedha nga Tumula e Karakoçit

Në kuadrin e projektit të quajtur “Qendra e dinastisë trako-romake në rajonin e Kodrave të Çirpanit”, janë studiuar akoma 4 tumula të tjera. Në një prej tyre janë zbuluar varrime të dy njerëzve të moshuar dhe 8 fëmijëve nga fillimi i mijëvjeçarit të tretë përpara Krishtit. Në të ashtuquajturin Tumul të Karakoçit nga shekulli i I përpara epokës së re, arkeologët gjejnë një urnë me ornamente të pasura me mbeturinat e të vdekurit dhe dhurime të varrosura: një qafore me gurë të vlefshme dhe argjend, pjesë prej armëve dhe enëve, dy thesare me monedha të agjenda me tetradrahmë nga ishulli Thasos dhe dinarë republikanë romakë. Kureshtarja është se, drahmat janë si origjinale, ashtu dhe imitacione. Imitacionet në fjalë sipas doktoreshës Tonkova u dedikohen fiseve, të cilat jetojnë nëpër tokat buzë Danubit, dhe më posaçërisht të kelteve. Kurse kjo do të thotë se pamja etnokulturore në këtë periudhë ka qenë e larmishme. Këtu kanë jetuar trakët, ka pasur dhe të ardhur kelt. Tumula e Çitashit me një ndërtesë prej guri brenda në të është e bërë në kujtim të aristokratit trak nga koha e sundimit romak, dhe më posaçërisht – nga fundi i shekullit të II dhe fillimi i shekullit të III. Më vonë në tumul janë futur dhe varrezat e krishtere nga periudha e Mesjetës. Një nekropol i madh nga Mesjeta e vonë është gjendur në një tumul tjetër – ai Fshatar. Përveç zbukurimeve nga kjo periudhë, në të janë gjetur dhe artefakte shumë më të lashta – nga fundi i mijëvjeçarit të VI-të dhe fillimi i mijëvjeçarit të V-të përpara Krishtit. Shkaku për këtë është se për shtresën e sipërme të tumulës është shfrytëzuar rërë nga qyteza neoliti. Dhe në këtë rërë janë gjetur fragmente prej enëve dhe rreth 20 figura prej balte-mbase me një destinacion kulti. Mes tyre ka kryevepra të plastikës parahistorike të idhujve – për shembull një kokë prej një figure burri, e cila u përngjan figurave të jashtëtokësorëve. Ose figura e shkëlqyer e një gruaje me barrë – mbase simbol i pjellorisë, të fillimit të ri. Gjatë vitit të kaluar arkeologët kanë studiuar dhe godina ekonomike nga stacioni rreth rrugës Cile të rrugës ushtarake romake Via Diagonalis, e cila lidh Evropën me Azinë. Kanë studiuar dhe një qytezë e cila gjendet tek burimi Hallka Bunar.

“Ky është një nga burimet më të fuqishme karstike në rajon, i cili dhe deri tani furnizon me ujë shumë vende të populluara – sqaron Milena Tonkova. Kështu ka qenë dhe në lashtësi. Kjo qytezë ka ekzistuar gjatë neolitit të vonë dhe pas kësaj gjatë gjithë mijëvjeçarit të parë përpara Krishtit. Lulëzimi më i madh është përsëri gjatë kohës së Sevtit të Tretë. Aty ka shumë shtëpi, të bëra prej balte me vatra me ornamente, në të cilat janë realizuar rite nga me të ndryshmet. Në disa nga banesat gjetëm pesha të shumta për një tezgjah për endje – mbi 30-40. Gjetëm dhe furra, në të cilat kanë pjekur qeramikën e vet. Ka dhe shumë nga të ashtuquajturat gropa riti. Në to njerëzit e lashtë kanë realizuar flijimet, kanë vendosur sende jashtëzakonisht të shumta, duke drejtuar lutje drejt hyjnive të vet.”

© Foto: Veneta Pavllova

Figura nga shekulli i VI-të para Krishtit nga Tumula fshatare

Është e kuptueshme se dhe puna në 7 objekte kërkon dhe një ekip solid. Në të janë përfshirë specialistë nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, por dhe nga katedra e arkeologjisë të Universitetit të Sofjes, studentë të shumtë. Dhe akoma: restaurues nga muzetë e ndryshme, nga Galeria Kombëtare e Artëve, piktorë, të cilët kanë marrë pjesë në dokumentacionin e gërmimeve. Ekipi gjithmonë ka mundur të mbështetet për ndihmë tek udhëheqja e bashkisë Bratja Daskallovi. Rreth 60 punonjës nga rajoni janë marrë për të ndihmuar gjatë gërmimeve.

Gjatë këtij viti docentja Tonkova po i vazhdon studimet tek Hallka Bunar. Në fakt, gërmimet aty financohen dhe nga një projekt tjetër 5 vjeçar. Ai është një nismë e përbashkët të Institutit Kombëtar Arkeologjik me muze dhe Fondacioni për botën e grekëve të lashtë në Athinë. Drejtues nga pala greke është Atanasios Sideris, i cili kryeson Departamentin e arkeologjisë dhe të historisë në fondacion. Puna rreth këtij projekti do të vazhdojë edhe 3 vjet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD