Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vala e grevave në Bullgari po përfundon

Pas 24 ditëve të protestës së punonjësve të Hekurudhës trenat lëvizin përsëri.
Foto: BGNES
Pas 24 ditëve të protestës, punonjësit e Hekurudhës e përfunduan grevën, gjatë së cilës një pjesë e madhe nga trenat nuk lëviznin midis orës 8 dhe 16. Pakënaqësia sociale të paktën tani për tani u qetësua, pasi protestuesit dhe drejtoria e kompanisë ranë dakord gjatë negociatave dhe nënshkruan marrëveshjen kolektive të punës. Me të, të drejtat e punonjësve janë të mbrojtura dhe rruga drejt reformave në kompaninë e zhytur në borxhe është e gjetur. Përpara Krishtlindjeve pushoi dhe mos kënaqësia e studentëve kundër shtimit eventual të taksave për arsim.

“Me marrëveshjen e nënshkruar midis udhëheqjes së Hekurudhave Shtetërore Bullgare dhe grevistëve, punonjësit në Hekurudha kthehen në punë dhe futen disa rregulla më të rrepta në marrëdhëniet midis punonjësve dhe punëdhënësit, thotë Petër Bunev, kryetar i sindikatës të punonjësve në hekurudha pranë Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. – Më e rëndësishmja për ne është se, mundëm të ruajmë të ardhurat e punonjësve dhe fitimet sociale. U nevojit të heqim dorë sa u përket pushimeve, ato tanimë janë nga 20, në vend të 22 ditë deri tan, si edhe për dëmshpërblimet gjatë pensionimit. Deri tani, kur del në pension një punonjës hekurudhor, paguheshin 9 rrogë, kurse që tani e tutje do të jenë 8. Kishte dhe lëshime të tjera nga të dyja palët. Në fund të fundit u arrit deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kolektive të punës, të cilin mund ta quaj marrëveshja e mundur, duke pasur parasysh gjendjen financiare të kompanisë dhe krizën.”

Hekurudhat shtetërore bullgare kanë detyrime të grumbulluara gjatë viteve ndaj kreditorëve rreth 400 milionë euro. Nevoja nga reforma është e madhe, me qenë se udhëtimi me Hekurudhat Shtetërore Bullgare në pjesën më të madhe të rasteve është i pakëndshëm, kurse nganjëherë dhe i rrezikshëm. Greva e punonjësve u ndez pas përshpejtimit të reformave nga udhëheqja e kompanisë përmes shkurtimeve të personelit më shumë saç është e duhur. Kjo sipas sindikatave vinte nën pyetje sigurinë e udhëtarëve. Gjatë vitit të fundit rreth 1050 veta vullnetarisht kanë ikur nga kompania, përbërja e saj optimizohet dhe janë kryer një pjesë nga kërkesat e Bankës Botërore për lëshimin e huas për modernizimin e Hekurudhave. Kërkohen mënyra dhe për ndarjen e pagimeve për 50 copë të trenave gjermane, nga të cilët 25 janë me naftë dhe 25 elektrik. Ato i paguhen bankës KFW, Gjermani dhe Hekurudhat Shtetërore Bullgare u kanë borxh 156 milionë euro. Pala gjermane mund t’i marrë mbrapa, me qenë se pagesat për to janë ndërkryer. Nga sindikata e punonjësve hekurudhorë saktësojnë se, huaja është vetëm për trenat elektrik. Ato të çizelit janë të paguar, por përsëri janë me hipotekë në dobi të huas për ato elektrike. Reformat në Hekurudhat Shtetërore Bullgare kalojnë dhe përmes privatizimit të hallkës fituese për transportimin e mallrave. Shitja do të sigurojë mjete për shlyerjen e një pjese nga borxhet e hekurudhave.

“Ne si sindikata kemi deklaruar në mënyrë kategorike se, shitja e më fitimprurëses nuk është gjëja më e mirë, është i mendimit Petë Bunevi. – Që të mund të kthehen huat e Hekurudhave Shtetërore Bullgare, një nga mënyrat kalon jo përmes privatizimit, por shteti si pronar ka marrë vendimin e fortë të privatizohen. Për mua më e rëndësishmja është se cili do të jetë investitori, i cili do t’i blejë. Dhe mendoj se, pikërisht këtu shteti duhet të hyjë në rol dhe të ketë kërkesa shumë të rrepta ndaj blerësit.”

© Foto: BGNES

Studentët shpallën kundër rritjes së taksave universitare.

Në ditët përpara Krishtlindjeve përfunduan dhe protesta e studentëve kundër ndryshimeve eventuale në Ligjin për arsimin e lartë dhe shtimit të taksave për arsim. Më 16 dhjetor nxënës të shkollave të larta të kryeqytetit protestuan nëpër rrugët në Qyteti Studenti. Pas një bisede të Përfaqësisë kombëtare të këshillave të studentëve me ministrin e arsimit Sergjej Ignatov u bë e qartë se, nuk do të ketë një rritje shokuese të taksave. Sipas ministrit të arsimit universitetet nuk kanë bazë të rritin taksat, më qenë se qeveria i ka shtuar dhe kjo në vitin e depresionit botëror financiar, mjetet për arsimin e lartë janë me mbi 11 milionë leva, kurse me 6 milionë leva do të shtohen mjetet për bursa të studentëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeni Maja

Rast i radhës i mizorisë ndaj një kafshe mobilizon energjinë qytetare

Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...

botuar më 25-11-13 2.30.MD

Trembëdhjetë shtete amerikane e njohin certifikatën bullgare për dygjuhësi

E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..

botuar më 25-11-13 7.10.PD

Banorët e Gabrovos vendosën “të shijojnë fundin” të paktën deri te karnavali i 16 majit 2026

Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..

botuar më 25-11-11 2.12.MD