Më 2 nëntor për në Antarktidë i nis gripi i parë i pjesëmarrësve në ekspeditën e XX-të jubilare në kontinentin e akullt. Gjatë vitit 1998 Bullgaria u bë anëtar i përhershëm i Paktit të Antarktidës – organi drejtues i politikës së jashtme të kontinentit. Në të 28 vende e kanë të drejtën e votës dhe vetos për të gjitha çështjet. Anëtarë janë disa nga vendet më të pasura në botë, përfshi edhe Ekuador dhe Peru. Aktualisht Bullgaria e ka bazën e vet, ku mund të vendosen 20-25 veta.
Gjatë stinës së dimrit në Antarktidë prej prillit deri në nëntorin nuk ka bullgarë. Gjatë periudhës tjetër studiues të huaj nga Koreja e Jugut, Spanja, Portugalia, Gjermania dhe SHBA-ja shkojnë në kontinent për të punuar me kolegët e tyre bullgarë në projekte ndërkombëtare. Të jemi në Antarktidë nuk është vetëm nder, por edhe çështje e politikës së jashtme, ku Bullgaria mund të zhvillojë seriozisht shkencën e saj. Bullgarët kanë arritur suksese të mëdha, përveç mjeteve të vogla që ka. Sivjet ato janë rreth 140 mijë euro.
“Vendet e mëdha japin dhjetëra milionë euro, komenton udhëheqësi i ekspeditës bullgare, Prof. Hristo Pimpirev. – P.sh. buxhetet e Rumanisë dhe Çekisë, që nuk e kanë të drejtën e votës së përhershme në Paktin e Antarktidës, arrijnë deri 1 milionë euro në vit.”
Sivjet bullgarët do të jenë 20 dhe do të ndahen në disa gupe për të udhëtuar. Këtu shfaqet solidariteti antarktik. Pjesëmarrësit tanë përfitojnë nga vendet e lira të kolegëve të tyre në anije dhe aeroplanë, të cilët kanë logjistikë më vete. Këto janë Spanja, Argjentina, Brazili dhe Kili. Katër gjeneratorë të erës transportohen në një anije të Spanjës për në Antarktidë. Për të siguruar ata, bullgarët kanë marrë ndihmë financiare nga një fondacion vendas. Kështu kursehet lënda djegëse, ndërsa ndotja e atmosferës është minimale.
Grupi i parë, i cili u nis më 2 nëntor, e ka detyrën e vështirë të pastrojë dëborën 8 metrash dhe të përgatisë bazën për studiuesit, të cilët do të punojnë mbi tri projekte. “Njëri është bullgar. Projekti financohet nga Fondi Kombëtar i studimeve shkencore, sqaron Prof. Pimpirev. – Ka për qëllim testimin e ADN-ës të fokave. Analiza do të tregojë se si sjella e tyre ndërrohet nga ndryshimet globale të klimës. Do të studiohet sfondi radioaktiv i Antarktidës. Deri tani nuk është punuar mbi një projekt të tillë. Do të merret një sasi të vogël të lëkurës së fokave, pa ndjerë kafshët. Pastaj këto analiza do të bëhen në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Sofje. Prej tri vjetëve mbi një projekt tjetër ndërkombëtar punojnë dy bullgarë, pesë portugezë, një argjentinase dhe dy spanjollë. Ai ka të bëjë me ngrohjen globale dhe në të studiohet toka e ngrirë. Aparatura është shumë e mirë dhe punon bile gjatë dimrit. Bëmë sondazh në thellësi 10 metrash. Kur nuk jemi andej, kjo aparaturë ushqehet nga dielli, po ashtu mbledh të dhëna rreth shpejtësisë së erës, temperaturës dhe lagështisë.”
Projekti i tretë financohet nga Franca dhe udhëhiqet nga dermatologu bullgar, Prof. Nikollaj Cankov. Studiuesit dhe logjistikët në Antarktidë do të përdorin medikamente që mbrojnë lëkurën nga kushtet e klimës dhe rrezet ultravjollcë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: bai-bg.net
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..