Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtja e të drejtave të grave rome – praktika të mira dhe sfida të ardhshme

Pjesëmarrëset e Akademisë regjionale të grave lidere rome në Bllagoevgrad
Foto: NDI
Nga 15 deri më 17 mars në qytetin e Bullgarisë Jugperëndimore – Bllagoevgrad u mbajt Akademia regjionale e grave lidere rome. Organizator i aktivitetit është Instituti kombëtar i demokracisë i ShBA-së (NDI).

Gjatë seminarit aktiviste të organizatave joqeveritare nga Bullgaria, Rumania, Kosova, Sllovakia, Maqedonia dhe Serbia diskutuan probleme aktuale rreth statusit të grave rome në Evropën Qendrore dhe Lindore si diskriminimi, martesat e hershme, papunësia, niveli i ulët arsimor, pabarazia gjinore, përfshirja e ulët në shoqëri, mungesa e qasjes në shërbimet shëndetësore e sociale, përfaqësia e ulët e grave në pushtet etj. Pjesëmarrëset shkëmbyen përvojat e tyre dhe prezantuan projekte të suksesshme e praktika të mira në mbrojtjen e të drejtave të grave rome. Në zhvillimin e konferencës aktivistet mësuan si të organizojnë fushata avokacie dhe si të bëhen lidere të suksesshme në komunitetet e tyre. Seminari ishte edhe hapi i parë në themelimin e një rrethi regjional prej organizatave joqeveritare të cilat punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave rome.

Të ftuar për pjesëmarrje në forum ishin përfaqësues të organizatës së grave “Osvit” nga Nishi. Ja se çfarë tregoi njëra prej tyre për projektet e organizatës. “Quhem Ana Saçipoviç dhe jam drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Osvit” në Nish. Ne merremi me projekte për ngritjen e kapacitetit të grave rome, për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si edhe për stimulimin e pjesëmarrjes së romeve në jetën sociale dhe politike në nivel vendor, jo vetëm në Nish, por edhe në tërë Serbinë Jugore. Ndër iniciativat e suksesshme është edhe telefoni SOS në gjuhën rome kundër dhunës ndaj grave. Rrjeti ynë prej organizatave joqeveritare merret edhe me përpunimin e propozimeve për ndryshime ligjore. Gjithashtu çdo vit nga data 8 mars – Dita ndërkombëtare e grave deri më 8 prill – Dita ndërkombëtare e romëve zhvillojmë Muajin e Grave Rome. Sivjet ndër aktivitetet e shumta në kuadrin e këtij muaji kemi edhe një film i cili tregon për jetën e romeve të suksesshme në Serbi.”

Ndër pjesëmarrëset e Akademisë së lidërshipit ishin edhe dy aktiviste nga Prizreni. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, zonja Shpresa Agushi dhe drejtoresha e Organizatës “Foleja”, zonja Gjyzel Shaljani treguan për projektet e suksesshme të organizatave të tyre joqeveritare, si edhe përshtypjet që patën nga seminari. Klikoni AUDIO për t’i dëgjuar!
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD