Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bilanci për përparimin e Bullgarisë pas anëtarësisë së saj pesëvjeçare në BE

Foto: EPA/BGNES
Komisioni Evropian publikoi raportin e vet të sivjetshëm për përparimin e Bullgarisë në fushën “Drejtësi dhe rend i brendshëm”. Mirëpo tani për herë të parë u bëhet një vlerësim i tërësishëm arritjeve gjatë pesë viteve të para pas aplikimit të Mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim në vitin 2007, kur vendi ynë u aderua në BE.

Bullgaria dhe Rumania janë vendet e vetme anëtare të BE-së, të cilat u aderuan me kushtin për monitorim nga ana e Komisionit Evropian. Megjithëse vlerësimi për vendin tonë është më tepër pozitiv, tani për tani aplikimi i këtij mekanizmi do të mbetet të paktën deri në fund të vitit 2013.

Çfarë është bilanci?

Bullgaria ka një vullnet të fuqishëm politik dhe përparim të konsiderueshëm. Vendi mund të arrijë qëllimet e mekanizmit, por duhet të paraqesë rezultate bindëse në reformën gjyqësore dhe në luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit, që të mos ketë shqetësime ndër shtetasit bullgarë dhe partnerët evropianë të Bullgarisë. Këtë e deklaroi gjatë paraqitjes së raportit kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozu. Ka nevojë për reforma të thelluara dhe për përpjekje më efektive, sesa në të kaluarën, që të arrihen rezultate të mira, është përfundimi kryesor në raport. Ndryshimet ligjore, institucionale dhe strukturore, përfshi këtu dhe krijimin e strukturave të specializuara në polici, prokurori dhe në gjykatat për luftimin e kriminalitetit të organizuar, janë një fakt pozitiv, por ende nuk kanë provuar efikasitetin e tyre – ky është një përfundim tjetër kryesor. Ndër konstatimet më negative janë numri i vogël i dënimeve për shefat e mëdhenj të grupeve kriminale dhe për nëpunësit e lartë, si dhe përqindja e madhe e ekonomisë në hije. Komisioni Evropian i jep Bullgarisë një vit e gjysmë, që t’i përballojë këto probleme.

Cilat janë rekomandimet kyçe?

Komisioni Evropian bëri disa rekomandime: gjatë zgjedhjes së ardhshme të Këshillit të lartë të drejtësisë të jepet mandat për reforma fundamentale në prodhimin gjyqësor, kurse kryeprokurori të mund të reformojë hetimin para gjyqit mbi bazën e auditit të pavarur funksional dhe duke bashkëpunuar me ekspertë të pavarur, të përfundohet puna mbi Kodin e ri penal dhe aplikimi i tij të bëhet prioritet i reformës gjyqësore. Sa i përket pavarësisë së gjykatës Komisioni Evropian bën rekomandime për aplikimin e një sistemi unik dhe efektiv për shpërndarjen e proceseve në tërë vendin, kurse gjatë atestimit të magjistratëve, emërimit të tyre dhe marrjes së vendimeve për sanksione kundër tyre, transparenca, objektiviteti dhe etika profesionale të jenë prioritet kryesor. Rekomandohet gjithashtu përmirësimi i zbatimit efektiv të vendimeve gjyqësore, si dhe përgatitja e një vlerësimi të pavarur të strategjisë kombëtare për luftim të korrupsionit në Bullgari dhe ngarkimi i një institucioni me detyrën për të koordinuar veprimet kundër korrupsionit në sektorë të ndryshëm. Rekomandime të tjera kyçe janë lidhur me ndryshimet në Ligjin për parandalimin e konflikteve të interesave, si dhe me rishqyrtimin e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pronësisë së patundshme.

Si reagoi Sofja?

Sipas kryeministrit Bojko Borisov dhe ministrave të resorit vlerësimi i Komisionit Evropian është i saktë dhe objektiv, kurse rekomandimet – të zbatueshme. Sipas fjalëve të tij: “Komisioni Evropian edhe këtë herë përgatiti një raport shumë të saktë. Rekomandimet e tij janë të zbatueshme dhe janë parashikuar në programin tonë. E dimë shumë mirë se zgjedhja e Këshillit të lartë të drejtësisë duhet të ndodhë në mënyrën më transparente, si dhe ajo e kryeprokurorit dhe e udhëheqjes së Komisionit për konfiskimin e pronësisë së marrë në një mënyrë kriminale. Fundi i vitit 2013 është një afat i mjaftueshëm, brenda të cilit ne mund t’i zbatojmë të gjitha këto rekomandime. Thënë shkurtimisht – raporti i përgjigjet krejtësisht realitetit objektiv në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit.”

“Është vlerësuar pozitivisht vizioni strategjik për reformën në sistemin gjyqësor – vuri në dukje ministrja e drejtësisë Diana Kovaçeva. – Strategjia e miratuar gjatë vitit 2010 për vazhdimin e reformës gjyqësore dhe plani për zbatimin e saj konsiderohen si një kontribut i qeverisë së tanishme. Ky është një hap i rëndësishëm, sepse do të thotë se caku legjislativ, i cili siguron bazën e zhvillimit të reformës gjyqësore, praktikisht është mbaruar.”

“Të gjithë ne mbajmë mend se si u aplikua ky mekanizëm pas aderimit të vendit tonë në BE. Po të bëjmë një krahasim, sot Kroacia aderohet, por pa këtë mekanizëm. Domethënë problemet para institucioneve bullgare ishin shumë të mëdha – rikujtoi zëvendëskryeministri dhe ministër i brendshëm Cvetan Cvetanov. – na gëzon shumë vlerësimi për aktivizimin e luftimit të kriminalitetit të organizuar pas vitit 2010, gjë që nuk mund të ndodhë për 1-2 vjet.”

“Në raport për herë të parë është shënuar se tashmë nuk ka nevojë për raporte, të cilat bëheshin dy herë në vit – saktësoi ministri i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov. – Ne do të zbatojmë rekomandimet e bëra nga Komisioni Evropian. Ato janë të realizueshme dhe u përgjigjen qëllimeve të qeverisë bullgare dhe shoqërisë në përgjithësi” – shtoi ai.

Edhe sipas shefave të sistemit gjyqësor vlerësimi në raport është objektiv dhe realist, kurse rekomandimet – të domosdoshme dhe të zbatueshme, por shtuan disa fakte të pashënuara pozitive për sistemin. Kryeprokurori Boris Vellçev për shembull shënoi se numri i të dënuarve për kriminalitetin e organizuar te ne është rritur 3 herë gjatë pesë viteve të fundit dhe shtoi: “Për fat të keq në raport nuk ishte shënuar problemi lidhur me angazhimet e mëdha të Prokurorisë. Të gjitha kërkesat ndaj saj duhet të vihen në sfondin e angazhimeve të saj të shumta.”

Sipas opozitës raporti është dështim për qeverinë e partisë në pushtet GERB, kurse ish kryeministri i koalicionit të trefishtë – Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe Lëvizja Kombëtare për Stabilitet dhe Prosperitet (2005 – 2009), z. Sergej Stanishev madje e quajti raportin “vrasës” për kabinetin Borisov dhe paralajmëroi se do të kërkojë mocion mosbesimi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD