Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë bëhen “arkeologë për një ditë”

Nëpërmjet lojës fëmijët mund të provojnë të gjitha hapat të cilat arkeologët bëjnë në procesin e kërkimit shkencor.
Foto: Архив

Muzetë historikë janë hapësira plot me ndijime për traditën kulturore kombëtare. Eksponatet na mësojnë të respektojmë jetën e paraardhësve tanë, por edhe të ndërtojmë me dinjitet jetën tonë. Mirëpo për fëmijët vizita e ndonjë muze mund të jetë aktivitet i mërzitshëm. Ato vështirë mbajnë vëmendjen e vet mbi artefaktet e vjetra. Duhet të mbajnë heshtje dhe të jenë të kujdesshëm në çdo një hapë. Natyrisht për çdo një fëmijë kjo është sfida e madhe.

Fëmijët në kërkim të “artefakteve”.

Për këtë shkak prej dekadash në ShBA ekzistojnë muze për fëmijë. Tani kjo është e mundshme edhe për fëmijët bullgare të cilat deri më 25 mars mund të vizitojnë ekspozitën “Arkeologjia nën kuadër” në Muzeun historik kombëtar në Sofje. Ajo realizohet me ndihmën e Fondacionit “Amerikë për Bullgarinë” dhe të Fondit “Studime shkencore” pranë Ministrisë së arsimit, rinisë dhe shkencës. Autorë të saj janë dy pedagogë nga departamenti i “Arkeologjisë” pranë Universitetit të ri bullgar – Vesella Gerçeva dhe Bogdan Atanasov. Në ekspozitë janë paraqitur zbulimet e ekspeditës Vesella Gerçevaarkeologjike “Struma 2009-2010”.

“Në kuadrin e ekspozitës nëpërmjet lojës fëmijët mund të provojnë të gjitha hapat të cilat arkeologët bëjnë në procesin e kërkimit shkencor – tregon Vesella Gerçeva. – Për shembull hapa e parë është të bisedojnë me banorët e vendeve që të mësojmë çfarë janë kujtimet e tyre, çfarë legjenda e dinë dhe çfarë informatë kanë për vendet në të cilat banojnë. Fëmijët dëgjojnë intervistat që ne kemi bërë dhe përpiqen të jenë arkeologë të vërtetë. Ata kërkojnë “artefakte” në sallën e muzeut dhe kanë mundësi të gjejnë kopje të sendeve reale. Pa diskutim kjo është loja e tyre më të dashur. Fëmijët mësohen se si të përcaktojnë periudhën e krijimit të artefakteve. Ata mund të krahasojnë objekte të reja dhe të vjetra dhe të mësojnë si arkeologët i datojnë. Në tërësi ekspozita është si një lojë.”

Salla në të cilën çdonjëri mund të kthehet në arkeologë për një ditë është e arritshme gjatë tërë ditës në kuadrin e ekspozitës. Autorët kanë menduar edhe për prindërit, të cilët shoqërojnë fëmijët e tyre. Edhe për këta ka sfide interesante – një lojë arkeologjik.

Fëmijët mund të krahasojnë sende të reja dhe të vjetra.

“Ekspozita ka edhe një mesazh të posaçëm – mesazhi se trashëgimi kulturoro-historik është i kërcënuar. Sot mbi 90 për qind prej monumenteve janë të prekur nga thesarkërkuesit me qëllim eksportin e tyre jashtë kufijve dhe shitjen e tyre koleksionistëve.” – shpjegon Vesella Gerçeva.

Në kuadrin e projektit “Arkeologjia nën kuadër” pjesë të tilla tematike u krujuan në Muzeun e Bllagoevgradit, si edhe në Muzeun kombëtar “Toka dhe njerëzit” në Sofje. “Si fillim unë imagjinoj një muze të vërtet fëmijëror në Sofje – shpjegon qëllimet e ardhshme  Vesella Gerçeva. – Në të të gjitha temat të cilat tani po përpunojmë në muzetë e vendit të bashkohen nën një çati. Ky do të jetë një vend për familje, por ndërkohë do të mbështetë specialistët e muzeve të cilët dëshirojnë të punojnë me fëmijë në mënyrë të ndryshëm.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e ekspozitës

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD