Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata e tensionuar në Maqedoni

Vrasja e pesëfishtë në Maqedoni shkaktoi tension të madh shoqëror.
Foto: BGNES
Gjatë festës së Pashkëve Maqedonia u trondit nga vrasja e pesëfishtë. Katër adoleshentë dhe një i moshuar ishin të qëlluar nga një distancë e afërt, duke bërë peshkim në një liqen pranë Shkupit. Tensioni në vend u rrit jashtë mase. Gjatë marsit në Maqedoni kishte incidente të tjera. Edhe pse ato të fundit nuk kishin të bënin me vrasjen, gjithsesi u bënë shkaqe për destabilizimin e shtetit.

Lideri i Bashkimit Demokratik dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pavle Trajanov, vlerësoi vrasjen si “masakër dhe akt klasik terrorizmi” me pasoja të rënda ndaj paqes dhe stabilitetit të shtetit. Bashkimi Demokratik bën pjesë në koalicionin në pushtet të Maqedonisë. Me të vërtetë, ngjarja tragjike shkaktoi tension të madh mes grupeve shoqërore andej. Aktivistë dhe përdorues maqedonas të rrjeteve sociale të internetit organizuan protesta paqësore në përkujtim të të vrarëve. Megjithatë, në Shkup qindra demonstrues dolën para ballinës së Parlamentit, duke hedhur slogane antishqiptare dhe duke gjuajtur me gurë policinë maqedonase. Prova që të ngarkohet protesta me akuza etnike kujtoi ballafaqimet gjatë marsit mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Shkup dhe në Tetovë.

Si duket, në vend ka konflikte etnike që po valojnë. Që prej fillimit të këtij viti në Maqedoni u bënë afro 25 incidente në bazë etnike. U plagosën 38 vetë dhe dy kisha morën flakë. Gjatë marsit politikanët radikalë nga Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan “marrëveshjen për përkrahjen e nismës së bashkimit të të gjitha territoreve shqiptare”. Sipas dokumentit, shtetit i ri do të quhet Ilirida, ku do të përfshihet tërë territori i Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë. Para pak kohe u shfaq një formacion i panjohur deri më sot “Ushtria për Çlirim të territoreve të okupuara shqiptare”, e cila u thërret autoriteteve maqedonase të largohen nga këto territore.

Gjithsesi situata në Maqedoni ndikon shumë negativisht mbi proceset e integrimit të vendit në NATO dhe BE. Tensioni në Maqedoni nuk do t’i favorizojë të priturat e Shkupit në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në Çikago, as do të përshpejtojë bisedat për aderim në BE.

Ngjarjet në Maqedoni gjetën jehonë edhe në Bullgari. Vëzhguesi politik dhe shef i Agjencisë Informative të Bullgarisë “Fokus”, Krasimir Uzunov krahasoi situatën aktuale me ballafaqimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në fillim të 2011-ës. Z. Uzunov komentoi para Radios Kombëtare Bullgare, që Maqedonia kategorikisht ecët në rrugën e federalizmit dhe ndarjes. Për momentin Bullgaria nuk ka dhënë shprehje zyrtare në lidhje me situatën në Maqedoni. Ka mundësi që të mos ketë dot të këtilla. Pozita e qeverisë së Bullgarisë është në pritje dhe përngjan me atë të bashkisë ndërkombëtare. Më tepër kjo e fundit është në favor të autoriteteve maqedonase. Opinionet e përgjithësuara u paraqitën në një deklaratë të firmosur nga kryetarët e misioneve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Maqedoni. Deklarata dënon vrasjen e pesëfishtë dhe shpreh përkrahje ndaj qeverisë maqedonase në zbardhjen e hetimit dhe në kryerjen e procedurave penale së shpejti. Përveç kësaj, kishte reagime ndërkombëtare ku shprehet shqetësimi. Zëdhënësi i komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, bëri thirrje ndaj të gjitha vendeve që të mbajnë gjakftohtësi dhe të kontribuojnë “për ruajtjen e harmonisë etnike”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD