Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetja e plotë e ShBA-s për Bullgarinë në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit

Xhon Brenan, këshilltar i Obamës për luftën kundër terrorizmit ishte për vizitë pune në Bullgari.
Foto: BTA
Këshilltari i presidentit të ShBA-s Barak Obama mbi sigurinë kombëtare dhe luftën me terrorizmin Xhon Brenan ishte për një vizitë pune në Bullgari. Në Sofje ai u takua me kryeministrin Bojko Borisov dhe presidentin Rosen Plevneliev. Z. Brenan pohoi me një letër të presidentit amerikan drejtuar kryeministrit bullgar përkrahjen e plotë për Bullgarinë nga ana e ShBA-s në luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe për përpjekjet në reformën e mëtejshme të sistemit gjyqësor. Në letër nënvizohet se, Bullgaria është një partnere e ShBA-s në luftën me terrorizmin dhe ka një kontribut të madh në operacionet e aleatëve, mes tyre në Afganistan. Inkurajohen po kështu dhe veprimet për sigurimin e pavarësisë energjetike jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për Evropën.

Vizita e këshilltarit Brenan kaloi nën shenjën e aktit terrorist në Aeroportin e qytetit detar Burgas, gjatë të cilit u vranë 5 turistë izraelit dhe shoferi bullgar i autobusit. Si edhe nën shenjen e mocionit të mosbesimit ndaj kabinetit Borisov pas 3 vjetëve në pushtet, për shkak të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm”, e cila do të votohet më 26 korrik të këtij viti. Raporti përgjithësues për pesë vite anëtarësi të Bullgarisë në Bashkimin Evropian llogarit një përparim relativ në këto fusha, por shtyn heqjen e Mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim për në fund të vitit 2013.

Pas takimit me kryeministrin Borisov, i cili sipas fjalëve të Xhon Brenanit ka qenë i planifikuar akoma përpara se të rastisin këto ngjarje të veçanta, u bë e qartë se, ShBA përkrahin dhe do të vazhdojnë të përkrahin përpjekjet e qeverisë të Bullgarisë, duke nënvizuar partneritetin strategjik midis të dyja shteteve, shumë të rëndësishme në aktet barbare si rasti në Burgas. “Në do të vazhdojmë të ndihmojmë Bullgarinë në këtë hetim – deklaroi Xhon Brenan. – Marrëdhëniet e përbashkëta midis Bullgarisë dhe ShBA-s janë më të forta se kurrë dhe Bullgaria do të vazhdojë të ketë përkrahje të plotë nga ana e ShBA-s gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Unë e falënderova kryeministrin Borisov për bashkëpunimin e shkëlqyer midis zyrave amerikane dhe bullgare në fushën e sigurisë dhe luftën me terrorizmin. Pikërisht bashkëpunimi i mirë na lejoi të mund kaq shpejt të përkrahim kolegët bullgarë pas sulmit në Burgas. Ky bashkëpunim vazhdon edhe në fushën e luftës me krimin e organizuar dhe narkotikët. Ne do të përkrahim Bullgarinë dhe në reformat gjyqësore dhe në ngjarjet e ardhshme të rëndësishme në këtë drejtim.”

Xhon Brenan deklaroi akoma se, është i mahnitur nga zhvillimi dhe rritja në Bullgari gjatë 11 vjetëve nga vizita e tij e fundit te ne. Ai vuri në dukje se, hapat e tjera në luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin po kështu janë shqyrtuar. Por në këtë etapë nuk do të komentoi versione për këtë se kush qëndron pas atentatit, përpara se zyrat hetimore bullgare të cilat hetojnë këtë akt barbar në Burgas ta informojnë për rezultatin.

“Më e rëndësishmja është se, ne në asnjë mënyrë nuk akuzojmë zyrat bullgare për këtë që ndodhi, por akuzojmë terroristë të cilët e kanë kryer. Ne me të vërtetë ishim të mahnitur nga profesionalizmi i treguar nga zyrat hetimore bullgare, të cilat hetojnë me shumë precizitet dhe në mënyrë profesionale rastin, që të mund të saktësojnë jo vetëm se cilët janë fajtorët për këtë akt, por edhe nëse nuk ka shenja edhe për atentate të tjera në shtete të tjera. Pikërisht prandaj duam ta falënderojmë kryeministrin bullgar dhe zyrat për këtë, se realizojnë një punë kaq të mirë.”

Nga ana e tij kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se, mbi rastin punojnë ekspertët më të mirë. Por saktësoi se ndaj momentit zyrat bullgare nuk kanë të dhëna, se akti terrorist është vepër e organizatës shiite libaneze “Hezbullah” siç pohon Izraeli. Sipas fjalëve të tij si derë të botës arabe drejt Evropës dhe të Evropës drejt botës arabe, Bullgaria ka marrëdhënie të mira me vendet arabe dhe me Izraelin, dhe për vendin tonë janë të rëndësishëm si turistët arabë, ashtu edhe turistët izraelit, me fjalë të tjera qetësia dhe siguria. Por dhe i paralajmëroi vendet, të cilat nuk mbështesin anëtarësinë e Bullgarisë në Zonën e Shengenit: “Unë edhe në bisedën që pata me kryeministrin e Izraelit Natanjahu, dhe tani në këtë bisedë deklarova se, ndaj momentit nuk kemi dëshmi për kryerësin – prej çfarë kombësie është dhe se që ku vjen. Dhe bile dhe për ata të cilën nxitojnë të flasin, se Bullgaria nuk është një kufi shpresëdhënës të Zonës Shengen, mund që pas kësaj të dalë se, Shengeni nuk është një kufi shpresëdhënës për Bullgarinë, dhe se terroristi ka ardhur këtu nga Shengen.”

Vizita e Xhon Brenanit përkoi edhe me një ngjarje tjetër. Më 26 korrik të këtij viti presidenti Rosen Plevneliev do të mbledhë Këshillin Konsultativ të Sigurinë Kombëtare. Në takimin midis tyre presidenti Plevneliev ka nënvizuar se, Bullgaria po zhvillon një politikë të balancuar të jashtme dhe e ka njohur mikun me temat nga rendi i ditës i këshillit, mes të cilave pika e parë është atentati në Burgas dhe masat e ardhshme të sigurisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD
Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD