Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U miratua projektligji për sektorin e verës

Ligji i ri do të garantojë cilësinë më të mirë të verërave dhe të pijeve të tjera alkoolike.
Foto: BGNES
Gjatë ditëve të fundit të vitit 2011 qeveria miratoi një projektligj të ri për verën dhe pijet alkoolike. Pritet që ai të miratohet dhe nga deputetët në Parlament.

Ligji tjetër, i miratuar në fund të shekullit të kaluar, tashmë nuk u përgjigjet ndryshimeve të fundit të së drejtës evropiane pas reformës në sektorin e verës – vënë në dukje parashtruesit e projektligjit të ri. Dy janë theksat kryesorë në projektligj – garantimi i cilësisë së mirë të verërave dhe të pijeve të tjera alkoolike dhe kontroll më i rreptë mbi prodhimin dhe tregtinë me këto produkte. Projektligji i ri, i cili u krijua pas shumë debateve me prodhuesit e verës në vazhdim të një viti e gjysmë, u vlerësua nga komuniteti profesional si një ligj praktik, i cili është orientuar ndaj biznesit. Janë aplikuar gjithashtu një sërë lehtësimesh administrative.

Ligji përcakton rregulla shumë të sakta për prodhimin e verës dhe të pijeve alkoolike. Për herë të parë në të është shkruar saktë se vera është një pije, që përgatitet vetëm prej rrushi. Në ligj është shënuar se pesë lloje rakie, mastika dhe menta janë “pijet tradicionale bullgare”, të cilat duhet të disponojnë gradë të sakta dhe përqindje të sakta alkooli, i cili prodhohet vetëm nga fermentimi i produkteve bujqësore.

Produkti, në të cilin alkooli është nën 37.5 për qind, nuk mund të quhet raki. Përmbajtja minimale e alkoolit në rakinë e rrushit për shembull është 40 për qind, kurse në mastikë duhet të jetë të paktën 47 gradë. Verërat do të certifikohen nga një laborator i posaçëm, kurse pas kësaj do të shënohet varieteti dhe viti i prodhimit.

Shumë të rrepta janë rregullat për verërat e hapura dhe për pijet e hapura alkoolike në përgjithësi, ku janë regjistruar shumë shkelje. Për herë të parë ndalohet shitja e pijeve të hapura alkoolike me përqindje të lartë të alkoolit, kurse shitja e verës së hapur është lejuar vetëm në rastet, kur kjo verë ka origjinë të qartë dhe shitësi i saj ka certifikatë laboratori, e cila vërteton se ky produkt u përgjigjet të gjitha kërkesave.

Në këtë ligj janë parashikuar sanksione të mëdha për shkelësit, të cilët shesin verë dhe pije alkoolike me origjinë të paqartë. Pushteti sa i përket kontrollit mbi cilësinë e verërave tashmë përqendrohet në një organ – Agjencia ekzekutive për verën, Tashmë agjencia do të mund të kontrollojë jo vetëm prodhimin, por dhe tregtinë me verëra dhe pije alkoolike në dyqane. “Tregtia me pakicë ishte vendi më i dobët në sistem, i cili lejonte lulëzimin e sektorit informal në këtë sektor”, thotë Pllamen Mollov, kryetar i Dhomës kombëtare për verërat.

Përveç përballimit të problemeve, lidhur me sektorin informal, pritet që ligji i ri ta rritë aftësinë për konkurrencë të prodhimit bullgar të verërave, duke garantuar cilësinë më të lartë të pijes. Kështu Bullgaria do të mund të rimëkëmbë më shpejt tregjet e saj të vjetra dhe të vendoset dhe në tregje të reja. Përparësia më e madhe e verërave bullgare sot është raporti i mirë cilësi – çmim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD