Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankat bullgare dhe kërkesat e BE-së

Financieri Emill Hërsev: “Shumë para se të merret vendimi nga ana e Këshillit Evropian për heqjen e kapitalit adekuat, Banka Popullore Bullgare e kishte bërë këtë për Bullgarinë.”
Foto: Tanja Harizanova

Problemet, lidhur me krizën e borxheve në Evropë, bindën madje skeptikët më të mëdhenj se bankierët bullgarë kanë të drejtën. Disa muaj me radhë ata përpiqeshin të na bindnin se në sfondin e krizës financiare në BE sistemi bankar bullgar është stabil dhe nuk ka rrezik për sektorin tonë financiar. Mirëpo tani ka një problem të ri në sektorin bankar, jo vetëm në Bullgari, por edhe në vendet e tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Si të ruhen nga infeksioni që po vjen nga bankat-nëna drejt degëve të tyre në regjion? Sepse deri në fund të qershorit të këtij viti bankat e mëdha evropiane duhet të arrijnë një kapital adekuat prej 9 për qind (raporti midis kapitalit të vet dhe kredive të lëshuara). Kjo do të thotë se duhet të grumbullohen rreth 115 miliardë euro kapital suplementar, i cili të futet në trezorët e tyre.

Ekspertët financiarë ndërkombëtarë dhe analizatorët financiarë parashikojnë se grumbullimi i kapitalit të domosdoshëm mund të jetë për llogari të shoqërive të tyre bijë në vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ndër to më e rrezikuar është Hungaria për shkak të administrimit të keq të financave publike, por kihen parasysh edhe vende si Bullgaria, Rumania, Serbia, të cilat janë rrezikuar më shumë për shkak të krizës në Greqi.

Mirëpo që në fillim të krizës financiare bankat në Bullgari sulmuan tregun dhe tërhoqën një kapital të madh në formën e depozitave. Kështu qe ato zvogëluan në një mënyrë të konsiderueshme domosdoshmërinë për një financim të jashtëm. Nga ana tjetër, përsëri për shkak të krizës, kreditimi u kufizua për shkak të mungesës së dëshirës nga ana e biznesit të grumbullojë borxhe dhe për shkak të kërkesave të rrepta nga ana e bankave. Kështu kapitali i grumbulluar mbetet i papërvetësuar, domethënë ka mjaftë para të panevojshme. Siç duket, rrezik ka, sepse në Evropë filloi të flitet për “veprime të koordinuara”, që të mos tërhiqen shpejt shumë kapitale nga sektorët bankarë të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Kjo do të çonte deri në krizë në kreditim. Ndërkaq në hapësirën publike u përhap informacioni se bankat perëndimore mund të tërheqin 1.4 miliardë euro nga degat e tyre në Bullgari.

Nuk u besoj studimeve të pavarura perëndimore, sepse ka interesa të mëdha në këtë sektor – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë financieri i njohur bullgar Emill Hërsev. – Në këtë pjesë të kontinentit ka vende me sisteme krejt të ndryshme ekonomike. Për shembull sistemi bullgar dhe ai rumun. Këto janë vende fqinje, por në Bullgari ka bord valutor, ka buxhet të balancuar, kurse në Rumani ka kurs lundrues dhe borxhe të grumbulluara në vazhdim të shumë viteve në sektorin financiar. Pothuaj në të gjitha parametrat ekzistojnë dallime. Çështja tjetër, e cila nuk do të lejojë që të realizohet prognoza pesimiste është lidhur me faktin se paratë në fjalë, të cilat janë derdhur nga bankat perëndimore në degët lindore, janë në hua të pakthyera, kurse këto hua janë me një afat mesatar mbi 5 vjet. Domethënë do të duhet të presin 5 vjet dhe atëherë t’i marrin. Pra, parashikimi nuk mund të realizohet në vitin 2012. Ka dhe likuiditet, i cili mirëmbahet në përputhje me kërkesat e legjislacionit bullgar. Banka Qendrore nuk do të lejojë që të tërhiqet ky likuiditet. Është politikisht e drejt të thuhet se situata në Evropën Lindore është e keqe, ndërsa në Evropën Perëndimore është e mirë. Këto janë paragjykime dhe klishe.

Sipas disa ekspertëve mund të ketë nevojë që bankat bullgare të ulin kapitalin adekuat nga 15 në 9 për qind.

Nuk është e mundur, sepse për Bullgarinë janë vendosur kërkesa më të larta për disa shkaqe – vazhdon Emill Hërsevi. – Shkaku kryesor dhe i parë është bordi valutor i aplikuar në Bullgari në vitin 1997. Nuk ka vende të tjera në Evropën Perëndimore me bord valutor. Ka dhe diçka tjetër: bankat bullgare nuk kanë akses në refinancim. Banka Qendrore Evropiane nuk u jep para, kur ato e duan këtë. Për këtë shkak shumë para se të merret vendimi nga ana e Këshillit Evropian për heqjen e kapitalit adekuat, Banka Popullore Bullgare e kishte bërë këtë për Bullgarinë. Kombësia e pronarëve të kapitalit të bankave mund të jetë e ndryshme, por sa i përket licencës dhe vendit të veprimit këto banka janë bullgare dhe ato zbatojnë kërkesat bullgare, të cilat janë më të rrepta nga ato evropiane, sepse ne jemi në bord valutor.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD