Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doli nga shtypi botimi “Fëmijët kundër drogës”

Ngandonjëherë ballafaqohemi me sfida të rënda të jetës. Disa nuk i kapërcejmë, të tjerat na bëjnë më të fortë, por ka edhe të tilla që janë sikur fillim i ndonjë misioni. Për një nënë luftimi i mbijetesës së fëmijës së saj, viktimë të narkotikëve, u bë kauza e mbrojtjes së të gjithëve në varësi të drogës.

Gjatë vitit 1998 Bistra Raneva filloi nismën e lëvizjes kombëtare “Fëmijët kundër drogës”. Aktiviteti u bë pas premierës së librit “Fëmijët, narkomanët”, në faqet e të cilit ajo lufton kundër drogës. E përkrahin njerëz të moshës së ndryshme, me profesione dhe gjendje shoqërore të ndryshme. Tashmë më shumë se 10 vjet Bistra Raneva zhvillon veprimtarinë saj mes nxënësve të gjithë vendit, kërkon miq, shkruan vjersha dhe ese. Me punën që bën, ajo përpiqet t’i prek shpirtrat e fëmijëve dhe prindërve të tyre, t’i paralajmërojë dhe t’i mbrojë. Gjatë 2007-ës, duke u takuar me nxënës, ia erdhi idenë që fëmijët gjithashtu mund të bashkëveprojnë me piktura, artikuj dhe tregime. Kështu ata t’i shpallin luftë drogës , të kërkojnë dhe të tregojnë alternativat e kësaj varësie nga droga. “Nuk është konkurs, nuk ka çmime. Të gjitha pikturat do të botohen në libër dhe do ta keni në dorë!”, thotë Bistra Raneva. Para 4 vjetëve u krijua edhe sajti i organizatës dhe nisma u popullarizua ndër autorët e gjithë Bullgarinë, si dhe mes atyre jashtë vendit. Vjershat dhe esetë janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Pas punës disa vjeçare botimi “Fëmijët kundër drogës” doli në dritë.

“Fëmijët janë të prekshëm dhe nuk janë të mbrojtur mirë. Për mendimin tim më mirë të parandalojmë problemet, sesa t’i zgjidhim. Faktikisht kjo është një punë e vështirë, duhen shumë përpjekje që ndonjëherë nuk korrin sukses, thotë znj. Raneva. – Ky nuk është një botim i thjeshtë i veprave të fëmijëve, ky është një libër kauze. Duke e pasur në dorë, fëmijët e Bullgarisë do të bashkohen dhe do t’i kundërshtojnë vdekjes dhe vuajtjes që shkaktojnë narkotikët. Në libër ka përkthime në hebraisht, arabisht, turqisht, greqisht, armenisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht, rusisht etj. I kanë bërë miqtë tanë bullgarë, disa prej të cilëve studiojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Libri shpërndahet falas nëpërmjet bibliotekave shkollore dhe vatrave kulturore në vend.”

© Foto: Maria Popova


Në faqen e internetit të lëvizjes kombëtare “Fëmijët kundër drogës” vizituesve u jepen informacione rreth çështjeve të mjekimit dhe parandalimit të varësisë nga droga, komunikojnë me njëri-tjetrin, lexojnë intervista dhe komente të figurave të njohura publike të fushës së sportit, shkencës dhe kulturës. Tregojnë se për çfarë interesohen, për veprat dhe arritjet e tyre.

“Po vazhdojmë – thotë Bistra Raneva. – Problemi, në lidhje me përhapjen e narkotikëve dhe me narkomanët në përgjithësi, është një problem kronik, që na shqetëson shumë. Sajti ynë në internet është në pritje të pikturave dhe eseve të reja. Nuk arritëm t’i publikojmë të gjitha veprat në libër, por kemi në plan të botojmë një variant më të zgjeruar të librit, me një tirazh më të madh. Kështu libri do të arrijë tek më shumë fëmijë. Më e rëndësishmja për ne është që t’i paralajmërojmë fëmijët dhe t’i motivojmë për të menduar për jetën e tyre. Ata duhet të jenë të qartë se sa e vlershme është jeta dhe se ekzistojnë mijëra mënyra për ta bërë më interesante dhe me vlerë. Biznesi me narkotikët është shumë i qëndrueshëm dhe ne duhet të luftojmë për çdo një fëmijë. Në rastin tim kjo betejë ka kaluar përmes zemrës sime, përmes shpirtit tim, prandaj dhe mesazhi është kaq i sinqertë dhe arrin lehtë tek fëmijët. Në të gjitha takimet me ta, unë e tregoj historinë time, tregoj se si biri im arriti të heqë dorë nga narkotikët. Nënat duhet të komunikojnë më shumë me fëmijët, duhet t’i këshillojnë, por në të njëjtën kohë nuk duhet t’i mbytin me dashurinë e vet dhe t’i përkëdhelin tepër. Ky është mesazhi im.”

Përgatitën në shqip: Anna Kapitanova dhe Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD