Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria dhe rrjetet sociale

Foto: Архив
Gjatë disa viteve të fundit hapësira e internetit zë gjithnjë e më shumë vend në jetën tonë. Gjatë mijëvjeçarit të ri rrjetet e ndryshme sociale si Facebook, Twitter, forumet e ndryshme etj. u zhvilluan me ritme shumë të shpejta. Sot njerëzit komunikojnë në këto forume me miq dhe të panjohur, këmbejnë përvojë dhe ide, kërkojnë punë... Radio Bullgaria është e pranishme në hapësirën e internetit që nga viti 2004, kurse programet tona në gjuhë të huaja disponojnë faqe të veta në Facebook.

“Dëgjuesit dhe lexuesit tuaj duhet të jenë njerëz, të cilët flasin, këmbejnë ide dhe ju duhet të kujdeseni për këtë bashkësi – kjo është këshilla e docentes Desisllava Boshnakova, specialiste në marrëdhëniet me publikun. – Në fakt gjëja më e rëndësishme, që dallon rrjetet dhe mediat sociale nga të gjitha ato të deritanishme është mundësia që njerëzit të komunikojnë, gjë që nuk do të thotë komunikim të njëanshëm, përhapjen e thjeshtë të informacionit, por angazhimin e tyre me ndonjë përgjigje – thotë docentja Boshnakova. – Ideja e teknologjisë së re, e cila lejon komunikimin e dyanshëm, është që dy veta të komunikojnë dhe jo vetëm të këmbejnë informacion. Në këtë komunikacion është i rëndësishëm niveli i tij dhe jo numri i njerëzve.”

Radio Bullgaria ka tradita shumëvjeçare në komunikimin me dëgjuesit e vet: me letra elektronike dhe me anë të postës tradicionale, telefonata, kurse kohët e fundit edhe me anë të Facebook-ut.

“Është shumë bukur se dëgjuesit dhe anëtarët e grupit tonë në Facebook diskutojnë materialet tona, na japin informacion shumë të vlershëm për marrëdhëniet e bullgarëve dhe shqiptarëve dhe në këtë mënyrë ne mund të përgatitim intervista dhe materiale, të cilat të jenë interesante edhe për dëgjuesit e tjerë – thotë kolegia nga redaksia jonë e gjuhës shqipe Anna Kapitanova. – Për shembull në saje të faqes sonë në Facebook ne kuptuam se shqiptarët kanë pushtuar majën e Everestit. Menjëherë vendosëm kontakt me ta nëpërmjet Facebook-ut akoma në kampin e bazës dhe i intervistuam. Ata na paraqitën fotografi dhe informacion të hollësishëm. Kështu në fakt ne u bëmë një prej mediave të para, të cilat pasqyruan ngjitjen e shqiptarëve në Everest. Akoma një fakt interesant: na bënë pyetjen nëse redaksia jonë disponon Skype. Së shpejti do të kemi Skype në redaksi dhe do të mund të bisedojmë me dëgjuesit tanë, të cilët kërkojnë kontakt me ne pas ndërprerjes së transmetimeve tona në eter. Tani komunikimi në Facebook e zëvendëson në një shkallë të madhe këtë lloj komunikimi midis medias dhe dëgjuesve. Facebook-u na jep mundësi për ta paraqitur edhe një herë produktin tonë. Materialet tona lexohen jo vetëm nga dëgjuesit tanë, por edhe nga miqtë e tyre, ata këmbejnë informacion për vendpushimet tona për shembull, për monumentet më të njohura në vend, kështu grupi i miqve tanë po zgjerohet vazhdimisht.”

Tema shtohet dhe nga një menaxher në fushën e planifikimit digjital Kristin Stojanov: “Të tërheqësh fansa vetëm për shkak të idesë, nuk është vendimi i drejtë – thotë ai. – Ata duhet të vlerësojnë lart produktin tuaj. Më mirë të keni 100 fansa, të cilët janë aktivë dhe vërtetë e pëlqejnë produktin tuaj, sesa 100 mijë miq pasivë. Do t’ju këshilloja për t’i motivuar miqtë tuaj me debate interesante. Kështu ata do t’ju shkruajnë, kurse ju duhet t’u përgjigjeni rregullisht.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kolazh: Vergil Mitev
По публикацията работи: Aleksandra Arbekova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD