Interesi ndaj tregut të pasurisë së patundshme u ul që prej shumë kohe. Bumi i ndërtimit dhe i blerjes së pasurive të patundshme është vetëm një kujtim nga kohërat para krizës.
Që nga viti 2008 e këtej çmimet e pasurive të patundshme janë ulur me më se 50 për qind. Në qytetin tonë bregdetar Sllënçev Brjag (Sunny Beach), i cili ishte shumë i preferuar para 4 vitesh, tani tregu është shumë i kufizuar. Atje çmimet janë ulur me 45 për qind. Të mos flasim për vendpushimet tona malore, ku ofrimi është i madh, por pothuaj nuk ka kërkim. Në vendpushimin tonë më të njohur Bansko komplekset e ndërtuara gjatë bumit sot janë të zbrazëta. Madje çmimet e ulura me gjysmë deri në 500 – 600 euro për një metër katror nuk tërheqin blerës. Çmimet janë kaq të ulëta se një apartament i pajisur mirë shitet për 18 mijë euro. Në fakt tregu i pasurisë së patundshme në vendpushimet tona mirëmbahet i gjallë nga të huajit.
“Këta janë kryesisht blerës rusë dhe njerëz, që flasin rusisht nga ish republikat sovjetike – thotë Polina Stojkova, drejtoreshë operative në një prej kompanive më të mëdha për prona të patundshme te ne. – Interesi i tyre është kryesisht ndaj pronave në bregdet. Ato janë më të preferuara. Këta janë njerëz, të cilët duan të kenë shtëpi pranë detit, ku t’i kalojnë pushimet. Buxheti i tyre është nga 20 deri në 40 mijë euro. Preferohen apartamente të pajisura në komplekse të përfunduara, të cilat janë gati për përdorim.”
“Bullgaria fiton përsëri popullaritet ndër ta. Gjatë disa viteve të fundit, madje pas fillimit të krizës, ky interes forcohet me çdo vit – na shpjegon Polina Stojkova. – I tërheqin çmimet e leverdishme, natyra e bukur, kultura, gjuha dhe mentaliteti i afërt. Ata ndihen në Bullgari si në shtëpi. Përveç kësaj çmimet këtu janë më të mira, sesa në Rusi. Kemi parasysh jo vetëm çmimet e banesave, por të ushqimit, transportit etj.”
Përveç rusëve, ka dhe francezë, italianë, gjermanë, holandezë, por këta blerës janë pak. Tashmë kaloi bumi i investimeve të mëdha në vendpushime, kurse kriza rriti ofrimin, për llogari të kërkimit. Aktualisht në treg kërkohen kryesisht objekte të gatshme për përdorim. Po realizohen dhe rishitje të pronësive nga pronarët anglezë, të cilët ishin shumë aktivë para krizës.
“Në përgjithësi tani britanikët luajnë rolin e rishitësve. Interesi i tyre filloi të ulet në vitin 2008 dhe po vazhdon edhe tani – tregon Polina Stojkova. – Gjatë dy viteve të fundit ata blejnë shumë rrallë në Bullgari, kryesisht shesin. Shkaqet për këtë janë të ndryshme. Ato janë lidhur kryesisht me vështirësi financiare dhe me nevojën për një resurs të ri financiar, i cili mund të realizohet më shpejt nëpërmjet shitjes së pronësive, për të cilat nuk kanë nevojë në momentin e tanishëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..
Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..
Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe..