Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Brazilit

Vizita e parë e presidentes Dilma Rusef në Bullgari – edhe një hap në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Foto: EPA/BGNES
Pas vizitës në Bruksel për takimin e nivelit të lartë “BE – Brazili” presidentja e shtetit më të madh latino-amerikan Dilma Rusef do të bëjë një vizitë zyrtare edhe në Bullgari më 5 dhe 6 tetor të këtij viti. Programi parashikon që presidentja braziliane të vizitojë qytetin Gabrovo vendlindjen e së atit të saj – Petër Rusev. Lidhur me këtë një agjenci botërore e informacionit komentoi, se pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, vizita e zonjës Rusef në Bullgari do të ketë një karakter personal dhe sentimental. Mirëpo, kjo nuk është kështu.

Vizita e tanishme e presidentes Dilma Rusef në Bullgari duhet të konsiderohet si një vazhdim dhe thellim i dialogut dypalësh të nivelit më të lartë. Një vizitë e tillë e nivelit aq të lartë nuk ka pasur në mbarë historinë e lidhjeve dypalëshe, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, përvjetori i të cilit 50-vjeçar shënohet gjatë vitit 2011. Muajin janar të vitit 2005 presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov bëri një vizitë zyrtare në Brazil me ftesë të presidentit të atëhershëm Luis Inasio Lula da Sillva. Muajin janar të këtij viti në kuadrin e ceremonisë së hyrjes në postin presidencial, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov bisedoi me zonjën Dilma Rusef dhe i dorëzoi asaj një letër përshëndetëse në emër të presidentit të BE-së Herman van Rompoj. Që atëherë e deri më sot në marrëdhëniet dypalëshe shihet një avancim. Gjatë gushtit të këtij viti Bullgaria u përfshi në iniciativën globale “Partneritet për drejtim të hapur”, nismëtar i së cilës ishte presidenti i SHBA-së Barak Obama dhe presidentes së Brazilit Dillma Rusef. Bullgaria u ftua të bëhet anëtari i nëntë i Këshillit Drejtues të Nismës. Kjo ftesë konsiderohet, se Bullgaria iu përgjigjet kërkesave për drejtim të hapur sipas disa kritereve – transparencë financiare, garantim të informacionit, publicitet i të ardhurve dhe pronës së personave, që zënë poste të larta shtetërore. në fund të shtatorit kabineti Borisov miratoi një projekt të marrëveshjes ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik si bazë për zhvillimin e bisedimeve dypalëshe. Në të parashikohet të krijohet një komision ndërqeveritar bullgaro-brazilian për bashkëpunim ekonomi dhe të organizohen iniciativa të ndryshme për vendosjen e kontakteve të reja të biznesit dhe për thellimin e lidhjeve ekzistuese. Ky projekt-dokument mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt aktualizimit të suazave juridike të marrëdhënieve dypalëshe.

Zonja Rusef do të shoqërohet nga një delegacion, në përbërjen e të cilit do të ketë përfaqësues të kompanisë së naftës “Petrobraz”, të firmës më të madhe në industrinë e minierave “Vali”, të kompanisë kryesore në prodhimin e rrymës elektrike, të firmave prodhuese dhe eksportuese të autobusëve, avionëve etj. Pritet, që gjatë vizitës së presidentes braziliane të nënshkruhen dokumente dypalëshe jo vetëm në fushën ekonomie, por edhe në sferën e teknologjive të informacionit. Është e dukshme, se marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në një fazë, në të cilën lidhjet e mira politike gjithnjë e më shumë do të shoqërohen me veprime pragmatike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD