Ivan Panovski (29.01.1921-03.07.1998) është ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore bullgare. Ai ka lindur në fshatin Borovan (Bullgari Veriperëndimore). Që prej moshës së fëmijërisë, këngëtari popullor Ivan Panovski ka qenë i lidhur me muzikën. Edhe kur rruga e tij jetësore e shpinte në garnizone ushtarake, ai nuk u shkëput për një farë kohe nga interpretimet popullore. Ka marrë pjesë në shumë festivale dhe konkurse, si në Bullgari, ashtu edhe jashtë vendit. Vite të tëra ka qenë në krye të formacioneve të ndryshme të muzikës popullore. Edhe të mos jetë mes të gjallëve tashmë 14 vjet, interpretimet e Ivan Panovskit përhapen nëpër vendin dhe zëri i tij i mrekullueshëm plotëson shpirtin e popullit.
Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të shijoni disa interpretime të këngëtarit popullor Ivan Panovski. Ju urojmë minuta të këndshme!
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..