Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektligji për fëmijët provokoi pakënaqësinë e prindërve dhe organizatave joqeveritare

Foto: BGNES

Para kohe ekspertë të Ministrisë Sociale shpallën, se Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës nuk iu përgjigjet kërkesave bashkëkohore. Si rezultat u hartua një projekt për një ligj të ri. Prezantimi i tij provokoi debate në shoqëri, toni i të cilëve me kalimin e kohës u ashpërsua. Disa prej teksteve në të provokuan një pakënaqësi të hapur. Kjo u duk në diskutimin e organizuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Bullgarisë. Në të morën pjesë përfaqësues të sektorit joqeveritar, të Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale, Agjencisë Shtetërore të Mbrojtës së Fëmijëve, deputetë. Më aktiv ishin përfaqësuesit e organizatave prindërore. Shqetësimet kryesore të prindërve kanë të bëjnë me ndërhyrjen eventuale të tepruar të institucioneve shtetërore në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, me faktin, se hiqen të drejtat e tyre, shkelet autoritetin e tyre dhe stimulohen thashethemet nga njerëzit e huaj.

“Tekstualisht në çastin e fundit mësuam për takimin, nismëtar i të cilit është Këshilli Ekonomik dhe Social. Organizata jonë është i mendimit, se projektligji për fëmijën përbën një kërcënim për familjet bullgare – shpjegon Stojan Georgievi nga Asociacioni “Shoqëria dhe vlerat”. – Në disa tekste të veçanta duket ideologjia totalitare, e cila krijon premisa për nxjerrjen e fëmijëve nga shtëpia e tyre, edhe në rast dyshimi për probleme në familje. Prindërit hyjnë në pozitën e fajtorëve, përderisa nuk do të vërtetojnë të kundërtën. Sipas tekstit të projektligjit, nëse do të ketë ndonjë sinjal për dhunë mbi fëmijët, prindërit konsiderohen fajtorë dhe nuk ka asnjë institucion, i cili të mbrojë të drejtat e tyre. Praktika të tilla ka në një sërë shtetesh në Evropë, dhe si rezultat ka mijëra familje të ndara. Prindërit në ato vende protestojnë dhe tani jemi gati të përsëritim përvojën e tyre.”

Një qëndrim i tillë shprehën edhe përfaqësuesit e Rrjetit Kombëtar të Fëmijëve, që bashkon më se 100 organizata joqeveritare, të cilat merren me problemet e fëmijëve dhe me mbrojtjen e të drejtave të tyre në Bullgari. “Projektligji me tekstet e tij të tanishme përbën një ndërhyrje të rreptë në marrëdhëniet familjare dhe është një cenim i të drejtave prindërore mbi fëmijët, që lindin, rritin dhe edukojnë. Me këtë ligj me përgjegjësinë të garantohen interesat më të mira të fëmijëve ngarkohen organet shtetërore. Shumë të drejta u jepen shtetit, institucioneve dhe nëpunësve shtetërorë, në dëm të të drejtave prindërore.” Këtë qëndrim e shprehën përfaqësueset e Lëvizjes së Nënave Bullgare.

“Prindërit, fëmijët e të cilëve frekuentojnë shkollën dhe mjekun dhe kujdesen me dashuri për ta, nuk kanë bazë të shqetësohen nga projektligji. Mirëpo, në Bullgari ka prindër të tillë, të cilët kanë një kapacitet të ulët prindëror, ushtrojnë preson fizik dhe psikik mbi fëmijët e tyre, i detyrojnë të lypin dhe të vjedhin.” Kështu kryetari i Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve Kalin Kamenov mbron projektligjin. Si shembull ai tregon 1500 sinjalet e ardhura në agjenci vjet për raste të tilla. “Ligji i ri nuk heq të drejtat prindërore – theksoi nga ana e vet njëra prej autoreve të projektligjit Elena Kremenlieva nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale. – Ideja e projektligjit është të garantohet një mekanizëm, i cili fëmijët të shfrytëzojnë në rast domosdoshmërie. Kur një fëmijë është i kërcënuar, ai duhet të ketë mundësi të mbrohet, doemos nëse dëshiron. E kemi të qartë, se mjedisi më i mirë për rritjen e një fëmije është familja. Vetëm në rastet, kur ka rrezik për fëmijën, në se prindërit nuk janë në gjendje të ushtrojnë kujdesin e domosdoshëm, nëse fëmijët keqtrajtohen nga prindërit, atëherë shteti vjen të përkrahë këta fëmijë.”

Këshilli Ekonomik dhe Social bëri disa rekomandime për korrigjimin e projektligjit. Në radhë të parë të parashikohen lehtësime tatimore për biznesin, të cilët ta inkurajojnë të investojë në arsimin; të caktohen shtojca për çdo fëmijë pa marrë parasysh të ardhurat e prindërve; të ketë vende në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve për të gjithë që kanë nevojë; të organizohet procesi mësimor gjatë tërë ditës në shkollat. Sipas kryetarit të Këshillit Ekonomik dhe Social Llallko Dulevski është e qartë, se projektligji akoma duhet të diskutohet në popull. Prandaj këshilli ka ndërmend të organizojë një sërë takimesh në nivel rajonal. Varianti definitiv i projektligjit të fëmijës do të paraqitet në Këshillin e Ministrave në fund të majit të këtij viti. Pas kësaj ai do të shtrohet për diskutim dhe votim në Kuvendin Popullor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD