Një optimiste e madhe, qytetare e botës, njeri, i cili e ndien veten të kënaqur dhe të lumtur nga ajo që po bën. Kështu e përcakton veten Neli Radeva, e cila përpara 6 vjetëve krijon fondacionin “I can too” (“Edhe unë mundem”) që ndihmon fëmijë me të meta. Dhe të gjitha gjërat fillojnë të zhvillohen shumë shpejt bele për pritjet e vet Nelit. Firma të ndryshme, Ministria e transportit, bashkitë, njerëz të artit vetë i propozojnë t’i zgjasin dorë. Sekreti i suksesit mbase fshihet në energjinë të cilën e fut bullgarja e re, dhe në bindjen e saj në kauzën. “Shpresoj se, çdo njeri, duke bërë gjë të vogël, mund të ndihmojë në rastisjen e gjërave të mëdha”, thotë ajo.
Neli ka lindur në qytetin e Plovdivit dhe vjen nga një familje me shumë fëmijë. Ka motër binjake, me të cilën përfundojnë Gjimnazin gjerman dhe nisen të studiojnë në Gjermani. Pas universitetit Neli mbetet për të jetuar aty. Punon për gazeta të ndryshme gjermane dhe në një nga televizionet. Përpara 6 vjetëve vendos të krijojë fondacionin “I can too”, e provokuar nga fakti se në Bullgari zakonisht kujtohemi për problemet e fëmijëve me të meta rreth Festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, kurse ata kanë nevojë prej përkrahje gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj Neli ka përpara vetes dhe shembullin e prindërve të vet, të cilët iu ndihmojnë familjeve të ndryshme.
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell..