Më 3 gusht fillon Festivali Ndërkombëtar i Xhazit në qytetin Bansko. Ky është edicioni i 15-të i këtij forumi prestigjioz. Këtë përvjetor organizatorët e shënojnë me programe të ndryshme në vazhdim të 9 mbrëmjeve. Afro 20 vende do të prezantohen me përfaqësues të vet në programin e festivalit.
Sipas traditës koncertet janë në skenën e hapur dhe janë falas për publikun. Përjashtim bëjnë vetëm dy koncertet e para – më 3 gusht, kur inaugurohet skena e re e koncerteve në qytet. Të parë në sallën “Florimont” do të prezantohen këngëtarja xhaz Jëlldëz Ibrahimova dhe Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antonij Donçev.
Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare do të ketë edhe një koncert tjetër – më 4 gusht, kur do të jetë hapja zyrtare e festivalit. Miq special të programit do të jenë Kamelija Todorova dhe Vasill Petrov. Në fakt festivali, që organizohet që nga vitet 90-të të shekullit të kaluar, ndryshoi pamjen e qytetit Bansko. Çdo verë këtu vijnë qindra muzikantë dhe admirues të muzikës xhaz. Sipas traditës krahas interpretuesve dhe ekzekutuesve të shumtë në skenën e festivalit prezantohen edhe orkestra të mëdha xhaz. Sivjet ndër miqtë është IKS Big Band nga Gjermania. Për herë të parë në festivalin në Bansko do të prezantohet një orkestër nga Brazilia me udhëheqës Aleshandre Kunja. Ndër novitetet e programit është prania e këngëtarëve operistik. Bojko Cvetanovi – tenor dhe Stojan Bonçevi – bas do të prezantohen bashkë me trion e muzikantit Aleks Zografov, një bullgar i cili prej vitesh jeton dhe punon në SHBA-në. Në hapjen e festivalit do të prezantohet edhe bashkatdhetari Mario Stançev, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Francë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan..