Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ati Andon Shavulev – trajneri i boksit me veladon

Foto: bnt.bg
“Njeriu i pabesë është i palumtur, sepse besimi është gjëja më e rëndësishme në jetën e çdo një njeriu.” – thotë ati Andon Shavulev, nëpunës në kishën “Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull” në Bllagoevgrad. Ai është i vetmi klerik në Bullgari, i cili përveç veladonit vishet dhe me doreza boksi.

Shkaku është se tashmë disa vjet ati Andon është jo vetëm klerik, por dhe trajner boksi. Ai është themelues i klubit të boksit “Pirin”, ku më se 8 vjet i trajnon jetimët për boksierë. Është kategorik se kisha dhe boksi mund të kombinohen. Për kishën e kanë orientuar gjysha dhe nëna e tij. “E tillë është tradita në krahinën e Pirinit. Gjithmonë kemi shkuar në kishë” – na thotë Andon Shavulev. Sa për boksin, ai e tërheq me “rregullat e jashtëzakonshme dhe me burrërinë e tij”. Trajnimet e tij të para të boksit filluan në kazermë. Pas kësaj si doker në Portin e Varnës ai vazhdoi të stërvitet në klubin e sportit “Spartak”-Varna. Një traumë të rëndë e detyroi të heq dorë nga karriera e tij sportive dhe kështu ai vendosi t’i kushtohet fesë së krishterë në Akademinë e Teologjisë në Sofje. “Pata fatin e mirë edhe në Akademinë e Teologjisë, edhe në sport të mësohem nga mësues të jashtëzakonshëm. Trajnerë të mi kanë qenë emrat e mëdhenj në boks si Maksim Todorov, Boris Georgiev-Mokata, Veselin Pashaliev” – na tregon kleriku.

Si arrin t’i gërshetojë edhe të dyja rolet?

“Për mua këto nuk janë role. Kjo është prirje në jetë – është kategorik ati Shavulev. – Edhe në të dyja rastet ka një element edukimi dhe qëllim ta ndihmosh njeriun pranë teje, njeriun, që ka nevojë për ndihmë. Të tillë janë fëmijët nga jetimoret. Për fat të mirë ka shumë njerëz, të cilët duan t’i ndihmojnë. Mendoj se edhe unë jam si ata njerëz dhe arrij t’i ndihmoj në ndonjë mënyrë. Duhet të tregojmë se këta fëmijë janë si moshatarët e tyre. I vetmi dallim është se nuk kanë familje, gjë që vërtetë është e tmerrshme. Këta fëmijë kanë nevojë për dashuri, për besim, për njerëz, të cilët t’i mësojnë të punojnë, të kenë kërkesa ndaj tyre. Në rastin konkret unë e përdor sportin tim të dashur, që të afrohem me këta fëmijë. Kështu ne jemi në një nivel dhe kemi një qëllim të përbashkët.”

Përveç se i stërvit për boksierë, ati Andon i mëson të rinjtë për të qenë të fuqishëm shpirtërisht.

“Është shumë e rëndësishme t’i mësojmë të duan punën dhe të respektojnë rregullat, sepse pa rregulla nuk mund të kesh suksese në jetë – na tregon trajneri me veladon. – Megjithëse jemi dëshmitarë të shumë shembujve negativë në tranzicionin tonë të gjatë, kur pa rregulla mund të fitosh, arritjet e vërteta në jetë janë rrjedhojë e respektimit të rregullave dhe të njerëzve pranë teje. Më e vështirë është të fitosh besimin e këtyre fëmijëve. Kjo është më e rëndësishmja. Pastaj duhet të jesh i sinqertë dhe sukseset do të jenë fakt. Kështu është dhe me fëmijët tanë. Po të sillemi me ta me dashuri dhe duam t’i ndihmojmë, do të ketë rezultat pozitiv.”

Kleriku krenohet se shumë prej nxënësve të tij janë mbajtës të medaljeve nga kampionate të ndryshme.

“Nuk e di nëse do të ma besoni, por kjo më sjell një kënaqësi të madhe. Në të njëjtën kohë, po të kemi ndonjë problem, zemërohem shumë. Për shembull një prej vajzave u regjistrua studente në Universitetin Jugperëndimor në saje të titullit të saj të nënkampiones së boksit. Mirëpo kohët e fundit doli nga rruga e drejt. Atëherë unë deklarova kategorikisht se ajo duhet të largohet nga klubi. Pak më vonë ajo erdhi te ne, shpërtheu në lot, na kërkoi falje dhe na drejtoi lutje për të qenë përsëri me ne dhe të gjithë ne i dhamë një shans të dytë. Unë personalisht nuk jam adhurues i boksit për femra, por boksi në përgjithësi është një mënyrë shumë e përshtatshme edukimi, sidomos sa u përket njerëzve në gjende të rëndë sociale. Ai i ndihmon për t’u bërë më të sigurt në vetveten . Në saje të boksit ata kuptojnë se mund të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e elitës së këtij sporti në vend dhe jashtë.”

Më se 18 vjet ati Andon Shavulev është trajner boksi edhe i studentëve nga Universiteti Amerikan në Bllagoevgrad. Sot shumë prej tyre ndodhen në kënde të ndryshme të botës, por vazhdojnë të jenë në kontakt me të, e marrin në telefon, e vizitojnë në shtëpi. Trajneri me veladon thotë se për shkak të angazhimeve të tij të shumta shumë shpesh nuk ia kushton familjes së vet vëmendjen e domosdoshme. Ai ka dy djem dhe një vajzë. Edhe të tre e duan sportin shumë. “Biri im i madh zgjodhi teologjinë, ai i dytë është llogaritar për nga profesioni. Edhe të dy merren me boks” – na tregon ati Andon. – Vajza e tij merret me boks në Universitetin Amerikan, ku është studente në vitin e fundit. Në fillim të vitit 2012 kleriku mori titullin “Shpirt dhe virtytshmëri”. Çmimi iu dorëzua për shkak të kujdeseve të tij të mëdha për fëmijët në jetimore.

“Kjo është një njohje për Kishën Ortodokse Bullgare dhe për boksin bullgar. Është gjithashtu një gjest i mirë ndaj fëmijëve në jetimore. Në saje të këtij çmimi te ne në klub erdhi një boksier i madh bullgar, të cilin unë e dua shumë – Kubrat Pulev dhe vëllai i tij Tervel, një djalë i jashtëzakonshëm – nënkampion i Evropës. Në Bullgari ka shumë njerëz, të cilët duan të ndihmojnë. Le t’i bekojë Zoti dhe këta njerëz të bëhen gjithnjë e më shumë, sepse bullgarët janë një popull fisnik” – tha në përfundim ati Andon.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD