Bullgaria ka patentën e vet në fushën e turizmit. Bëhet fjalë për lëvizjen turistike, lidhur me njohjen e “top 100” të fenomeneve më interesante historike dhe natyrore të vendit. Klasifikimi origjinal i Lidhjes Turistike të Bullgarisë përfshin varreza trake, vendbanime etnografike, muze historike, maje malore, zona të mbrojtura dhe objekte të tjera emblematike. Ndër më të njohurit janë Manastiri i Rillës, Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, Kompleksi Etnografik Etëra, shenjtërorja e lashtë shkëmbore Perperikon dhe një sërë kuriozitetesh të tjera të shpërndara në këndet më të bukura të Bullgarisë. Disa prej këtyre fenomene Radio Bullgaria ju ka prezantuar në rubrikën “Ju tregojmë për Bullgarinë”.
© Foto: BGNES
© Foto: arkiv
Lëvizja për njohjen e 100 Objekteve Turistike Kombëtare i gëzon popullaritet të gjerë, më tepër ndër të rinjtë. Ndër adhuruesit e shumtë ka edhe udhëtarë të huaj, kryesisht nga vendet fqinje ballkanike, si edhe nga Gjermania, Rusia dhe Japonia e largët. Ata vijnë në Bullgari, që të njihen me një kulturë pak të njohur. Çdo vit afro 100 entuziastë bredhin nëpër vendin tonë, që të njihen me trashëgiminë e tij unike natyrore dhe historike. Dhe secili prej anëtarëve të këtij “klubi të udhëtarit” marrin me veten librezën speciale të Lidhjes Turistike të Bullgarisë për mbledhjen e vulave nga fenomenet turistike. Krahas kënaqësisë së njohjes me Bullgarinë, ata, që arrijnë të vizitojnë të gjitha 100 Objektet Turistike Kombëtare dekorohen me një stemë dhe fletë nderi. Prej disa vitesh fitojnë edhe të drejtën të marrin pjesë në një lotari me çmime materiale.
© Foto: arkiv
Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...
Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..
Banesat e neolitit në Stara Zagora janë një monument i jashtëzakonshëm historik me rëndësi botërore. Ato janë një prej 100 objekteve turistike kombëtare. Në muzeun, që ngrihet mbi vetë zbulimet arkeologjike mirëmbahet temperaturë dhe lagësirë e..