Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Moj Maria”

Kënga “Moj Maria” është nga mali i Stranxhës, Bullgari Juglindore. Ajo rrëfen për bukurinë e një vajze bullgare. Sytë e saj, më të zinj se qershitë më të pjekura, zbukurojnë fytyrën e saj të bardhë. Një fakt interesant është se melodia e këngës “Moj Maria” frymëzoi muzikantët nga grupi etno “Lot Lorien” të bëjnë një version të vet. Ne ju ofrojmë ta dëgjoni këngën në versionin e saj origjinal, në interpretim të këngëtarit popullor Petko Dunakov.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instrumenti popullor kavall sjell emocion në këngën e re të Atazar "Krisi pushka"

Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..

botuar më 25-06-16 6.05.PD
Georgi Zllatev-Çerkin (1905-1977)

Georgi Zllatev-Çerkin – “Sykaltra”

Që në vitet ’20 të shekullit XX, kompozitori i ri bullgar Georgi Zllatev-Çerkin u quajt nga kritikë muzikorë në Vjenë “Shuberti bullgar”. Krijuesi i talentuar është i njohur për veprat e tij si Trio për piano, “Pastoral” për flaut dhe piano, dhe “Sevdana”..

botuar më 25-06-13 6.05.PD

Violinistja Aljona Çehova: Simfonieta-Vraca është një fenomen në jetën muzikore të Bullgarisë

Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..

botuar më 25-06-12 7.25.PD