Pjesëmarrësit në mbledhjen e parë të Këshillit për zhvillim ekonomik dhe politika sociale pranë presidentit u bashkuan rreth domosdoshmërisë nga një vizion të ri afatgjatë për inkurajimin e biznesit me qëllime të qarta dhe kushte për prosperitet. Strategjia e re industriale e Bullgarisë duhet të jetë gati deri në qershor të vitit 2012 dhe të shënohen masat prioritare në të. Përveç kësaj ajo duhet të parashtrohet në strategjinë kombëtare për zhvillim “Bullgaria2020”, që të sigurohet financim mbi programet operative të Bashkimit Evropian në periudhën tjetër 2014-2020, nënvizoi presidenti Rosen Plevneliev, duke hapur debatin mbi temën “Aftësi konkurruese dhe projekte investuese”.
Sipas fjalëve të tij “Pas magjistraleve, ka ardhur koha Bullgaria të drejtohet ndaj ndërtimit të parqeve me teknologji të lartë dhe kllëster (firma të lidhura reciprokisht me një qëllim të përbashkët strategjik) që të mund të shtohet dhe prodhimi. Zhvillohen ato kombe, të cilat propozojnë një biznes mjedis më të mirë dhe më produktiv deklaroi udhëheqësi i shtetit. Ka ardhur kohë të shikojmë përtej magjistraleve - deklaroi Rosen Plevneliev. Nëpër gjatësinë e magjistraleve duhet të ndërtohen fabrika dhe zona industriale, të cilat të jenë të grupuar në kllëster. Por le të jetë e qartë:kllësteri është ajo, e cila do të na ndihmojë të jemi shumë më të aftë konkurrues, të mbledhim fabrika, institucione, universitete, organizata joqeveritare , qendra studimore në një vend,që të ketë efekt sinergjetik, që të mund në mënyrë më efektive të punojnë bashkërisht.
Këshilli vizitoi disa qëllime konkrete të biznes-strategjisë së re të Bullgarisë. Ato, përveç ruajtjes së stabilitetit makroekonomik të vendit, parashikojnë akoma: përmirësimin e biznes-mjedisit, realizimin e lidhjeve më të ngushta midis institucioneve arsimuese dhe biznesit, inkurajimin e lidhjeve midis prodhimeve të ndryshme dhe industrive te ne, dhe krijimin e kushteve favorizuese për bashkimin e tyre në kllëster teknologjik. Presidenti bullgar rekomandoi strategjia e re industriale të fokusohet në 7 fusha prijëse industriale: bujqësi dhe prodhim të ushqimeve, shëndeti njerëzor, transport dhe logjistikë, makinndërtimi, teknologjitë informative dhe të komunikacionit, industria kimike, elektronika dhe elektroteknika. Ai është i bindur akoma se, vizioni “Bullgaria 2020” do të parashikojë të paktën 4-5 qytete bazë në rajonet e ndryshme në territorin e vendit, ku të krijohen parqe me teknologji të lartë, që të zhvillohen dhe industritë e së ardhmes dhe të krijohet më shumë punë për të rinjtë. Kurse tërheqja e investimeve për këtë qëllim duhet të bëhet një qëllim strategjik kombëtar.
Bullgaria është e detyruar deri në vitin 2020 të arrijë 60% nga mirëqenia mesatare për Bashkimin Evropian për frymë nga popullsia. Pasi Sllovakia mundi ta arrijë për 10 vjet, Irlanda, Estonia dhe Sllovenia po kështu, dhe ne jemi të detyruar”, qe kategorik Rosen Plevneliev: Bullgaria duhet të luftojë për çdo një levë të investuar. Kjo është tezë, të cilën gjithnjë e kam mbrojtur. Për këtë qëllim me ngut duhet të krijojmë mjedis për një tërheqje të përshpejtuar të investimeve. Si, kuptohet dhe me planifikimin e programeve operative për periudhën 2014-2020, duhet të bazohemi mbi tri prioritete: ndërtimi i zonave industriale - vendi i natyrshëm, ku realizohen investimet, marketingu i Bullgarisë si një destinacion investues, ndërtimi i ekipeve në një nivel shtetëror dhe bashkiak, që të mundet aktivisht dhe me qëllim të luftojmë për investime.
Rosen Plevneliev e përcaktoi si të mirë idenë aktuale të qeverisë për decentralizim të administratës me transferimin e disa agjencive shtetërore nga kryeqyteti në qytete të tjera, por të nënshtruar logjikës së hekurt. Për shembull, në qoftë se krijojmë kllëster për industrinë ushqimore, Agjencia Shtetërore mbi ushqimet mundet të transferohet nga Sofja në qytetin Ruse, Varna ose Dobriç, në Bullgarinë Verilindore, që të jetë më afër deri te fabrikat për ushqime, vuri në dukje ai. Ideja has përkrahje dhe nga biznesi dhe bashkitë. Për Radio Bullgarinë shefat e Konfederatës të punëdhënësve dhe të industrialëve në Bullgari Ognjan Donev dhe të Unionit kombëtar të bashkive Todor Popov komentuan:
Në takimin e Konfederatës të punëdhënësve dhe të industrialëve në Bullgari përpara 2 javëve me qeverinë bullgare shprehëm nga njëra anë përkujdesën, se transferimi i kaq shumë agjencive në një kohë mund të shkaktoi kaos ose më të paktën probleme. Por mendimi ynë është se, ka një gjë pozitive në të gjithë punën. Dhe mbase ky eksperiment duhet të jetë fillimisht me 1-2 agjenci, aty të kërkohet logjika dhe të shikohen pasojat - saktësojë Ognjan Donev.
Është mirë të mos të ecim drejt modelit grek prej 2 qyteteve të mëdha, në të cilat janë përqendruar të gjitha shërbimet, Athina dhe Selaniku, kurse çdo gjë tjetër është një provincë e thellë. Bullgaria pak nga pak duhet të ec përveç drejt barazimit të standardeve regjionale dhe drejt shpërndarjes së shërbimit administrativ nëpër qytetet më të mëdha si një hap i parë - mendon z. Todor Popov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..