Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ada tepe dhe fshehtësitë e minatorëve të lashtë

Foto: Архив
Trakët të cilët kanë jetuar përpara mijëra vjetëve nëpër tokat tona kanë qenë minatorë dhe metalurgë të mirë. Një nga vendet ku janë zbuluar gjurmë nga kjo veprimtari është kodra Ada tepe në Rodopet Lindore, jo larg nga qyteti i sotëm Krumovgrad. Kjo është mina më e herët e njohur deri në këtë moment për nxjerrje të floririt në Evropë. Shkencëtarët e daton nga mijëvjeçari i dytë përpara Krishtit – koha e Mikenës dhe të Trojës.
Tempulli trak në majën e Ada tepes

Dihet se edhe në ditët tona rajoni është i pasur me shtresa floriri. Arkeologët bullgarë fillojnë të zbulojnë fshehtësitë e minatorëve të lashtë në Ada tepe akoma gjatë vitit 2005. Që nga viti 2010 Instituti kombëtar arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave punon mbi një projekt për studim shpëtimtar arkeologjik të minës së lashtë. Ai financohet nga firma “Balkan Mineral and Mining”, e cila ka marrë koncesion për eksploatim të minës së artë rreth qytetit Krumovgrad. 2,5 milionë leva janë mjetet e parashikuara për studime shkencore në Ada tepe deri në vitin 2014. Për shkak të vlerës së jashtëzakonshme të objektit jo vetëm për shkencën bullgare, por she për shkencën evropiane, në studimin e tij marrin pjesë arkeologë bullgarë dhe gjermanë. Janë tërhequr po kështu mbi 20 specialistë të huaj nga sferat e ndryshme shkencore, pesë laboratorë dhe universitete të huaja.
Shpati lindor i Ada tepes

Deri tani janë zbuluar sheshe pune, prej banesave dhe nga një mur kala prej guri, i cili ka rrethuar gjatë epokës së vonë të bronztë pjesët më të larta të majës. Orendi të ndryshme prej guri, me të cilat është përpunuar xeherori, dhe enë të lashta prej balte janë po kështu mes zbulimeve, me të cilat janë ndeshur shkencëtarët. Rreth 5 tonë qeramikë e zbuluar vetëm gjatë vitit të kaluar, pritet të mund të përpunohet në mënyrë shkencore. Sipas doktorit Hristo Popov, drejtues i studimeve, mina e lashtë është një objekt jo standard arkeologjik. “Mund ta përfytyrojmë si një fabrikë e vjetër, ku është marrë metali i vlefshëm dhe që ku kanë ardhur resurset e pasura për thesaret e njohura të arta të mbretërve trak, të cilat janë të njohura nga ne nga eksponatet e muzeve”, sqaron ai në një intervistë për Radio Bullgarinë. Projekti sjell pozitive për arkeologjinë vendase, me qenë se zhvillohet në mënyrë inovative. “Për herë të parë bëhen studime gjeofizike të minës së vjetër në Bullgari, thekson doktori Popov. – Për herë të parë bëhet një skanim në detaje me laser dhe ajror të një objekti arkeologjik te ne me aftësi shumë të lartë ndarëse. Ndërtohen modele digjitale topografike, të cilët janë me një saktësi shumë më të madhe nga hartat standarde topografike. Kjo teknologji na lejon jo vetëm ta shënojmë atë të cilën e kemi zbuluar, mbi një mbështetëse të mirë topografike, por dhe të zbulojmë strukturat arkeologjike në vende mjaft të vështira për kalim. Për herë të parë shfrytëzojmë seri të mëdha prej oksigjeni 14 për të datuar epokën e bronztë dhe të hekurt në Bullgari. Nga pikëpamja shkencore kjo është shumë e rëndësishme, sepse jep mundësi me një saktësi të përpiktë të saktësohet koha e asaj e cila ka rastisur në Ada tepe.”
Koncentrat prej floriri

Për herë të parë në Bullgari ekipi prej shkencëtarëve zhvillon dhe një eksperiment arkeologjik, përmes të cilit bën rivendosjen e prodhimit të lashtë të floririt: “Qëllimi ynë ishte se me ndihmën e shtizave, të orendive të vjetra prej guri dhe druri dhe me metoda, të shfrytëzuara në lashtësi, të mundohemi të prodhojmë flori nga damarët e kuarcit në Ada tepe, vazhdon Hristo Popov. Eksperimenti kaloi në 2 etape. Në fund të muajit shtator përpiqem të prodhojmë me ndihmën e orendive prej druri një masë shkëmbore, të zbulojmë një nga damarët më të pasura me minerare, për të cilët tanimë kishim informatë. Pas kësaj me zjarr e ngrohëm damarin. Kjo është një metodë standarde e shfrytëzuar në të kaluarën, përmes së cilës kuarci bëhet më i latë për t’u punuar. Mundëm të prodhojmë rreth 30 gramë flori. Ky eksperiment ishte shumë i dobishëm për ne, me qenë se morëm përgjigje të drejtpërdrejta të disa nga pyetjeve të cilat na emocionojnë – për zhvillimin e shoqërisë së atëhershme, për teknologjitë për prodhim të floririt, të cilat i kanë zotëruar.”
Projekti i muzeut në të hapur

Është parashikuar të ndërtohet një muze modern në të hapur, kushtuar minatorëve dhe metalurgjisë të lashtë. Vizitorët e tij dhe më tepër fëmijët do të kenë mundësi nën formën e lojërave të ndryshme të njihen me këtë pjesë nga historia tonë, të kthehen për një kohë në arkeologë dhe minatorë dhe të mundohen vet të gjejnë thesaret dhe të prodhojnë flori.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e projektit
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD