Sipas traditës 6 gushti shënohet në Bullgari si Ditë e gjahtarit. Festa u shënua në shumë vende nëpër Bullgari gjatë fundjavës së kaluar përmes tubimeve dhe festimeve. Sepse te ne gjahu është jo vetëm sfidë dhe pasion, por edhe një rast për muhabet të ëmbël. Jo rastësisht shoqatat e gjahut dhe e peshkimit janë mbase organizatat më të vjetra dhe më të madhe te ne. Më 11 gusht në vend lejohet gjuetia e shpendëve. Në këtë ditë fillon edhe stina e re e gjuetisë dhe e peshkimit 2012-2013. Kurse që më 6 deri më 11 gusht po zhvillohen Ditët e gjuetisë dhe të peshkimit.
© Foto: ecomedia.bg
Si një vend me natyrë të ruajtur dhe larmi të pasur biologjike, Bullgaria është parajsë për gjahtarët. Është e mjaftueshme të shënojmë se, pikërisht në pyjet tona është realizuar rekordi botëror i trofeve prej kaproj, me vlerësim 273,6 pikë në bazë të sistemit CIC. Dhe se Bullgaria është mes vendeve të pakta në Evropë, ku akoma vërtitet ky bukurosh i vërtetë. Bile në vitet e krizës së tanishme botërore turizmi i gjuetisë te ne ruan pozita stabile dhe bile i shton të ardhurat e veta. Gjatë vitit 2011 të ardhurat nga turizmi i gjuetisë dalin në afro 3 milionë euro, që është me 30 për qind më shumë kundrejt vitit të mëparshëm. Vendi ynë është me tradita në gjuajtjen e ekzemplarëve trofe, si edhe pyjet dhe malet bullgare tërheqin shumë koleksionues të huaj të trofeve. Gjatë vitit 2011 numri i tyre ishte 3 779 veta.
© Foto: BGNES
Një pjesë bazë nga të huajt, gjahtarë të kafshëve të mëdhenj kanë ardhur nga Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca. Ndaj kafshëve të vegjël preferenca kanë pasur kolegët e tyre nga Italia, Greqia, Spanja dhe Franca. Gjahu në grup i derrit të egër është mes sfidave më të preferuara. I madhi është interesi ndaj gjahut të kaprollit, muflonit, sorkadhes. Një joshje për gjahtarin janë arusha dhe dhia e egër, të cilët pavarësisht se janë lloje të kërcënuara, gjuhen te ne gjatë respektimit të procedurave të parashikuara në Ligjin për Larminë Biologjike, në raste ekstreme. Duke pasur parasysh faktin se këto kafshë të rralla për Evropën janë zhdukur në pjesën e vet më të madhe nga kontinenti, mundësia për gjuajtje të 1-2 ekzemplarëve për vit tërheq po kështu turistë të huaj.
© Foto: BGNES
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..