Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eshtrat e Shën Joan Pagëzorit të gjetura në Sozopol i ngjan figurës biblike të profetit

Foto: arkiv
Universiteti i Oksfordit bëri analiza të eshtrave të Shën Joan Pagëzorit të cilat u gjetën në qytetin bregdetar të Bullgarisë – Sozopol. Ekspertët pohojnë se këto i ngjajnë më së shumti figurës biblike të profetit. Televizioni “National Geographic” prezantoi një dokumentar kushtuar zbulimit që tërhoqi vëmendjen e miliona teleshikuesve nga mbarë botë.

Gjatë muajit qershor të 2010-ë një ekipi arkeologësh bullgarë, duke gërmuar në ishullin Shën Joan pranë Sozopolit zbuloi një relikt alabastri me dhëmbë, copëra eshtrash të dorës dhe fytyrës. Askush nuk e mendonte se do të bëhet një zbulim serioz në arkeologjinë bullgare e botërore. Më pas shkencëtarët saktësuan se vendi ku u zbuluan eshtrat i përket mesit të shekullit të V-të. Sipas informacionin që sjell mbishkrimi gjatë kësaj periudhe ndonjë i quajtur Toma ka transportuar eshtrat e Shën Joan Pagëzorit pikërisht në datëlindjen e profetit. Lajmi u përhap në mediat bullgare dhe kisha “Shën Kiril dhe Metodij” e Sozopolit, ku ruhen eshtrat, u vizitua nga shumë turistë. Ndërkohë “National Geographic” ia bëri Bullgarisë propozimin që të financojë tërësisht projektin e studimit të eshtrave. Arkeologët vendas ia besuan analizat Universitetit të Oksfordit, tregon udhëheqësi i ekspeditës arkeologjike, prof. Kazimir Popkonstantinov. “Analiza e izotopit që u bë në laboratorin universitar andej tregoi se eshtrat i përkasin një njeriu i cili ka jetuar në fillim të shekullit të parë pas Krishtit – sqaron profesori. – D.m.th. kemi një periudhë e cila u takon të dhënat biblike për Joan Pagëzorit. Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për periudhën nga viti pesë para erës së re deri në vitin 75 pas Krishtit. Arkeologët nga Universiteti i Oksfordit arritën të rivendosin gjithë ADN-në të tri eshtrave, duke konfirmuar se këto i përkasin të njëjtit mashkull. Po ashtu ekspertët identifikuan një grup gjenesh, i cili është shumë i përhapur në Lindjen e Mesme. Me fjalë të tjera – ky person vjen nga rajoni ku pohohet se ka jetuar vetë Joan Pagëzori.”

Gjithsesi të dhënat shkencore me të cilat disponojmë aktualisht nuk dëshmojnë se eshtrat sigurisht janë të profetit. Mirëpo, shkencëtarët janë kategorikë se këto janë mbeturinat e para që mendohet se i përkasin trupit të Joan Pagëzorit. Eshtrat u zbuluan në një ambient autentik arkeologjik dhe relikti ka qenë i mbyllur për një periudhë 1500 vitesh. Këto janë eshtrat e para të Joan Pagëzorit të cilave u bëhet analiza e ADN-së. Me të vërtetë rezultatet tregojnë ngjashmëri të madhe me profilin e personalitetit biblik.

“Interesi ndaj zbulimit është i shpjegueshëm – thotë arkeologu Popkonstantinov, sidomos duke marrë parasysh pretendimet e vendeve të tjera se i kanë eshtrat e Joan Pagëzorit. – Muzeu i objekteve të shenjta Top Kapi në Stamboll e pretendon këtë, gjithashtu edhe qyteti francez Amien. Ky i fundit thotë se ruan kokën e Joan Pagëzorit, të transportuar nga kryqëzatësit, ndërsa manastiri i Cetinës në Malin e Zi krenohet se e ruan dorën e djathtë të profetit. Një fakt i cili ia vlen të përmendet në këtë situatë është se asnjë prej këtyre vendeve nuk ka pasur guxim për të analizuar eshtrat, sepse ka frikë që rezultatet do të jenë në dëm të mitologjisë së popullit përkatës. Ja pse kolegët e Universitetit të Oksfordit na janë mirënjohës se e i kemi lejuar të analizojnë eshtrat.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD