Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhovani Kesler: “Bullgaria ka bërë hapa përpara në luftimin e mashtrimeve me fondet evropiane”

Drejtori gjeneral i OLAF Xhovani Kesler
Foto: BGNES
Drejtori gjeneral i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) Xhovani Kesler ishe për vizitë në Bullgari. Rasti i vizitës së tij të parë te ne ishte konferenca e nëntë evropiane e prokurorëve, të cilët punojnë në zyrat për luftë kundër mashtrimeve me fonde evropiane, korrupsionit dhe krimeve, që cenojnë interesat financiare të Bashkimit Evropian. Forumi u mbajt më 17 dhe 18 nëntor në Sofje. Në të morën pjesë 100 prokurorë dhe përfaqësues të organeve kombëtare të drejtësisë nga pothuajse të gjithë vendet anëtare. Një ndër temat që u diskutuan ishte bashkëpunimi mes zyrave partnere të prokurorisë. Gjithashtu u diskutua edhe iniciativa për krijimin e Prokurorisë Evropiane, e cila do të ketë mbështetjen e Komisionit Evropian. “Ky do të jetë institucion i cili do të kryesojë hetimet për keqpërdorimin e fondeve evropiane”, qartësoi shefi i OLAF në konferencën për shtyp. Sipas tij ky institucion është shumë i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për paratë e qytetarëve evropianë, akoma më shumë që për shkak të krizës në Evropë tani çdo euro është shumë e rëndësishme.

Për pyetjen, a ka përparuar Bullgaria në luftën kundër mashtrimeve me fondet evropiane dhe korrupsionin, Xhovani Kesler tha, që tendenca është pozitive. Por justifikohet, që si administrator nuk i intereson politika kombëtare dhe nuk do të përgjigjej si politikan.

“Këtu jam për të përforcuar bashkëpunimin me zyrat partnere kundër keqpërdorimit me fonde evropiane. Por mendimi im për këtë, e cila është e dukshme është që shteti ka përparësi. Tendenca në këtë sferë është pozitive. Dhe do të bëhet gjithnjë e më stabile. Siç shihet nga gjendja e përgjithshme në vend, rezultatet nga përpjekja e pushtetit janë të kënaqshme për njerëzit. Kjo tendencë do të thellohet, duke përfshirë edhe nga përmirësimi i bashkëpunimit me ju. Ne jemi këtu për të mbështetur përpjekjet tuaja në luftimin e mashtrimeve me fondet evropiane, korrupsionit, që prek interesat financiare të Bashkimit Evropian. Por edhe për të njohur rezultatet e arritura të vendit tonë në këtë fushë. Shpresoj që do të bëhen akoma më të mira.” – nënvizoi sërish shefi i OLAF.

Sipas raportit të OLAF për 2010, i paraqitur në forum, Bullgaria është në vend të parë me numrin më të madh të hetimeve sa i përket keqpërdorimit të parave, të lëshuara sipas programeve evropiane. Për vitin e kaluar ata ishin rreth 81 raste, nga të cilët më shumë janë keqpërdorime me mjete, të dhëna për bujqësinë. Por sipas Xhovani Keslerit megjithëse shifra është e rëndësishme, domethënia e saj nuk duhet të zmadhohet. Që të mos ketë keqkuptime, duhet të përmirësohet edhe mënyra e raportimit të rasteve të tilla në Zyrën Evropiane, qoftë nga vendi ose nga dikush tjetër. Gjithashtu ka rëndësi edhe nëse një hetim ka nisur nga OLAF apo nga pushtetet vendase, theksoi shefi i zyrës.

Kasleri pret aktivitet akoma më të madh në hetime për keqpërdorime me fondet evropiane në Bullgari. Ai mori vërtetimin e pushtetit bullgar për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim për rezultate akoma më të mira në luftimin e korrupsionit dhe mashtrimeve me fondet evropiane. Sipas fjalëve të tij në vlerësimin e tyre është e rëndësishme të merret parasysh numri dhe cilësia e dënimeve për llojin e krimeve të kryera. “Kjo vlen jo vetëm për Bullgarinë por edhe për shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian” – u shpreh kategorikisht shefi i OLAF.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD