Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi – një themel për prosperitet individual dhe kombëtar

“Traditat nuk janë këto të cilat ishin” – kjo shprehje e njohur mund t’i përkasë asaj e cila ngjan me arsimin bullgar sot. Traditat e mira dhe fryma rilindëse në shekullin e tanishëm duken si kategori historike. Vazhdojmë t’u gëzohemi sukseseve të bullgarëve të rinj, të cilët fitojnë vendet e para në olimpiadat e matematikës, fizikës ose dhe të informatikës nëpër botë, por këta të rinj llogariten tanimë drejt përjashtimeve nga rregulli. Në studimet e realizuara statistikore nga Bashkimi Evropian të lidhura me përgatitjen arsimore, Bullgaria shkoi në pjesën e poshtme të klasifikimeve. Rezultatet e fundit nga viti 2009 tregojnë se, 40% nga nxënësit bullgarë tregojnë një përgatitje të dobët mësimore, ku pjesa e tyre është afërsisht e njëjtë tanimë 9 vjet. Vetëm te ne dhe në Islandë gjatë 10 vjetëve të fundit sistemi i arsimit nuk është reformuar në mënyrë, në të cilën kjo mangësi të mund të evitohet, shënohet në këtë studim. Kurse një fakt i padiskutueshëm është se, arsimi i mirë është peng për një prosperitet individual dhe shoqëror në një vend. Reforma në arsim si rrugë drejt prosperitetit kombëtar ishte gjatë këtyre ditëve temë të diskutimit, organizuar nga Instituti i ekonomisë së tregut me ndihmën e Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”.

Shumë analiza ekonomike nëpër botë tregojnë se, shtimi i buxhetit të një sistemi arsimues fare nuk çon automatikisht drejt një arsimi më të mirë. Një rast i tillë është me Bullgarinë. Pjesa e Produktit të Brendshëm Bruto, e caktuar për arsim, te ne është e barazueshme me këtë në pjesën më të madhe të vendeve evropiane. Njëkohësisht, për shkak të numrit pakësues të fëmijëve, respektivisht nxënësit, në Bullgari mjetet e shpenzuara për një nxënës janë bile më të mëdha nga këto në shumë shtete të tjera. Kurse rezultatet nuk janë më të këqija. Përse? Sepse financimi i sistemeve jo të formuara shoqërore nuk funksionon.

Cilat janë rekomandimet e ekonomistëve?

“Lidhja e financimit në shkollën bullgare me rezultatet e tij është imperativi i parë sipas ekonomistit Georgi Angjellov, krye eksperti në Institutin “Shoqëri e hapur”. – Thelbësorja është t’i drejtojmë shkollat drejt arritjen e një rezultati, i cili të krahasohet në të hyrë dhe në të dalë. Me fjalë të tjera të ndiqet se cili është niveli i fëmijëve, të cilët hyjnë në këto shkollë dhe cili është ai kur ata dalin. Dhe po kështu ka lidhje dhe me prindërit, kështu që ata të mund të marrin vendime thelbësore se ku t’i drejtojnë fëmijët e vet. Drejtorët e shkollave të këqija të dënohet ose të ndihmohen që të mund të reformojnë shkollën e vet.”
Në varësi nga rezultatet e treguara objektivisht një shkollë do të tërheqë më shumë ose më pak nxënës. Dhe ndihma shtetërore do të jepet sipas numrit të nxënësve të tërhequr, por dhe në varësi nga rezultatet në arsim.

Një çështje kyçe për cilësinë e arsimit te ne është tërheqja e njerëzve të rinj ambiciozë dhe me kualifikim të lartë në profesionin e mësuesit, që ka humbur prestigjin e vet gjatë viteve të fundit. Kthimi i tendencës do të jetë e vështirë dhe nuk varet vetëm nga rritja e rrogave të tyre, pavarësisht se kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Disa vende si Finlanda për shembull lejojnë deri tek profesioni i mësuesit vetëm 20% nga studentët më të mirë, kurse në Singapor – 30% janë me një sukses më të lartë.

“Duhet të investohet më shumë te mësuesit, mendon Georgi Angjellov. Me fjalë të tjera të tërhiqen studentët më të mirë, njerëzit më ambiciozë të rinj të mund të bëhen mësues, dhe jo vetëm avokatë ose spekulant në bursë. Me fjalë të tjera profesioni i mësuesit duhet të bëhet tërheqës. Dhe njëherë kur kanë hyrë në të, të rinjtë të kenë stimul vazhdimisht të mbindërtojnë kualifikimin e vet.”

Të ngjashme janë rekomandimet e ekonomistëve dhe ndaj reformës në arsimin tonë të lartë. “Unë si parim jam optimist për Bullgarinë, më në veçanti pas hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian, kur u hoqën kufijtë dhe tanimë mund të mësohet lirisht në universitetet dhe bile në shkollën e mesme jashtë shtetit – thotë Georgi Angjellov. Por kjo tanimë ushtron presion mbi universitetet tona, ata po fillojnë të kuptojnë , se në qoftë se nuk ndryshojnë, fillojnë të humbasin nga konkurrenca e vet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD